Saturday, July 27, 2024

Iran: Numri i Viktimave të Koronavirusit në 314 Qytete Shkon mbi 39,800

7 maj 2020

Iran: Coronavirus fatalities in 314 cities exceeds 39,800Mbi 39,800 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran- Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK

Ministria e Shëndetësisë e regjimit: situata në Khuzestan është e brishtë dhe e paqëndrueshme

Drejtori i spitalit Razi në Ahvaz: Situata është kaq e rëndë saqë një në çdo dy pacientë duhet të shtrohet në spital

Maryam Rajavi: Situata në Khuzestan është shkaktuar nga politikat kriminale të Khamenei-t dhe Rouhani-t. Sërish, populli, sidomos të rinjtë vetëmohues, duhet ta marrin vetë përsipër t’u vijnë në ndihmë të sëmurëve e nevojtarëve, duke zbatuar udhëzimet mjekësore.

Pasi njerëzit u detyruan t’i rikthehen punës, situata në provincën Khuzestan po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Sot një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë tha: “Aktualisht po përballemi me një situatë të brishtë e të paqëndrueshme në provincën Khuzestan.”

Sot, e përditshmja shtetërore Entekhab, duke cituar drejtorin e spitalit Razi në Ahvaz, shkroi: “Koronavirusi po përhapet gjerësisht në Khuzestan; situata është kaq e keqe saqë një në çdo dy pacientë duhet të shtrohet në spital. Rreth 60 pacientë me probleme të frymëmarrjes janë në terapi intensive, dhe gjendja e këtyre pacientëve është jashtëzakonisht e keqe … Kjo sëmundje është e tmerrshme dhe e egër … Nuk kemi patur kaq shumë pacientë më parë, por gjatë këtyre ditëve të fundit janë shtuar shumë. Situata në Khuzestan po bëhet kritike.”