Iran: Drejtësia e Mullahëve Pohon Arrestimin e Amir Hossein Moradi dhe Ali Younesi, Studentë Elitarë të Universitetit të Teknologjisë Sharif

5 maj 2020

Iran: Mullahs' judiciary admits arrest of Amir Hossein Moradi and Ali Younesi, Sharif University of Technology elite students Ali Younesi-Amirhossein Moradi

Emrat e 18 të arrestuarve të tjerë – Znj. Rajavi bën thirrje për lirimin e të burgosurve, dërgimin e një delegacioni ndërkombëtar

Zëdhënësi i Drejtësisë: Në mesin e krizës së Koronavirusit ky ishte një komplot i armiqve; ata donin të shkaktonin kaos në vend, gjë që u parandalua fatmirësisht nga vigjilenca dhe veprimi në kohë i agjentëve tanë të inteligjencës.”

Drejtësia e regjimit iranian e ka pohuar më në fund arrestimin e dy studentëve elitarë të Universitetit të Teknologjisë Sharif, pasi i kishte mbajtur të burgosur për 26 ditë. Amir Hossein Moradi ishte zhdukur më 10 prill, ndërsa Ali Younesi ishte dërguar në shtëpi mbrëmjen e po asaj dite, me plagë e shenja torture.

Ali Younesi

Iran: Mullahs' judiciary admits arrest of Amir Hossein Moradi and Ali Younesi, Sharif University of Technology elite students

Pas pak orësh i kishin marrë edhe prindërit e tij bashkë me të dhe i kishin marrë në pyetje për orë të tëra nën presion. Më pas, studentët e Universitetit Sharif protestuan dhe kërkuan informacione për statusin dhe fatin e shokëve të tyre.

Ali ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e 12-të Ndërkombëtare të Astronomisë e Astrofizikës, të zhvilluar në Kinë në 2018-ën. Më përpara, ai kishte fituar medaljen e argjendtë dhe të artë në Olimpiadën Kombëtare të Astronomisë në 2016-ën dhe 2017-ën. Edhe Amir Hossein ka fituar medaljen e argjendtë në olimpiadë në vitin 2017.

Zëdhënësi i Drejtësisë, Gholam-Hossein Esmaili, pohoi sot faktin e arrestimit të Amir Hossein Moradi dhe Ali Younesi, duke thënë se ata kishin qenë të lidhur me PMOI (MEK). Duke recituar një seri akuzash të sajuara, ai shtoi se ata kishin qenë të përfshirë në “veprime devijante” dhe po “përpiqeshin të kryenin operacione sabotazhi.” “Në shtëpitë e tyre janë zbuluar pajisje eksplozive që përdoren në operacione sabotazhi,” tha ai.

“Në mesin e krizës së koronavirusit, ky ishte një komplot i armiqve; ata donin të shkaktonin kaos në vend, gjë që u parandalua fatmirësisht nga vigjilenca dhe veprimi në kohë i agjentëve të ministrisë së inteligjencës,” shtoi Esmaili.

I tmerruar nga mundësia e një kryengritjeje, fashizmi fetar që sundon Iranin nuk gjen mundësi tjetër përveç përdorimit të frikësimit, shtypjes, dhe shtimit të represionit. Ana tjetër e medaljes së taktikave të ministrisë së inteligjencës të regjimit është rifillimi i cirkut qesharak të agjentëve të saj në mediat sociale, agjentë të cilët paraqiten si familjarë të PMOI në Shqipëri.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar emrat e 18 personave të tjerë, mes shumë të arrestuarve:

  1. Mohammad Reza Ashrafi Samani, Isfahan
Mohammad Reza Ashrafi Samani, Isfahan
  1. Nahid Fat’halian, Teheran
Nahid Fat’halian, Tehran
  1. Kamran Rezaeifar, Teheran
 Kamran Rezaeifar, Tehran
  1. Sepehr Imam Jomeh, Teheran
 Sepehr Imam Jomeh, Tehran
  1. ParastooMo’ini, Teheran
ParastooMo’ini, Tehran
  1. Zahra Safaei, Teheran
Zahra Safaei, Tehran
  1. Bijan Kazemi, Kuhdasht
Bijan Kazemi, Kuhdasht
  1. ForoughTaghipour, Teheran
ForoughTaghipour, Tehran
  1. Marzieh Farsi, Tehran
Marzieh Farsi, Tehran
  1. Massoud Rad, Teheran
  2. Mohammad Mehri, Qom
Mohammad Mehri, Qom
  1. Somayeh Bidi, Karaj
Somayeh Bidi, Karaj
  1. Mohammad Hassani, Karaj
Mohammad Hassani, Karaj
  1. Rasool Hassanvand, Khorramabad
Rasool Hassanvand, Khorramabad
  1. Gholam Ali Alipour, Amol
Gholam Ali Alipour, Amol
  1. Mehran Gharabaghi, Behbahan
Mehran Gharabaghi, Behbahan
  1. Majid Khademi, Behbahan
 Majid Khademi, Behbahan
  1. Saeed Rad, Semnan
 Saeed Rad, Semnan

