Pohimi i Rouhani-t se 100 nga 120 të Burgosur Janë të Infektuar me COVID-19 Tregon se sa të Përçmueshme Janë Burgjet e Iranit

518

Rouhani’s acknowledgement that 100 out of 120 prisoners are infected with COVID-19 shows how deplorable Iran’s prisons are Jetët e të burgosurve politikë në burgjet e Iranit janë në rrezik për shkak të shpërthimit të koronavirusit

Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani, të shtunën, pasi i ka fshehur faktet dhe e ka minimizuar seriozitetin e krizës së koronavirusit në Iran për muaj të tërë, e pranoi shkallën e krizës në burgjet iraniane.

“Në njërin nga burgjet hyri një i infektuar dhe, para se të merrej vesh, 100 nga 120 njerëz rezultuan pozitivë për Koronavirusin,” tha ai.

Që nga shpërthimi i koronavirusit, zyrtarët e regjimit iranian, sidomos Rouhani, janë përpjekur ta minimizojnë seriozitetin e krizës, e cila, sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ua ka marrë jetën deri tani më shumë se 40,500 njerëzve.

Përgjigjja e përgjithshme e regjimit iranian ndaj krizës së koronavirusit ka qenë katastrofike. Por përqasja e tij ndaj të burgosurve ka rezultuar në infektime masive e në vdekje. Në vend që t’i lironte të burgosurit, regjimi i ka arrestuar kundërshtarët politikë dhe ata që thonë të vërtetën për koronavirusin, nën  pretekstin e “përhapjes së thashethemeve.” Arrestimi kohët e fundit i dy studentëve elitarë e konfirmon faktin që mullahët nuk janë të gatshëm t’ua shpëtojnë jetën iranianëve, veçanërisht të burgosurve.

Keqmenaxhimi i krizës së koronavirusit në burgje nga regjimi dhe mungesa e kushteve higjienike ka rezultuar në dhjetëra rebelime nëpër burgjet e Iranit. Në vigjilje të Vitit të Ri pers, regjimi pretendoi se kishte liruar përkohësisht dhjetëra mijëra të burgosur. Rebelimet nëpër burgje në mbarë vendin dhe arrestimet e kundërshtarëve politikë përgënjeshtrojnë pretendimet e regjimit dhe tregojnë se ajo deklaratë ishte një akt mashtrimi dhe të burgosurit, veçanërisht ata politikë, ndodhen ende në burgje, në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme.

E megjithatë, në vend që t’i ndihmonte, regjimi iu përgjigj me plumba kërkesave të të burgosurve. Të burgosurit e riarrestuar janë ekzekutuar me të shpejt. Masat e sigurisë në burgje janë shtuar.

Për ditë të tëra, regjimi e mohoi ekzistencën e virusit në Iran në mënyrë që të rriste pjesëmarrjen në zgjedhjet e rreme parlamentare të cilat dështuan për shkak të bojkotit të përgjithshëm nga ana e popullit. Dokumentat e zbardhura nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), të cilat i përkasin Organizatës Kombëtare të Emergjencave të Iranit, tregojnë se zyrtarët e regjimit kanë qenë në dijeni të përhapjes së COVID-19 që në janar. Edhe pas pranimit të ekzistencës së koronavirusit, regjimi refuzoi të niste karantinën për javë të tëra, dhe kur më në fund e bëri këtë, ishte shumë vonë dhe nuk zgjati shumë. Meqë kjo e ashtu-quajtur periudhë karantine nuk u shoqërua me mbështetje qeveritare për popullin, janë shtuar edhe më shumë njerëz, shumica prej të cilëve kanë luftuar me varfërinë për shkak të korrupsionit të institucionalizuar dhe politikave të gabuara ekonomike të regjimit, në ushtrinë e të uriturve. Kjo mund të kishte çuar në një kryengritje mbarëkombëtare. Kështu që regjimi u dha urdhër njerëzve t’i riktheheshin punës në mënyrë që ta shmangte përkohësisht këtë kryengritje dhe ta shpëtonte ekonominë e tij në kurriz të jetës së njerëzve.

Siç ka thënë Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, komuniteti ndërkombëtar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Komisionerja e Lartë për të Drejtat Njerëzore, Këshilli i të Drejtave të Njeriut, dhe raportuesit specialë të OKB-së duhet të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur ekzekutimet, për të siguruar lirimin e të burgosurve dhe për të parandaluar një katastrofë humanitare në burgjet e Iranit.