4/3/2020
Danial Zeinolabedini, i vrarë nën tortura nga autoritetet e regjimit në Miandoab, Irani perëndimor
Raportimi nga PMOI / MEK
Irani, 3 Prill 2020 Burgu I të miturve – Danial Zeinolabedini, 19 vjeç, u torturua për vdekje nga rojet e burgut në Miandoab, Irani perëndimor. Trupi i tij i pajetë iu dorëzua familjes së tij të enjten, 2 prill. Zeinolabedini kontaktoi familjen e tij në 1 të mëngjesit me orën lokale, por të martën, 31 mars, ai u transferua nga burgu Mahabad, Irani perëndimor, dhe tha se ai ishte transferuar në atë burg dhe se ishte rrahur për vdekje. Ai po i lypte familjes së tij që të vinte dhe ta shpëtonte.
Pas një trazire në burgun Mahabad të Dielën në 29 Mars, Zeinolabedini dhe një numër i të burgosurve të tjerë u transferuan në burg të veçantë nën pretekstin e përfshirjes në nisjen e revoltave dhe protestave. Pasi pësoi një rrahje të rëndë nga autoritetet e burgut Mahabad, Zeinolabedini u internua në Miandoab dhe u dhunua edhe një herë nën tortura. Familja e tij u kontaktua të enjten, 2 prill dhe u informua për vdekjen e tij. Shenjat e rrahjeve dhe të torturave shihen qartë në trupin e pajetë të Zeinolabedinit.