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), theksoi se të arrestuarit i nënshtrohen torturës dhe rrezikojnë ekzekutimin, si dhe janë në rrezik ekspozimi ndaj Koronavirusit. Ajo nxiti sërish Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneren e Lartë për të Drejtat Njerëzore, dhe Këshillin e të Drejtave Njerëzore, si dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të marrin masa urgjente për të siguruar lirimin e të arrestuarve dhe që të dërgojnë misione ndërkombëtare për të vizituar burgjet e regjimit e për t’u takuar me këta të burgosur.

Regjimi klerikal duhet t’i publikojë emrat e gjithë të arrestuarve dhe t’i respektojë të gjitha të drejtat e tyre që mbrohen nga konventat ndërkombëtare në të cilat ai është i përfshirë. Tortura dhe keqtrajtimi i të burgosurve politikë janë praktika të njohura të regjimit. Që nga kryengritja e dhjetorit 2017, një numër i konsiderueshëm të burgosurish janë vrarë nën torturë. Regjimi hesht dhe fsheh faktet lidhur me fatin e këtyre të burgosurve. Dhe kur detyrohet të thotë diçka, pretendon se kanë kryer vetëvrasje.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

5 maj 2020

Sanksionet mbi Hezbollah, një tjetër goditje ndaj fushatës anti-sanksione të Teheranit

Hezbollah, the terrorist arm of the Iranian regime, has been designated as a terrorist organization by GermanyAnalizë nga PMOI/MEK

Iran, 04 maj 2020—Më 30 prill, Ministria e Brendshme e Gjermanisë e etiketoi zyrtarisht Hezbollah-un libanez në tërësi si organizatë terroriste dhe ndaloi të gjitha veprimtaritë e tij brenda këtij vendi. Në orët e para të së enjtes, policia gjermane mësyu qendrat e Hezbollah njëkohësisht në disa shtete dhe inspektoi qendrat e forcave të lidhura me të.

Ky veprim i qeverisë gjermane ka provokuar një reagim të fortë e të papritur nga liderët e regjimit klerikal në Iran.

Dihet që Hezbollah dhe agjentët e tij në Europë e në vende të tjera të botës janë në shërbim të aparatit terrorist të regjimit. Shumë veprimtari terroriste të regjimit iranian janë kryer nga Hezbollah, si për shembull bomba në AMIA në vitin 1994 në Argjentinë apo vrasjet në restorantin Mykonos në Berlin në vitin 1992.

“Kjo do të thotë që atmosfera për Iranin po bëhet gjithnjë e më e kufizuar. Megjithatë, kishte mundësi që Hezbollah të kryente në Gjermani e Europë veprimtari që mund të na shërbenin neve, dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara po i mbyllin dyert,” tha një ekspert i regjimit për të përditshmen shtetërore Jahan-e Sanat të shtunën, më 2 maj.

“Mbyllja e veprimtarive të Hezbollah në këtë vend (Gjermani) mund të konsiderohet si një hap tjetër për ta shtuar presionin mbi Iranin në vigjilje të heqjes së mundshme të embargos së armëve mbi Republikën Islamike,” tha një tjetër zyrtar i regjimit për të përditshmen Aftab-e Yazd më 2 maj.

Raporti Mujor i Organizatës së të Drejtave Njerëzore: Rritet Numri i Ekzekutimeve në Iran Gjatë Krizës së Koronavirusit

4 maj 2020

Iran-human-rightsOrganizata e të drejtave njerëzore Iran Human Rights Monitor (Iran-HRM)  ka publikuar raportin e saj muior mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran. “Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar 32 individë, duke përfshirë kundërvajtës të mitur, anëtarë të minoriteteve etnike dhe të dënuar për krime të lidhura me drogën,” lexon raporti.

Më poshtë vijon një përmbledhje e raportit të Iran HRM:

Në prill 2020, ndërkohë që Irani dhe e gjithë bota po përballeshin me koronavirusin (COVID-19), regjimi e rriti shtypjen mbi popullin e tij.

