Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në mbi 37,200 në 306 Qytete

29 prill 2020

Iran: Mullah's regime concealed coronavirus and put many lives at riskNumri i vërtetë i vdekjeve është shumë më i lartë

  • Ekspertët dhe specialistët mjekësorë e konsiderojnë numrin e vërtetë të të infektuarve 20 herë më të lartë sesa shifrat zyrtare.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, e mërkurë 29 prill 2020, se numri i viktimave të koronavirusit në 306 qytete të Iranit ka shkuar në mbi 37,200. Numri i viktimave në Teheran është 6,270, Isfahan 2,410, Khuzestan 1,750, Golestan 1,170, Azerbaixhani Perëndimor 1,155, Fars 935, Lorestan 850, Semnan 820, Yazd 670, Khorasan Verior 421, dhe Bushehr 375.

Numri i vërtetë i vdekjeve është shumë më i lartë. Në fund të marsit dhe gjatë prillit, shumë njerëz kanë humbur jetën nëpër fshatra të largëta, dhe shifrat e tyre nuk janë llogaritur. Gjithashtu, regjimi ka deklaruar qëllimisht shkaqe të tjera për këto vdekje. Universitetet mjekësore në të gjitha provincat raportojnë ekskluzivisht mbi pacientët dhe viktimat e spitaleve që mbulohen nga këto universitete. Shumë spitale të tjera, si ato private, të sponsorizuara nga qeveria, dhe spitalet e IRGC, ushtrisë, policisë, e të Basij dhe ministrisë së inteligjencës, nuk mbulohen nga këto universitete.

Punëtorët iranianë, viktima të dy viruseve

Iranian workers are forced to go back to work amid coronavirus outbreakPunëtorët iranianë detyrohen t’i rikthehen punës në mesin e krizës së koronavirusit

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 29 prill 2020—Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, është e rëndësishme t’i hedhim një sy situatës dhe pozicionit të punëtorëve në Iran, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së vendit.

Punëtorët iranianë e festojnë Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nën një presion të paprecedent. Situata e punëtorëve nuk ka qenë kurrë kaq stresuese as gjatë sundimit të Shahut, as gjatë sundimit të mullahëve. Sot, përveç vështirësive ekonomike, komuniteti i punëtorëve të Iranit po përballet edhe me rrezikun e koronavirusit.

Për të justifikuar anullimin e karantinave dhe faktin që po i detyron punëtorët t’i rikthehen punës, presidenti i regjimit iranian, Hassan Rouhani, tha: “Një punëtor, nëse nuk punon gjatë ditës dhe nëse nuk fiton para dhe të ardhura, si mund ta sigurojë ushqimin për në mbrëmje? Çfarë mund të bëjmë për të?” (Fragment nga fjalët e Rouhani-t gjatë mbledhjes së kabinetit të tij më 8 prill)

Komentet e Rouhani-t tregojnë se në çfarë situate të vështirë ndodhen punëtorët iranianë. Shumica e punëtorëve kanë arritur në një pikë ku, nëse nuk punojnë, nuk kanë çfarë të hanë në mbrëmje.

Iran: Përditësim mbi Koronavirusin, Mbi 37,200 Vdekje, 29 Prill 2020

Over 37,200 dead of coronavirus (COVID-19) in Iran-Iran Coronavirus Death Toll per PMOI MEK sourcesMbi 37,200 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran- Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK

NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 29 PRILL 2020, 6:00 PM CEST):

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme më 29 prill 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 37,200 njerëzve në 306 qytete të Iranit.
Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 6270 në Teheran, 2410 në Isfahan, 1750 në Khuzestan, 1170 në Golestan, 1155 në Azerbaixhanin Perëndimor, 935 në Fars, 850 në Lorestan, 820 në Semnan, 670 në Yazd, 375 në Bushehr, 421 në Khorasan-in Verior. Kjo është përveç rasteve të regjistruara në provincat e tjera.

