SHBA Vë Sanksione të Reja mbi Kompaninë Frontale të Regjimit Iranian në Irak

2 maj 2020

U.S. Slaps New Sanctions on Iran Regime’s Front Company in Iraq Ndërtesa e Thesarit amerikan

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) në Departamentin amerikan të Thesarit, në një njoftim për shtyp më 1 maj, shpalli etiketimin e  Amir Dianat, një agjent i regjimit iranian në Irak, dhe të kompanisë së tij e cila operon si një kompani frontale për Forcat Quds të Gardës Revolucionare (IRGC).

“Dianat, i cili njihet gjithashtu si Ameer Abdulazeez Jaafar Almthaje, është i përfshirë në përpjekjet e IRGC-QF për të gjeneruar të ardhura dhe për të kontrabanduar armë jashtë vendit. OFAC ka etiketuar gjithashtu Taif Mining Services LLC, një kompani që është në pronësi të Dianat, apo që kontrollohet e drejtohet prej tij,” lexon njoftimi për shtyp.

Njëkohësisht me këtë veprim të OFAC, Prokuroria e SHBA për Distriktin e Kolumbisë ka ngritur akuza kundër Dianat dhe njërit prej partnerëve të tij të biznesit për shkelje të sanksioneve dhe ligjeve mbi pastrimin e parave, si dhe  ka nisur një procedim konfiskimi civil duke thënë se rreth 12 milion dollarë janë subjekt konfiskimi si fonde të përfshira në këto krime dhe si asete të një organizate të huaj terroriste.

“Regjimi iranian dhe mbështetësit e tij vazhdojnë t’i japin përparësi financimit të organizatave ndërkombëtare terroriste më shumë sesa shëndetit dhe mirëqenies së popullit iranian,” tha Sekretari i Thesarit Steven T. Mnuchin. “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për të punuar me institucionet financiare, organizatat jo-fitimprurëse, dhe partnerët ndërkombëtarë për të lehtësuar tregtinë dhe ndihmën humanitare për popullin iranian.”

“Dianat, një partner i zyrtarëve Behnam Shahriyari dhe Rostam Ghasemi të IRGC-QF, i ka mbështetur operacionet kontrabanduese të IRGC-QF për disa vite, duke përfshirë përpjekjet me qëllim transportimin e armëve, përfshirë raketat. IRGC-QF është mbështetur tek Dianat për të siguruar hyrjen e anijeve që mbanin ngarkesa të IRGC-QF dhe i ka përdorur lidhjet e tij të biznesit për të lehtësuar kërkesat logjistike. Dianat ka qenë i përfshirë direkt në përpjekjet e IRGC-QF për të kontrabanduar ngarkesa nga Irani në Jemen,” lexon deklarata.

“Dianat ka qenë i përfshirë në zhvillimin e mundësive të paligjshme të biznesit për të gjeneruar të ardhura për IRGC-QF, dhe në 2019-ën, ka përdorur Taif Mining Services LLC, një kompani nën kontrollin e tij, për të siguruar një cisternë nafte,” shton deklarata e Thesarit amerikan.

Për vite të tëra, Rezistenca Iraniane e ka theksuar rolin e kompanive frontale dhe agjentëve të regjimit iranian në Irak në anashkalimin e sanksioneve dhe financimin e veprimtarive terroriste të regjimit në Irak. Më 26 janar 2007, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) pati ekspozuar një listë prej 32,000 emrash dhe numrash llogarie të agjentëve të Forcave Quds të regjimit në Irak. Shumë nga këta agjentë janë bërë më vonë zyrtarë të lartë të qeverisë irakene, dhe jo vetëm që kanë plaçkitur pasurinë e Irakut e kanë vrarë njerëz të pafajshëm por gjithashtu kanë sulmuar e vrarë anëtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në kampet Ashraf dhe Liberty në Irak.

