Thursday, March 28, 2024

Iran: Numri i Viktimave të Koronavirusit Shkon mbi 40,000 në 314 Qytete

8 maj 2020

Iran: Coronavirus fatalities exceed 40,000 in 314 citiesMbi 40,000 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran – Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK

Maryam Rajavi: nën sundimin e mullahëve, populli është jashtëzakonisht i brishtë përballë tërmeteve e virusit, sidomos në Teheran, që ka një popullsi prej 14 milion banorësh. Mullahët e kanë shkatërruar e plaçkitur të gjithë infrastrukturën. Solidariteti dhe ofrimi i ndihmës në këtë situatë emergjence është detyrë patriotike. Iniciativën duhet ta marrin të rinjtë e guximshëm dhe gratë që janë në pararojë në këshillet popullore.

Nga frika e pasojave të brendshme e ndërkombëtare të përmasave të katastrofës në Iran, regjimi klerikal vazhdon ta fshehë numrin e vërtetë të vdekjeve. Sot, Abdolreza Rahmani Fazli, Ministri i Brendshëm i regjimit, tha, “Të paktën shtatë agjenci zyrtare japin statistika të ndryshme lidhur me numrin e të infektuarve dhe të vdekjeve… Është vendosur që asnjë agjenci tjetër të mos i publikojë shifrat. Kushdo që dëshiron të raportojë mbi statistikat duhet ta bëjë këtë duke u bazuar tek statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë. Mënyra aktuale e raportimit shkakton shumë keqpërdorime që kanë impakt si tek publiku, ashtu edhe tek mediat e huaja.”

Mbrëmjen e djeshme, Iraj Harirchi, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë u citua nga rrjeti shtetëror i lajmeve duke thënë, “Prisnim të shihnim një tendencë në zbritje në disa provinca të vendit, si për shembull në Khuzestan, por kjo gjë nuk ka ndodhur.”

Drejtori i spitalit Razi në Ahvaz tha për televizionin shtetëror të Khuzestan-it, “Tani që po flas, po shtrohen në spital 50 pacientë. Situata po bëhet kritike.” Televizioni i regjimit shtoi në raportin e tij se: “Spitali Razi e ka arritur tashmë kapacitetin e tij, dhe sot numri i vdekjeve në provincë është rritur në mënyrë të konsiderueshme.”

Sot, agjencia e lajmeve e lidhur me Forcat Quds, Fars, raportoi: “Reza Nejati, zëdhënësi për Taskforcën Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit në Khuzestan, ka paralajmëruar se mund të rikthehemi në gjendjen e karantinës së muajit të shkuar. Besohet se autoritetet e provincës janë nxituar në rihapjen e disa bizneseve, dhe kjo… ishte drita jeshile për rritjen e numrit të të infektuarve në Khuzestan”.

Në Borujerd, Mohammad Kakavand, drejtori i rrjetit të shëndetit dhe trajtimit mjekësor, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve ISNA: “Numri i të shtruarve në spitale është rritur. Fatkeqësisht, kjo tendencë në rritje ka prekur edhe fshatrat në Borujerd, disa prej të cilave duhet të karantinohen. Fshati Jafarabad ka një numër të madh njerëzish të infektuar.”

In Hormozgan, Hamid Jahangiri, Guvernatori i Hajiabad, tha për ISNA: “Virusi po përhapet gjithnjë e më shumë në qytet, dhe ka vende të reja ku nuk ishin raportuar infektime më përpara; edhe numri i pacientëve po rritet.”

Guvernatori i Provincës Qendrore, Seyed Ali Aghazadeh, postoi në Tëitter: “Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 21 të infektuar në provincë, prej të cilëve 15 janë në Khondab, zonë të cilën Ministria e Shëndetit e ka deklaruar si të pastër nga virusi. Ministria e Shëndetit ka bërë si ka dashur vetë në deklarimin e qyteteve si të pastra nga virusi dhe nuk ka kërkuar opinionin e zyrtarëve provincialë. Nëse në Khondab vazhdon të rritet kurba e infektimeve, do të marrim masa më të forta.”

Guvernatori i provincës Qazvin, Jamalipour, tha për Shabakeh Khabar (Rrjeti i Lajmeve) më 7 maj: “Jemi përballur me një seri sfidash në Qazvin dhe Takestan për shkak të dendësisë së popullsisë. Të dyja këto qytete janë ende të kuqe.” Guvernatori i Qom, Sarmast, tha për të njëjtin rrjet lajmesh: “Situata jonë vazhdon të jetë e kuqe po të bazohemi tek numri i pacientëve të shtruar në spital, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe tek Taksforca Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit.”