 

Regjimi Iranian Vazhdon t’i Fshehë Faktet për Krizën e Koronavirusit Duke i Bërë Infermierët të Heshtin

28 prill 2020

Iranian regime continues to cover up Coronavirus crisis by silencing nurses Infermierët, mjekët dhe personeli mjekësor në Iran kanë bërë sakrifica të mëdha kundër koronavirusit, ndërkohë që të drejtat e tyre bazë janë shkelur nga regjimi i mullahëve.

Infermierët në Iran janë udhëzuar nga regjimi që të heshtin lidhur me krizën e koronavirusit, si dhe janë urdhëruar që vdekjet nga COVID-19 t’i regjistrojnë si të shkaktuara nga “sindroma e distresit respirator akut”.

Shpërthimi i koronavirusit e ka goditur rëndë qytetin e Teheranit, ku ka më shumë se 6,000 vdekje. Dëshmitarët në një spital të Teheranit kanë thënë se numri i rasteve me COVID-19 duket se po rritet, por zyrtarët e regjimit ia kanë ndaluar spitalit ta përmendë koronavirusin. Dy infermierë nga ky spital –Spitali Milad – janë pushuar nga puna pasi kishin njoftuar disa pacientë dhe familjet e tyre se ishin infektuar nga virusi.

Është raportuar gjithashtu se pajisjet mbrojtëse, duke përfshirë kostumet hazmat, që kanë qenë të disponueshme për punonjësit mjekësorë në këtë spital janë hequr prej aty. Kjo është bërë për t’i bërë njerëzit të mendojnë se nuk ka raste me koronavirus në spital. Një gjë e tillë është tronditëse pasi në këtë mënyrë, punonjësit mjekësorë ekspozohen edhe më shumë ndaj infektimit me virusin. Tridhjetë e pesë infermierë janë infektuar tashmë me COVID-19 në këtë spital.

Besohet se shumica dërrmuese e pacientëve në spital janë atje për shkak të koronavirusit. Numrat rriten çdo ditë, e megjithatë ka plane për të hequr nga puna 80 infermierë për ta zvogëluar stafin, sipas regjimit.

Kushtet e punës për punonjësit mjekësorë në Iran ka vite që nuk kanë qenë të kënaqshme, por ky shpërthim i koronavirusit i ka përkeqësuar të gjitha problemet ekzistuese. Punonjësit mjekësorë në mbarë Iranin, sidomos ata në departamentet e emergjencës, po vënë në rrezik jetën e tyre, si dhe të familjeve të tyre, për të trajtuar pacientët e shumtë me koronavirus që shkojnë atje çdo ditë.

Një tjetër problem është se stresi i punës u ka shkaktuar probleme psikologjike shumë punonjësve shëndetësorë në mbarë Iranin. Ata merren me shumë pacientë çdo ditë, ndonjëherë deri në njëqind në ditë, dhe secili nga turnet është rraskapitës – si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo mendore.

Bilanci më i fundit i vdekjeve, siç është raportuar nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK), tregon se mbi 36,200 njerëz kanë vdekur në Iran për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Neglizhenca e regjimit është kriminale dhe ekziston një nevojë urgjente për ndërhyrje ndërkombëtare. Populli i Iranit është i zemëruar me regjimin që nuk e mbron.

Edhe situata në burgje është kritike, dhe gjendja e të burgosurve është shumë e brishtë. Në burgje kanë shpërthyer kryengritje sepse shqetësimet e të burgosurve janë shpërfillur nga autoritetet. Kushtet higjienike në burgjet e Iranit janë shumë poshtë standardeve ndërkombëtare dhe kjo bën që situata të jetë shumë e rrezikshme në mesin e krizës shëndetësore aktuale. Për më tepër, të burgosurit që janë infektuar me COVID-19 nuk janë veçuar nga të tjerët.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave njerëzore kanë bërë thirrje që të ndërmerren masa të menjëhershme për mbrojtjen e të burgosurve në Iran. Kjo është një situatë shqetësuese për çdo iranian në këtë kohë.