Lajmet e fundit shkurtimisht – 2 maj 2020

May 2, 2020: Latest News“Nuk është e mundur të realizohen të drejtat e punëtorëve iranianë pa u rrëzuar”: Rrjeti PMOI / MEK

Në prag të përvjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve në 1 maj, populli iranian dhe rrjeti PMOI / MEK brenda Iranit nxjerrin në pah zgjidhjen për Iranin që është përmbysja e sundimit të mullahëve. Ata përdorën grafite në vendet publike duke shkruar mesazhe të liderit të rezistencës iraniane Massoud Raxhavi dhe presidentes të NCRI Marjam Raxhavi.

Ata shkruajtën

Mashhad — Marjam Raxhavi: “Zëri i punëtorëve tanë që thonë se jemi të uritur është një turp i madh për mullahët”

Teheran— “Punëtorët iranianë nuk do të heqin dorë”

Damavand— “Nuk është e mundur të realizohen të drejtat e punëtorëve iranianë pa ndryshuar regjimin.”

Teheran — Marjam Raxhavi: “Përshëndetje për punëtorët e burgosur që po rezistojnë në dhomat e torturave.”

Mashhad— “Ne nuk kemi ushqim në tryezën tonë, Khamenei është një kriminel”

Shahriar— “Ne nuk kemi ushqim në tryezën tonë” / “Khamenei dhe Rouhani janë shkaku i papunësisë”

Isfahan— “Ndërsa Khamenei ka shumë pasuri, ne nuk kemi ushqim në tryezën tonë”

Qaemshahr— “Punëtorë dhe mësues vini re, MEK është mbështetja juaj dhe lufta juaj”

Kermanshah— “Punëtorë dhe mësuesit tanë të nderuar vini re, MEK është mbështetja juaj dhe lufta juaj”

Punëtorë dhe MEK, poshtë regjimi shtypës ”

Qazvin— “Nuk është e mundur të realizohen të drejtat e punëtorëve iranianë pa ndryshuar regjimin

“It isn't possible to realize the rights of Iranian workers without overthrowing”: PMOI/MEK network

***

Njësitë e Rezistencës së MEK nderojnë Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

Në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve në 1 maj, populli iranian dhe rrjeti PMOI / MEK brenda Iranit nxjerrin në pah zgjidhjen për Iranin që është përmbysja e sundimit të mullahëve. Ata përdorën grafite në vendet publike duke shkruar masazhe të liderit të rezistencës iraniane Massoud Rajavi dhe presidentes të NCRI Marjam Raxhavi.

MEK Resistance Units mark International Workers' Day

 

Shumica e ligjvënësve amerikanë i Bënë Thirrje Kombeve të Bashkuara për Zgjatjen e Embrargos së Armëve për Iranin

1 Maj 2020

United States Congress“Gati 90% e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Sh.B.A-së kanë nënshkruar një letër ku i kërkohet administratës Trump të rrisë veprimin e saj diplomatik në Kombet e Bashkuara për të rinovuar një embargo armësh në Iran, thanë burimet e kongresit të enjten.” Reuters raportoi të enjten, duke shtuar:

“Në një shfaqje të rrallë të bipartizantizmit, të paktën 382 nga 429 anëtarët e Dhomës së kontrolluar nga Demokratët – Demokratët dhe Republikanët – e kanë nënshkruar letrën drejtuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo duke i kërkuar atij të punojë me aleatët dhe partnerët amerikanë për të zgjatur embargon, si dhe kufizimet e udhëtimit të KB për iranianët e përfshirë me tregëtinë e armëve, ”

“Embargoja e armëve të KB është e skaduar në tetor, dhe ne jemi të shqetësuar se skadimi i ndalimit do të çojë në më shumë shtete që blejnë dhe shesin armë brënda dhe jashtë nga Irani”, thuhet në letrën, parë nga Reuters dhe e udhëhequr nga Përfaqësuesit Eliot Engel, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës, dhe Mike McCaul, republikani më i lartë e komitetit.

 

“Ne ju bëjmë thirrje që të punoni me aleatët dhe partnerët që ndajnë të njëjtat mendime, nëpërmjet një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, t’i zgjeroni këto dispozita në mënyrë që të mos lejoni Iranin të blejë dhe shesë më armë, ndërsa gjithashtu të punojmë për të rritur përgjegjshmërinë për shkeljet e mundëshme të embargos, ”thuhet në letër.

