Iran: Numri i vdekjeve nga Koronavirusi shkon mbi 40,700 në 316 Qytete

492

Over 41,000 dead of coronavirus (COVID-19) in Iran-Iran Coronavirus Death Toll Mbi 40,700 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran – Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK

Zyrtarët e regjimit e pranojnë rritjen në numrin e të infektuarve në Khuzestan, Teheran, Gilan, Semnan, dhe Kermanshah

Sot, Massoud Mardani, anëtar i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT), tha për të përditshmen shtetërore Donya-e-Eqtesad: “Virusi është përhapur në mënyrë eksponenciale në provincat Teheran, Gilan, Semnan, dhe Khuzestan gjatë ditëve të fundit … Fatkeqësisht, vala e dytë e shpërthimit në Khuzestan ka qenë shumë më e keqe se ç’pritej, dhe e njëjta situatë mund të ndodhë edhe në provincat e tjera.”

Guvernatori i Khuzestan-it, Gholamreza Shariati, fjalët e të cilit janë cituar në të përditshmen shtetërore Entekhab, tha: “Numri i pacientëve me Koronavirus në Khuzestan është rritur me 200% muajin e shkuar … dhe numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur me 60%.”

Abbas Papizadeh, deputet i parlamentit të regjimit nga qyteti Dezful, tha dje për radion shtetërore Farhang: “Dezful është në krye të epiqendrave të koronavirusit … Megjithatë, ndërtimi i një spitali, që është financuar nga Ministria e Naftës dhe për të cilin është caktuar toka nga Ministria e Brendshme, është vonuar.”

Sara Shahabadi, zëvendës-drejtore e Universitetit të Shkencave Mjekësore në Kermanshah, tha për agjencinë e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në: “Statistikat e Koronavirusit, sidomos në Kermanshah, po rriten nga dita në ditë.”

Sot, specialistja Dr. Masoumeh Enayati tha për agjencinë zyrtare shtetërore të lajmeve ISNA: “Sipas statistikave nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Mazandaran, 68 raste të reja të sëmundjes së koronavirusit janë shtruar në spital gjatë 24 orëve të fundit … Valë të dyta e të treta të shpërthimit të koronavirusit nuk do të ishin befasuese.”

Zyrtarët e regjimit po e fajësojnë paturpësisht popullin për rritjen në numrin e infektimeve. Sot, Alireza Raisi, Zëvendës Ministri i Shëndetit i regjimit tha për televizionin shtetëror Shabake Khabar: “Në provincën Khuzestan … mos-zbatimi (i protokolleve) na bëri që të vendosnim të ktheheshim mbrapsht … Kjo mund të ndodhë për çdo qytet apo provincë tjetër.” Ndërkohë, Ali Maher, zëvendës drejtori i NCCT për Teheranin, tha sot për të përditshmen shtetërore Hamshahri: “Statistikat në shumë qytete po i rikthehen pikut … por protokollet janë me shumë mundësi jopraktike. Ato nuk funksionojnë në zonat urbane si metro-ja.”

Ndërkohë, e përditshmja shtetërore Sharq shkruan: “Parashikohet që 2.8 deri në 6.4 milion njerëz do të humbin punën për shkak të krizës së koronavirusit, dhe 70% prej tyre nuk mbulohen nga sigurimet … Punëtorët dhe të vetë-punësuarit janë ata që do të vuajnë më shumë. Pjesa më e madhe e tyre do të bien poshtë pragut të varfërisë, dhe nëse qeveria nuk ofron mbështetje të efektshme, kriza e papunësisë dhe varfëria do të shndërrohen në probleme të tjera.”