 

Raportohen protesta në Teheran & qytete të tjera të Iranit

Municipality workers holding a protest rally in the Sixth District of Ahvaz in southwest IranPunëtorët e bashkisë bëjnë protestë në Lagjen e Gjashtë të Ahvazit në Iranin jug-perëndimor

Raportim nga PMOI/MEK  

Iran, 28 prill 2020—Raportohet se njerëz nga të gjitha sferat e jetës po bëjnë protesta në shumë qytete të Iranit pavarësisht krizës së pandemisë së koronavirusit.

Në Teheran, një grup shoferësh të Aeroportit Ndërkombëtar Khomeini të regjimit parkuan automjetet e tyre dhe u grumbulluan jashtë kompanisë dhe bankës që u kanë dhënë kreditë për automjetet, për të kërkuar që pagesat mujore të kredive të shtyhen për shkak të rënies ekonomike në aeroportet e vendit dhe uljes së numrit të fluturimeve.

Vlen të përmendet që shoferët në këtë aeroport nuk mbështeten nga kompania e shoferëve të taksive dhe janë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Rrugëve & Ndërtimit. Ata nuk gëzojnë sigurim papunësie, racione të veçanta për lëndën djegëse, apo privilegje të tjera që u jepen punëtorëve të tjerë të ngjashëm.

Në qytetin Karaj, që ndodhet në perëndim të Teheranit, një grup pensionistësh që kanë punuar në Spitalin Khomeini zhvilluan një tubim të dielën jashtë spitalit dhe zyrës së Organizatës së Solidaritetit të Bashkive të Provincës Alborz. Këta pensionistë protestojnë për faktin që nuk ua kanë dhënë pensionet dhe sigurimet për pesë muajt e fundit të punës së tyre.

Të dielën më 26 prill, një grup punëtorësh të bashkisë në Lagjen e Gjashtë të Ahvazit, në Iranin jug-perëndimor, zhvilluan një tubim për të protestuar kundër faktit që nuk ua kanë dhënë pagesat dhe sigurimet mujore.

The situation of workers in Iran 2019

Në Ardabil të Iranit veri-perëndimor, një banor vendas u shpreh siç vijon të dielën më 26 prill: “Qeveria dha kredi gjatë pandemisë së koronavirusit e megjithatë tani po përballemi me një krizë të madhe pasi gjithçka kushton shumë më shtrenjtë tani… Edhe liçenca për automjetin tim duhet të rinovohet përsëri. Po kërkojnë që të paguajmë për shërbimin e internetit në shkollat e fëmijëve tanë, për mjetet e tyre, etj. Qiraja mujore për dyqanin, hipoteka, të dyja janë rritur, ndërkohë që po përballemi me një treg me çmime të ulura dhe nuk kemi të ardhura. Çfarë t’ju them tjetër? Nuk ka as edhe një zyrtar të vetëm që të jetë i gatshëm t’i dëgjojë këto shqetësime.

 

Punëtorët e kompleksit të bashkisë në Lushan të provincës Gilan, në Iranin verior, nuk i kanë marrë sigurimet për nëntë muaj.

Në Nowshahr të Iranit verior, shitësit e rrugës mbajtën një tubim jashtë ndërtesës së Këshillit të Qytetit për të protestuar kundër masave të autoriteteve për t’ua mbledhur mallin.

نوشهر تجمع اعتراضی دستفروشان یکشنبه ۷ اردیبهشت

۷ اردیبهشت ۹۹نوشهر تجمع اعتراضی دستفروشان

Të shtunën më 25 prill, të rinjtë e papunë në qytetin Hor pranë qytetit Shush në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor, bllokuan hyrjen e qytetit për të katërtën ditë rresht. Ata protestojnë kundër punësimit të punëtorëve jo-vendas me paga më të ulëta nga zyrtarët e kompleksit të kallamsheqerit.