Gjithashtu, në një njoftim të veçantë për shtyp, Senatori Ted Cruz (R. Tx) shprehu mbështetjen e tij për vendimin e administratës së Shteteve të Bashkuara për të rinovuar embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara për regjimin iranian.

 

 

 

Irani: Numri i të vdekurve në koronavirus në 309 qytete tejkalon 38,000

1 Maj 2020

Iran: Coronavirus Death Toll in 309 Cities Exceeds 38,000Zyrtarët e regjimit e pranojnë kurbën e rritjes të infeksioneve të virusit në Teheran, Fars, Boushehr, Khorasan Razavi, Khorasan i Jugut, Azerbajxhani Lindor, Azerbajxhani Perëndimor, Mazandaran dhe Khuzestan

Televizioni shtetëror raportoi, “Në provincën Khuzestan, numri i njerëzve që rezultojnë pozitive është rritur në mënyrë dramatike. Edhe në Ahvaz, është rritur në mënyrë astronomike. “

Pavarësisht gënjeshtrave të Hasan Rouhanit, mbrëmë, Mohammad-Reza Zafar-Ghandi, kreu i Organizatës së Sistemit Mjekësor, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Mehr, “Sigurisht që statistikat e shpallura janë të ndryshme nga realiteti … Shumë njerëz nuk kanë simptoma, dhe (prandaj) testet laboratorike nuk janë kryer mbi to. Për më tepër, rreth 40% e testeve laboratorike janë negative të rreme. ”

Sot, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së regjimit tha, “Ne kemi parë një rritje të numrit të infeksioneve koronavirus nga 5 në 7 provinca, dhe ditët e fundit provincat e Teheranit, Farsit, Khorasan Razavi, Azerbajxhani Lindor, Azerbajxhani Perëndimor dhe disa provinca të tjera kanë raportuar një prirje rritëse të infeksioneve. ”

Të Martën, 28 Prill, duke folur për agjencinë e lajmeve Mehr, Kambiz Mehdizadeh, nënkryetari i universitetit të shkencave mjekësore në Birjand raportoi për “prirjen në rritje të infeksioneve në Koronavirus në Khorasanin Jugor”.

 

Përmbytjet bllokojnë rrugët për shtatë fshatra në verilindje të IranitPërmbytjet në

Floods in Razavi Khorasan Province, northeast Iran—File PhotoProvincën e Razavi, Khorasan, në verilindje të Iranit — Fotografia e Fajllave

Raportimi nga PMOI / MEK

Irani, 01 maj 2020 Agjensia zyrtare e lajmeve IRNA e regjimit iranian bëri një raport të përmbytjeve që shkatërruan jetën e vendasve në fshatrat e Provincës Razavi Khorasan në verilindje të Iranit. “Pas përmbytjeve të enjten, 30 prill, rrugët që çojnë në fshatrat Babalengar dhe Sorkh afër qytetit të Khoshab u bllokuan. Për më tepër, rrëshqitjet e dheut bllokuan edhe rrugët që të çonin në fshatin Baqmach afër qytetit të Chenaran. Këto rrugë janë bllokuar deri në një njoftim të mëtejshëm. ” “Rrugët që lidhin fshatrat e Sange Divarit, Lanin Kohneh, Chahar-rah dhe Khakestar afër qytetit të Kalat, të gjitha janë të bllokuara të Mërkurën për shkak të përmbytjeve, ato mbetën të mbyllura edhe të enjten,” sipas Ibrahim Nasiri, shefit të Departamentit të Regjistrimeve të Rrugëve në krahinën Razavi Provinca Khorasan. “Aktualisht, shirat kanë rezultuar në kushte shumë të rrëshqitshme në rrugët që lidhin Mashhad me Kalat dhe Sabzevar, Khoshab dhe Dargaz. Niveli i ujit po rritet në këto zona, “shtoi ai

 

 

 

 

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 1 Maj 2020

May 1, 2020: Latest NewsNumri i vdekjeve nga Koronavirusi vetëm në Teheran e tejkalon numrin total të shpallur nga regjimi për mbarë Iranin.