Regjimi nisi një valë të re ekzekutimesh, duke vrarë të paktën 32 njerëz në 14 qytete, duke përfshirë kundërvajtës të mitur dhe anëtarë të minoriteteve etnike. Shumë prej të ekzekutuarve kishin marrë pjesë në protesta kundër kushteve të burgjeve, veçanërisht në kushtet e pandemisë së Covid-19, dhe faktit që regjimi nuk i kishte liruar përkohësisht për ta ndaluar përhapjen masive të sëmundjes në burgje.

Sipas kësaj organizate të rëndësishme të të drejtave njerëzore, më 11 prill, regjimi vari të burgosurin politik iraniano-kurd Mostafa Salimi. Salimi, 53 vjeç, ishte një prej rreth 80 të burgosurve që ishin arratisur nga burgu i Saqqez në provincën Kurdistan, pas një proteste më 27 mars. Ai u riarrestua disa ditë më vonë.

Në një pjesë tjetër të raportit të saj mujor, Iran HRM raporton mbi ekzekutimin nga regjimi iranian të një të burgosuri tjetër që ishte arratisur nga burgu i Saqqez më 27 mars, dhe më pas ishte riarrestuar. Shayan Saeedpour ishte burgosur për vrasje pasi kishte vrarë një njeri gjatë një përleshjeje në rrugë dhe kishte qenë vetëm 17 vjeç në kohën e arrestimit.

Amnesty International ka thënë se “ekzekutimi i tij mund të ketë qenë një akt shpagimi nga ana e autoriteteve lokale të ndjekjes penale, me qëllimin për t’u futur frikën të burgosurve të tjerë që të mos tentojnë arratisje të ngjashme”.

Sipas Iran HRM, më 18 prill është ekzekutuar Majid Esmailzadeh në burgun e Ardabil, megjithëse edhe ai ishte dënuar me vdekje për një krim të supozuar të kryer para moshës 18 vjeçare, ndërsa më 23 prill u ekzekutua Sina Mohammadi për një vrasje që thuhet se e ka kryer ndërkohë që ishte nën moshë.

Kundërvajtësi minoren Danial Zeinolabedin u ekzekutua më 2 prill, pasi ishte rrahur nga zyrtarët në burgun e Miandoab, pas një proteste në burgun e Mahabad më 28 mars.

Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut i dënoi këto ekzekutime të kundërvajtësve minorenë më 22 prill.

Ekzekutimet kanë vazhduar edhe gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit.

Më 21 prill, Shahram Baygan u var në Burgun Qendror të Tabriz, para se familja e tij të informohej. Ai ishte shtruar në spital pasi ishte rrahur keq nga rojat gjatë një proteste ndaj kushteve të burgut në mars.

Më 24 prill, banorët e Baneh, Abdul Vahed Faizi dhe Ramyar (Payam) Mokhless u ekzekutuan në Burgun Qendror të Sanandaj. Këta kurdë ishin arrestuar, sipas raporteve, për vrasje. Po atë ditë, një anëtar i minoritetit etnik Baluch, Abul Baset Dahani, u var në Zahedan.

Në fund të prillit, Soleiman Mirzayi dhe Vahed Rostamzadeh, 30 vjeç, u ekzekutuan për akuza droge në burgjet e Borujerd dhe Hamedan, përkatësisht.

Amnesty International ka vënë në dukje në raportin e saj vjetor të Dënimit me Vdekje se Irani ka numrin e dytë më të madh të ekzekutimeve në botë, numër që përbën një të tretën e ekzekutimeve të botës. Irani ka gjithashtu numrin më të madh të ekzekutimeve të minorenëve.

Iran: Numri i viktimave të koronavirusit shkon në mbi 39,000 në 312 qytete

4 maj 2020

Pavarësisht gënjeshtrave të Rouhani-t, kryetari i komitetit të epidemiologjisë në Ministrinë e Shëndetit paralajmëron për një kurbë në rritje të Koronavirusit në 15 provinca

Kryetari i komitetit për parandalimin e koronavirusit: Ndarja e rajoneve në të bardha, të verdha e të kuqe nuk ka bazë shkencore, dhe është thjesht lojë fjalësh. Z. President ka krijuar një ndjesi të rreme optimizmi duke u caktuar ngjyra qyteteve e rajoneve.
Znj. Rajavi dënon trajtimin çnjerëzor të grave të infektuara në burgun e Ahvaz, nxit Znj. Bachelet, Komisioneren e Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, që të ndërmarrë hapa për të siguruar lirimin e grave të burgosura.
Në mesin e krizës së Koronavirusit, parlamenti i regjimit miraton ndryshimin e monedhës iraniane nga Rial në Toman, duke eliminuar katër zero.
Maryam Rajavi: Kjo masë e marrë me ngurrim, pas rënies së madhe të vlerës së Rialit është sinjali më i rëndësishëm dhe pohimi zyrtar i falimentimit ekonomik të regjimit.