ادامه تجمع اعتراضی جوانان بیکار شهر حُر

Postimi i Banderolave ​​dhe Mesazheve të Lidershipit të Rezistencës Iraniane në Kryeqytet dhe në Qytete të Tjera të Iranit

Posting banners and messages of Iranian Resistance leadership in the capital and other cities of IranShkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

27 Prill 2020Teherani – IRGC është çelësi për të mbajtur në fuqi diktaturën fetare – 23 Prill 2020

Jo vetëm liria, por edhe shëndeti, jetesa e njerëzve dhe shpëtimi i ekonomisë, si dhe ruajtja e ekzistencës së Iranit varet nga rrëzimi i regjimit

Ditët e fundit, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e të rinjve të Muxhahedin-e Khalq (PMOI / MEK) postuan parulla dhe mesazhe solidariteti me popullin e Iranit (goditur nga Corona virusi), nga Zonja Marjam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe udhëheqësi i Rezistencës së Iranit, Z. Massoud Raxhavi, në kryeqytetin e Iranit, Teheran, dhe në shumë qytete të tjera, përfshirë Shiraz, Torbat Heydariyeh, Hamedan, Lahijan, Kerman, Rafsanjan, dhe Isfahan. Ata gjithashtu shkruan grafite dhe parulla në vende të ndryshme në të gjithë vendin.

Midis këtyre parullave ishin: “Ushtria e të uriturve përpara për kryengritje dhe rebelim”, “Për sa kohë që ekzistojnë forcat kriminale dhe të luftënxitëse të IRGC, diktatura fetare do të vazhdojë, Rroftë Liria”, “Vazhdimi i protestave është çelësi i fitores ”  Massoud Raxhavi: ” Ne duhet të ngrihemi dhe të protestojmë njëqind herë më shumë për të marrë Iranin përsëri, “” Kjo është zgjedhja e bijve trima të Iranit – Khamenei dhe sundimi i tij duhet të rrëzohet, “Marjam Raxhavi:” Vendimi penal nga Khamenei dhe Rouhani për të detyruar njerëzit të kthehen në punë do të lërë pas jetë të panumërta, “” Për sa kohë që mbetet IRGC është kriminale dhe  luftënxitëse, regjimi klerik  velajat-e-faqih do të vazhdojë, “” Ka vetëm një zgjidhje dhe vetëm një zgjidhje për të kapërcyer Koronavirusin, varfërinë, shtypjen dhe diktaturën: rrëzimin e tërësisë së sundimit të velajat-e-faqih në Iran ” “nga rrëzimi i regjimit varet jo vetëm liria, por edhe shëndeti, jetesa e njerëzve dhe shpëtimi i ekonomisë për  ruajtjen e ekzistencës së Iranit, gjithashtu.”

Vlen të përmendet se këto aktivitete janë realizuar ndërsa IRGC dhe forcat e tjera shtypëse janë në gatishmëri.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

27 Prill 2020

Arak- Kjo është zgjedhja e bijve të Iranit, për të rrëzuar Khamenei – 26 Prill,2020

Posting banners and messages of Iranian Resistance leadership in the capital and other cities of Iran

Teherani- IRGC është çelësi për të mbajtur në pushtet diktaturën fetare – 23 Prill,2020

Shiraz- IRGC dhe udhëheqësi suprem Khamenei janë tigër prej letre (të hollë) -24Prill,2020

Teheran- Kjo është zgjedhja e bijve trima të Iranit – Khamenei dhe regjimi i tij duhet të përmbysen24 Prill, 2020

Qytetet e ndryshme- velajat-e faqih është shkaku kryesor i vdekjes në vend –25 Prill 2020

Teheran- Koha po mbaron për diktaturën fetare – 25 Prill, 2020

Tabriz- Ushtria e të uriturve, eshtë hedhur përpara drejt kryengritjes dhe rebelimit – 25 Prill,2020

Isfahan – Ekziston vetëm një zgjidhje dhe vetëm një zgjidhje për të kapërcyer Coronavirusin, varfërinë, shtypjen dhe diktaturën: rrëzimin e tërësisë së sundimit të velayat-e-faqihnë Iran – 25 Prill 2020

Teheran- Vendimi penal i Khameneit dhe Rouhanit për të detyruar njerëzit të kthehen në punë do të lërë pas jetë të panumërta – 25 Prill,2020