PMOI/MEK—17 prill 2020:  Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran ka shkuar në mbi 30,700.
E megjithatë, regjimi i Iranit vazhdon me fshehjen e fakteve, duke e deklaruar numrin total të vdekjeve si 4,869 deri më 16 prill.
Edhe vetë zyrtarët e regjimit e refuzojnë këtë numër.
Nahid Khodakarami, kryetar i komitetit të shëndetit në Këshillin e Qytetit të Teheranit, në një intervistë me të përditshmen Shargh: 70 deri në 100 njerëz vdesin çdo ditë në Teheran për shkak të sëmundjes COVID-19.
Një raport nga brenda regjimit në provincën Gilan: Për të marrë statistikat e vërteta të vdekjeve në Iran, statistikat e regjimit duhet të shumëzohen me 5 ose 10.

Coronavirus death toll in Tehran alone surpasses regime's total death toll in Iran.

Iran: Numri i Vdekjeve në Provincën Alborz në Mesin e Krizës së Koronavirusit

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit, PMOI/MEK, shpalli më 22 prill se numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 33,800.
Sipas MEK, deri tani 1195 njerëz kanë humbur jetën vetëm në provincën Alborz.
E megjithatë, regjimi e deklaron numrin e vdekjeve në provincën Alborz nën 500, por sipas dokumentave të siguruara nga MEK, rreth 30 njerëz vdesin e varrosen në këtë provincë çdo ditë për shkak të koronavirusit.
Nga ky numër, 20 janë të diagnostikuar me koronavirus dhe 10 janë të dyshuar për infektim.
Në vend që t’i ndihmojë njerëzit, regjimi vazhdon me fshehjen e fakteve dhe i ka rritur masat shtypëse.
Siç ka thënë Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit:
Për Khamenei-n dhe Rouhani-n, jeta dhe mirëqenia e popullit nuk ka asnjë vlerë.
Ata duan vetëm ta mbrojnë regjimin nga rreziku i kryengritjeve.

Iran: Alborz Province Death Toll Amid Coronavirus Crisis.

***

“Mallkuar qofshin mullahët kriminelë që janë edhe më të këqij se koronavirusi e kolera”: Njësitë e Rezistencës të MEK

Ndërkohë që dështimi i regjimit iranian gjatë krizës së koronavirusit ka shkaktuar zemërim publik në Iran, populli iranian dhe rrjeti i PMOI/MEK brenda vendit theksojnë se zgjidhja për Iranin është përmbysja e pushtetit të mullahëve. Përmes graffiti-ve në vende publike, ata shkruajnë mesazhet e liderit të Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi dhe Presidentes së NCRI-së Maryam Rajavi.
Teheran— “Mallkuar qofshin mullahët kriminelë të cilët janë edhe më të këqij se koronavirusi, kolera e murtaja”
Behbahan—Maryam Rajavi: “Ekziston vetëm një zgjidhje për koronavirusin, dhe kjo zgjidhje është përmbysja e diktaturës fetare të mullahëve.”
Teheran—Massoud Rajavi: “Pranvera e lirisë së Iranit do të realizohet nga ne dhe nga duart tona.”
Qazvin—Massoud Rajavi: “Duhet t’i fitojmë të drejtat tona. Duhet të rebelohemi dhe t’i shkulim nga fyti i mullahëve.”
Mahshahr— “Khamenei mullah i lig, ti je virusi i vërtetë”
Saveh—Massoud Rajavi: “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”
Gachsaran— “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”
Teheran— “Ndërkohë që mullahët jetojnë si perëndi, kombi është i varfër”
Takestan—Maryam Rajavi: “Të drejtat e punëtorëve do të fitohen vetëm duke e përmbysur regjimin e mullahëve”
Teheran—Massoud Rajavi: “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”

“Damn the criminal mullahs who are worse than the coronavirus, Cholera”: MEK Resistance Units

***

 