Teherani – Paqja dhe siguria në rajon dhe tejkalimi i fatkeqësive natyrore varet nga ndryshimi i regjimit në Iran – 24 Prill,2020

Qytetet e ndryshme- Vdekje për Rouhanin | Ushtria e të uriturve, përpara protestave dhe revoltës – 24 Prill 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2020 Isfahan – Ekziston vetëm një zgjidhje dhe vetëm një zgjidhje për të kapërcyer Coronavirusin, varfërinë, shtypjen dhe diktaturën: rrëzimin e tërësisë së sundimit të velayat-e-faqih

në Iran – 25 Prill 2020 Teheran- Vendimi penal i Khameneit dhe Rouhanit për të detyruar njerëzit të kthehen në punë do të lërë pas jetë të panumërta – 25 Prill,

2020Teherani – Paqja dhe siguria në rajon dhe tejkalimi i fatkeqësive natyrore varet nga ndryshimi i regjimit në Iran – 24 Prill,

2020Qytetet e ndryshme- Vdekje për Rouhanin | Ushtria e të uriturve, përpara protestave dhe revoltës – 24 Prill 2020

Irani: Numri i të Vdekurve me Koronavirus Tejkalon 36.200 në 301 Qytete

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Over 36,200 dead of coronavirus (COVID-19) in Iran-Iran Coronavirus Death Toll per PMOI MEK sources27 Prill 2020

Zyrtarët lokalë paralajmërojnë për gjendjen kritike të provincave, por Rouhani urdhëron Ministrinë e Shëndetësisë që të shpallte 127 qytete pa virus

Punëtorët e papunë shesin kursimet e tyre të pakta për të mbijetuar

Pas vërejtjeve të Hasan Rouhanit dje, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur 127 qytete si zona të bardha (të pastra nga virusi), por zyrtarët e regjimit lokal në provinca të ndryshme kundërshtojnë atë vlerësim njëri pas tjetrit, duke theksuar se statusi është i kuq dhe alarmant.

Megjithëse Ministria e Shëndetit e Regjimit ka shpallur nëntë qytete të bardha në Provincën e Iranit, Kamal Heydari, zv / drejtor i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Iran, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve, IMNA, “Tani, ne nuk kemi asnjë vend të bardhë në Provincën e Iranit. Provinca e Iranit është e kuqe… ”

Në Sistan dhe Baluchestan, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur gjashtë qytete pa viruse. Megjithatë, Seyed Mohammad Hashemi-Shahri, president i Universitetit të Shkencave Mjekësore të Zahedanit, i tha agjencisë zyrtare shtetërore të lajmeve, IRNA, “Trendi i përhapjes së Coronavirus në Sistan dhe Baluchestan ka ndryshuar në mënyrë alarmante … Fakti është se jo vetëm që nuk ka prova drejt një fundi të shpërthimit të virusit, por gjithashtu ne jemi ndoshta në pikën e fillimit të pikut të dytë të tij. ”

Në Khuzestan, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur 12 qytete si zona pa viruse. Sidoqoftë, sot, Seyed Mohammad Alavi, presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore të Ahvazit, Jundishapur, i tha gazetës së përditshme shtetërore, Behdasht news, “Infeksioni i koronavirusit në Khuzestan është rritur me 50 përqind gjatë javës së kaluar”.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gilan, tha për IRNA, “Nuk ka asnjë vend në Provincë që mund të konsiderohet i pastër nga virusi (i Bardhë); ne jemi ende në rrezik. “

100,000 të papunë në tre provinca të Iranit verior

Workers unemployed as a result of the Iranian regime’s destructive policies in response to the novel coronavirusPunëtorët kanë ngelur pa punë si rezultat i politikave shkatërrimtare të regjimit iranian në përgjigje ndaj koronavirusit të ri

Raportim nga PMOI/MEK  

Iran, 27 prill 2020— Në një artikull mbi kushtet e këqija të jetesë së punëtorëve dhe papunësisë së tyre pas pandemisë së koronavirusit të ri, si dhe mbi mosveprimin e regjimit iranian, e përditshmja shtetërore Sharq raporton: “Gjatë dhjetë ditëve të fundit, të paktën 100,000 punëtorë në provincat Mazandaran, Golestan dhe Lorestan janë hequr nga puna. Për më tepër, rreth 65,000 të tjerë janë regjistruar për të marrë sigurimet/benefitet e papunësisë. Kjo është vetëm një pjesë e shifrave të shpallura nga autoritetet vendore të këtyre qyteteve e provincave. Nuk ka informacione mbi statistikat e provincave të tjera.”