Irani: Numri i të vdekurve në koronavirus në 308 qytete tejkalon 37.600

30 prill 2020

Iran: Coronavirus Death Toll in 308 Cities Exceeds 37,600Në katër nga 138 spitalet në Teheran që morën pacientë nga Coronavirus, 1.400 kanë vdekurOrganizata e Popullit Mojahedin e Iranit (PMOI / MEK) njoftoi të enjten, më 30 prill 2020, se numri i vdekjeve të Koronavirusit në 308 qytete në Iran kishte tejkaluar 37.600. Numri i viktimave në Teheran është 6,330 persona, Mazandaran 2,345, Khuzestan 1,810, Golestan 1,220, Fars 975, Sistan dhe Baluchestan 940, Lorestan 875, Semnan 865, Kurdistan 625, Zanjan 485, dhe Kerman 425.Sot, Hassan Rouhani, i cili, pamvarsisht kërkesave të këshillit të qytetit të Teheranit, ende nuk pranon të njoftojë një për një shifrat e fatalitetit për secilën krahinë, përsëri bëri një pretendim absurd, “Shumica e shtretërve të spitalit … janë bosh. Statistikat e vendit tonë (mbi vdekjet e Koronavirusit) tregojnë se suksesi ynë ka qenë domethënës në krahasim me vendet e tjera … Kushtet e atyre që kanë kontaktuar virusin, ata që janë të shtruar në spital, ata që janë shëruar dhe ata që kanë humbur jetën e tyre janë të kënaqëshme. ”

Ndërkohë, sot, Ministri i Shëndetësisë Saeed Namaki tha në faqen e internetit të Khameneit, “Disa mendojnë se kemi shumë shtretër spitalor. Raporti i shtretërve spitalorë për çdo 1000 persona është 1.6. Vendet më të pazhvilluara të Evropës kanë pesë herë më shumë shtretër se sa kemi ne. Numri i infermierëve në krahasim me shtretërit në rastet më të këqija në Evropë dhe SH.B.A. është dy deri në tre herë më shumë se i yni. ” Në lidhje me metodat e përdorura gjatë luftës Iran-Irak, nuk është për tu habitur, që ai ngriti lëvdata ndaj Udhëheqësit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, “Ne dëshmojmë mbështetjejen më të vendosur, një llëjë mbështetje shkencore nga udhëheqësi i revolucionit … Sa herë që unëi paraqit një raport me shkrim atij, ai menjëherë do ta lexojë dhe do të më përgjigjet brenda një ore… Ndihmësit e mi në bordin (Forcat Kombëtare Taskforce të luftës kundër Koronavirusit), janë të gjithë ish-ushtarë të frontit të luftës (zyrtarë të IRGC) që kanë arritur suksese në operacione të mëdha të luftës dhe tani kanë dale përsëri në shesh betejë dhe punojnë në të njëjtën mënyrë. ”

Në një zhvillim tjetër, zyrtarët e regjimit në provinca të ndryshme, shprehin shqetësimin për rritjen e numrit të pacientëve të infektuar nga virusi në valët e dyta dhe të treta të shpërthimit të Koronavirusit, kjo pasi i kanë detyruar njerëzit të kthehen në punë.

Në Babol, Dr Alireza Jalali, drejtuesi i Universitetit të Shkencave Mjekësore, i tha Khabar-e Dagh (në Hot News), sot, “Coronavirus ka marrë një jetë të re në qytet, dhe numri i pacientëve në spital është rritur. Deri më tani, 109 pacientë janë në ICU. “Në Birjand, Dr Kambiz Mehdi-zadeh, nënkryetari i Shkollës Mjekësore në Provincën e Khorasanit Jugor, i tha Agjencisë së Lajmeve Mehr më 28 Prill, “Ne kemi qenë dëshmitarë të një trendi në rritje për sa i përket numrit të pacientëve të infektuar në Krahinë. Këto ditë, ne shohim çdo ditë infeksione dyshifrore’’

Sipas mjekëve në Teheran, në vetëm katër spitale nga 138 spitalet publike dhe private që marrin pacientë me koronavirus, 1.400 kanë vdekur deri më tani. Numri i viktimave të vdekjeve në spitalet Yaft-Abad, Khomeini, Sina dhe Alam është respektivisht të paktën 750, 450,120 dhe 80 persona.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

30 Prill, 2020

 

 

Iran, Arrestohen 3600 Njerëz për Faktin se Kanë Postuar Shifrat e Vërteta të Viktimave të COVID-19

30 prill 2020

Iran, 3600 people arrested for posting the real figures of fatalities of COVID-19 Gjeneral Brigade i IRGC-së, Abolfazl Shekarchi, zëdhënësi për forcat e armatosura të regjimit iranian

Shpërthimi i Koronavirusit në Iran ua ka marrë jetën gati 38,000 njerëzve për shkak të fshehjes së fakteve dhe mosveprimit nga ana e regjimit. Në vend që t’i ndihmojë njerëzit, regjimi iranian i arreston ata që ekspozojnë realitetin e COVID-19 për atë që e quan “përhapje thashethemesh.”

Në vende të tjera, përveç transparencës së qeverisë, individët që informojnë të tjerët për një krizë të tillë si koronavirusi nderohen si heronj. Në Iran nuk ndodh kështu.

Gjeneral Brigade Abolfazl Shekarchi, zëdhënësi i forcave të armatosura të regjimit, tha për televizionin shtetëror më 29 prill: “Rreth 3,600 njerëz që kishin postuar thashetheme në hapësirën virtuale janë arrestuar nga Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) dhe Bassij. Armiqtë tanë vazhdojnë me antagonizmin e tyre, dhe kanë agjentë brenda vendit të cilët ndjekin politikat e tyre.”

Më 5 mars, kreu i policisë kibernetike të regjimit iranian (FATA) shpalli arrestimin e 121 iranianëve për “përhapje thashethemesh” rreth koronavirusit. Raportohet gjithashtu se regjimi ka kërcënuar personelin mjekësor që të mos i publikojë statistikat e sakta të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Më 17 prill, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zbardhi direktivat konfidenciale të Qendrës së Komandës së regjimit iranian për Komunikimet dhe Sigurinë e Zbatimit të Ligjit (ICT). Ky dokument lexon: Ndalim anëtarësimi në çfarëdo grupi armiqësor (në Internet) të lidhur me rryma devijante anti-revolucionare dhe politike‌,” mos jepni “informacione organizacionale,”“informacione që shkaktojnë tension në popullsi apo midis popullit dhe forcave të armatosura e qeverisë” dhe”“informacione që shkaktojnë tension midis organizatave të forcave të armatosura.“

Fshehtësia e Regjimit të Iranit për të Fshehur Infeksionin COVID-19, Rezultatet në një Verifikim të Vdekjeve Masive

30 Pril 2020

Iran Regime’s Hiding Extent of COVID-19 Infection, results in a Missive Spike in Deaths Irani është drejt një rruge të një ringjalljeje të infeksionit koronavirusit që së paku do të dyfishojë numrin ekzistues të vdekjeve. Kjo është edhe më keq sesa duket. Regjimi iranian raportoi se më pak se 6,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 deri më tani. Por burime të besueshme të pavarura sugjeruan që numri i vdekjeve në të vërtetë është më shumë se sa gjashtëfishi i këtij numri.

Organizata e Popullit Moxhahedin të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq, ose MEK) njoftoi të Mërkurën, se koronavirusi deri më tani ka marrë jetën e 37,200 njerëzve në 306 qytete në të gjithë Iranin.

Regjimi i mullahëve ka hedhur një perde sekrete për sa i përket shpërthimit të pandemisë që nga fillimi. Kjo u bë e qartë menjëherë me njoftimin e vonuar të rasteve të para fatale në familje. Dokumentet e përgatitura nga Organizata Kombëtare të Urgjencës dhe të marra menjëherë nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) tregojnë se infeksionet e para COVID-19 ishin të njohura për regjimin iranian para fundit të janarit. Megjithatë, vetëm në19 shkurt zyrtarët e regjimit pranuan se ky shpërthim ishte aktiv.

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 30 Prill 2020

April 30, 2020: Latest News30 prill 2020

Lajme mbi punëtorët dhe krizën e papunësisë në Iran

Mohammad Reza Tajik, ish-zëvendës i Ministrit të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), në një intervistë të publikuar nga Agjencia shtetërore e Lajmeve Pana më 29 prill, tha: “Pas shpërthimit të koronavirusit dhe heqjes nga puna të një grupi punëtorësh, 780,000 njerëz janë regjistruar për të marrë sigurim papunësie, nga të cilët 680,000 i plotësojnë kriteret, por nuk u është dhënë sigurimi i papunësisë.”