E përditshmja Sharq raportoi të hënën më 27 prill mbi gjendjen shëndetësore të këtyre punëtorëve. “Një tjetër çështje që ngre shqetësime lidhur me situatën e punëtorëve është shëndeti i tyre në punishtet dhe fabrikat që janë rihapur ditët e fundit. Vetëm pak ditë më parë, rezultatet e testeve të koronavirusit për 37 punëtorë në fabrikën petrokimike në Urmia (në Iranin veri-perëndimor) dolën pozitive. Me sa duket ishin testuar 82 punëtorë, që do të thotë se rezultatet e 45% të të gjithë punëtorëve në këtë fabrikë ishin pozitive,” tregon raporti.

Who's to blame for the coronavirus outbreak? Sanctions or the Iranian regime?

Pasojat e rihapjes së objekteve fetare në Iran

Iran's regime plans to reopen religious sites even though the coronavirus outbreak has not been contained yetRegjimi i Irani ka ndërmend t’i rihapë objektet fetare megjithëse shpërthimi i koronavirusit nuk është vënë ende nën kontroll

Raportim nga PMOI/MEK   

Iran, 27 prill 2020—Të premten, 25 mars, presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani tha se zbatimi i protokolleve të shëndetit ka qenë i shkëlqyer dhe një burim krenarie. Më pas ai e udhëzoi Ministrin e Shëndetit Saeed Namaki që të jepte udhëzime për rihapjen e qendrave fetare dhe vendeve të shenjta.

Disa zyrtarë të lartë të shëndetit kanë paralajmëruar se situata e koronavirusit nuk po përmirësoheti aspak, përkundrazi po përkeqësohet. Por këto paralajmërime nuk i kanë bindur Rouhani-n dhe liderin suprem të regjimit Ali Khamenei që ta anullojnë vendimin e tyre.

Argumenti i Rouhani-t për rihapjen e bizneseve ishte se “nëse njerëzit rrinë në shtëpi, do të vdesin urie,” (gjë që është absurde, në radhë të parë), por çfarë argumenti ka ai për të justifikuar rihapjen e qendrave fetare? Pse këmbëngulin të gjithë mullahët për këtë?

Iran coronavirus news: COVID-19-infected people passing out in streets

 

 

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 27 Prill 2020

April 27, 2020: Latest News

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 298 Qytete Shkon në mbi 35,800

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të dielën më 26 prill 2020 se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 298 qytete të Iranit e ka tejkaluar shifrën 35,800. Numri i viktimave në Teheran është 5,950, Khorasan Razavi 2,860, Gilan 2,590, Isfahan 2,350, Mazandaran 2,350, Azerbaixhani Lindor 1450, Sistan dhe Baluchestan 750, Ardabil 670, dhe Yazd 530.

Sot, ndërkohë që deklaroi paturpësisht se, “Nuk e dimë kur do të mbarojë kriza e Koronavirusit dhe …(dhe se) barra është pothuajse plotësisht mbi supet e popullit,” Hassan Rouhani tha, “Në fillim të majit ose në mes të Ramazanit, xhamitë, vendet fetare, tempujt e shenjtë dhe lutjet e së premtes do të rihapen sipas protokolleve specifike në 127 zona të pastra (pa virus).” Në këtë mënyrë, regjimi klerikal ka ndërmend t’i rifillojë predikimet e tij hipokrite për qëllime politike dhe t’i lejojë xhamitë që të përfitojnë financiarisht nga besimtarët në kurriz të jetëve të njerëzve dhe shtimit të përhapjes së koronavirusit.