Agjencia shtetërore e Lajmeve ILNA raportoi më 28 prill se, “40,000 punëtorë sezonalë dhe punëtorë ndërtimi kanë humbur punën në qytetin Mashhad.”

Sipas raportit të Agjencisë shtetëore të Lajmeve ILNA të publikuar më 28 prill: “Disa punëtorë të pushuar nga Fabrika e Sheqerit Fasa janë detyruar të punojnë në grumbullim plehrash. Punëtorët e Fabrikës së Sheqerit Fasa kanë muaj që migrojnë nëpër qytete të tjera për të fituar para apo për të mbledhur e shitur skrap e plastikë të vjetër.

******

“Poshtë Khamenei dhe hajduti Rouhani”: Njësitë e Rezistencës të PMOI/MEK

Anëtarët e Njësive të Rezistencës në Iran theksojnë zgjidhjen e duhur për Iranin, që është përmbysja e pushtetit të mullahëve. Përmes graffiti-ve në vende publike, ata shkruajnë mesazhet e liderit të Rezistencës Iraniane, Massoud Rajavi, dhe të Presidentes së NCRI-së, Maryam Rajavi.

Ata shkruajnë:
Teheran—Massoud Rajavi: “Ushtria e të varfërve duhet të rebelohet e të ngrejë krye.”
Teheran—Maryam Rajavi: “Vendimi kriminal i Khamenei-t & Rouhani-t për t’i rikthyer njerëzit në punë do të shkaktojë humbje jetësh të panumërta”
Isfahan—Massoud Rajavi: “Mullahët duhet të zhduken në mënyrë që ta vëmë nën kontroll koronavirusin”
Isfahan—Maryam Rajavi: “Ka vetëm një zgjidhje për Koronavirusin, për varfërinë, për shtypjen dhe për tiraninë. Kjo zgjidhje është përmbysja e diktaturës fetare të mullahëve në tërësinë e saj.”
Teheran—Massoud Rajavi: “Kanë marrë fund shanset e tiranisë fetare e çnjerëzore.”
Teheran—Massoud Rajavi: “Duhet të rebeloheni e të luftoni njëqind herë më fort për ta rifituar Iranin.”
Rafsanjan— “Punëtorë mbani mend, MEK ju mbështet ju dhe përpjekjet tuaja”
Isfahan— “Shpërthimi i koronavirusit ka ndodhur për fajin e regjimit iranian & mullahëve.”
Teheran—”Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi”
Teheran— “Poshtë Khamenei, shkaku i shpërthimit të koronavirusit” / “Poshtë hajduti Rouhani” 

"Down with Khamenei & Rouhani the crook": PMOI/MEK Resistance Units

***

Regjimi i Iranit Ekzekuton Kundërvajtësin Minoren Shayan Saeedpour

Autoritetet e regjimit iranian ekzekutuan Shayan Saeedpour-in të martën më 21 prill, në burgun e Saqqez, në Iranin perëndimor.
Saeedpour ishte transferuar në burgim të izoluar të hënën, më 20 prill, së bashku me gjashtë të burgosur të tjerë.
Saeedpour ishte një nga të burgosurit e arratisur gjatë një kryengritjeje në burg më 27 mars.
Me këtë kryengritje, të burgosurit protestuan ndaj kushteve të burgut në situatën e shpërthimit të koronavirusit, por u arrestuan nga forcat e sigurisë.
Saeedpour është i dyti i ekzekutuar nga 80 të burgosurit e arratisur.
Më 12 prill, i burgosuri politik 53-vjeçar Mostafa Salimi u ekzekutua me varje në burgun e Saqqez.
NCRI nxit OKB-në, raportuesit përkatës dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave njerëzore që ta dënojnë këtë ekzekutim të urryer.
Të burgosurit janë në rrezik infektimi me Koronavirus, si dhe në rrezik torturimi e ekzekutimi nga regjimi klerikal.

Iran's Regime Executes Juvenile Offender Shayan Saeedpour