Ndonëse zyrtarët e regjimit kanë publikuar raporte të shumta mbi numrin e madh të infektimeve e viktimave në “provincat e gjelbra,” edhe sikur të mbështetemi tek raporti i komitetit epidemiologjik, nuk ka ende asnjë zonë të pastër nga koronavirusi në vend. Rouhani e quan të pastër një zonë nëse brenda një jave shtrimet në spital kanë shkuar në zero dhe nuk ka patur viktima, dhe ka patur rritje në numrin e pacientëve të shëruar. Nëse kjo tendencë vazhdon për dy javë rresht, Ministria e Shëndetësisë e deklaron atë zonë si të pastër.

Lexo më shumë

***

Zyrtarë të shëndetit të nivelit të mesëm në Iran vënë në dyshim shifrat zyrtare të koronavirusit ndërkohë që numri i vdekjeve shkon në mbi 35,800

 

Dy zyrtarë iranianë shëndeti të nivelit të mesëm kanë lënë të kuptohet se regjimi po i fsheh shifrat e vërteta të koronavirusit duke thënë se statistikat e vërteta janë 20 herë më të larta sesa shifrat zyrtare.

Një profesor epidemiologjie në Universitetin e Shkencave Mjekësore në Teheran ka thënë për një gazetë shtetërore se beson që shifrat e shpallura nga Ministria iraniane e Shëndetësisë janë “sistematikisht shumë më të ulëta sesa realiteti”.

Massoud Yunesian tha se procesi që përdoret në Iran për të llogaritur shifrat e koronavirusit bën që rezultatet të dalin të ulëta.

Ai tha se një nga arsyet që që shifrat janë të ulëta është “se testet që përdoren nuk janë shumë të ndjeshme dhe tregojnë vetëm gjysmën e rasteve.”

“Gjysma e të shtruarve në spital nuk testohen  dhe nëse e pranojmë që vetëm 20 përqind e rasteve shtrohen në spital dhe vetëm gjysma e tyre testohen, dhe vetëm gjysma e këtyre testeve dalin pozitive, mund të themi që statistikat e vërteta janë rreth 20 herë më të larta sesa ato që raportohen,” tha Yunesian për të përditshmen Setareye Sobh  më 24 prill.

Ai shprehu gjithashtu shqetësim lidhur me rifillimin e bizneseve në Iran.

“Jam i shqetësuar lidhur me rifillimin e aktiviteteve të bizneseve sepse marrim vendime pa patur njohuritë e konfirmuara dhe logjikën për t’i mbështetur këto vendime. Nuk u kemi dhënë ekspertëve tanë njohuri të mjaftueshme praktike dhe nuk i kemi ndjekur njohuritë e Organizatës Botërore të Shëndetit.”

Në një video të publikuar dje, kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore në provincën perëndimore Lorestan tha për televizionin shtetëror se Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i regjimit dhe departamenti i sigurisë i Ministrisë së Shëndetësisë u kanë dhënë urdhër Universiteteve të Shkencave Mjekësore që të mos i publikojnë shifrat e koronavirusit.

“Urdhrat na vijnë nga lart. Thjesht zbatojmë urdhrat,” tha Mohammadreza Nobakht.

“Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare dhe departamenti i sigurisë i Ministrisë së Shëndetit na kanë thënë të mos i publikojmë shifrat e koronavirusit. Nuk kanë thënë pse,” tha ai, duke shtuar se asnjë provincë nuk po i publikon shifrat.

Ministria iraniane e Shëndetësisë shpalli sot se 5,710 njerëz kanë vdekur nga virusi.

Ndërkohë, një grup opozitar që publikon çdo ditë shifrat e koronavirusit thotë se regjimi po e fsheh numrin e vërtetë të vdekjeve i cili nuk përputhet fare me shifrat e shpallura zyrtarisht.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit tha sot se të paktën 35,800 njerëz kanë vdekur në 298 qytete.

***