Në spitalin Sina të Teheranit janë minimizuar pajisjet e nevojshme për mjekët dhe infermierët. Spitali është vënë nën kontrollin e të ashtu-quajturve mercenarë ideologjikë e politikë, dhe kushdo që proteston hiqet nga puna. Nëse dikush filmon, merret në pyetje, dhe i konfiskohet telefoni.

Ndërkohë që shfaqja e lutjeve të së premtes është planifikuar të bëhet në 157 qytete këtë javë (IRNA, 3 maj), sot Komiteti i Epidemiologjisë në Ministrinë e Shëndetit shpalli se: “Vëzhgohet tendencë në rritje ose fillimi i pikut në 15 provinca (Qom, Lorestan, Ilam, Gilan, Golestan, Khorasan Razavi, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, Khuzestan, Hormozgan, Kerman, Yazd, Isfahan, Zanjan, Chaharmahal dhe Bakhtiari, dhe Kermanshah),” raporton agjencia shtetërore e lajmeve ISNA.

IRGC e Iranit merr nën kontroll spitalet gjatë krizës së koronavirusit

Spitali Sina në Teheran

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 03 maj 2020—Ndërkohë që zyrtarët e lartë të regjimit në Iran po i ulin kufizimet e koronavirusit dhe po i shpallin disa qytete si zona “të bardha”, ka raporte që tregojnë se masat e karantinës po hiqen edhe në disa spitale.

Një punonjës i spitalit Sina në kryeqytetin Teheran tha të shtunën, më 2 maj, se: “Kanë dalë urdhra që pacientët me koronavirus të shtrohen në të gjitha seksionet e spitalit dhe nuk do të ketë masa karantine!”

 

“Mjekët dhe infermierët po e kufizojnë përdorimin e mjeteve mbrojtëse. Zyrtarët e regjimit e kanë marrë nën kontrollin e tyre situatën brenda spitaleve dhe kushdo që proteston ndaj këtyre kushteve të reja hiqet nga puna. Gjatë javës së shkuar, dhjetë individë janë infektuar me COVID-19 dhe 30 individë kanë vdekur vetëm në këtë spital. Megjithatë, vetëm dhjetë nga këto vdekje janë regjistruar si të shkaktuara nga koronavirusi,” shton ky person.

“Zyrtarët e regjimit qëndrojnë në spital 24 orë në ditë dhe nëse dikush përdor celularin, kontrollohet. Nëse dikush shihet duke bërë filmime, merret në pyetje, dhe celulari i konfiskohet për t’u shqyrtuar. Për të mos i humbur celularët e tyre, anëtarët e personelit të spitalit ose nuk i marrin ato fare në punë, ose nuk i përdorin gjatë turnit të tyre. Tashmë spitali është nën kontrollin e Gardës Revolucionare (IRGC),” shtojnë raportet.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 310 Qytete Shkon Përtej 38,700

3 maj 2020

Over 38,700 dead of coronavirus (COVID-19) in Iran-Iran Coronavirus Death Toll per PMOI MEK sourcesMaryam Rajavi: Regjimi klerikal po përpiqet ta paraqesë situatën si normale duke e krahasuar në mënyrë qesharake me atë të vendeve europiane. Khamenei dhe Rouhani i dërgojnë njerëzit në altarin e sakrificës të Koronavirusit. Jetët e njerëzve nuk kanë asnjë vlerë për ta, dhe nuk e ndihmojnë popullin me qindra biliona dollarët e pasurisë publike që gjenden në duart e Khamenei-t. Këshilli i Sigurimit duhet të ndërhyjë për të shpëtuar jetët e të burgosurve dhe për të siguruar lirimin e tyre, sidomos të të burgosurve politikë. Jetët e të burgosurve kërcënohen njëkohësisht nga Koronavirusi dhe nga regjimi klerikal.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të dielën, më 3 maj 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 38,700 në 310 qytete të Iranit.

Megjithatë, sot, Hassan Rouhani tha, “Xhamitë do të rihapen nesër dhe lutjet e së premtes do të zhvillohen në 132 qytete, të cilat janë të pastra nga virusi dhe me rrezik të ulët, … Edhe në zonat e kuqe, disa biznese … do të hapen me kusht që të mos ketë grumbullime njerëzish.”

Ali Khamenei dhe Rouhani po e kryejnë këtë akt kriminal ndërkohë që shumë zyrtarë e ekspertë të regjimit e konsiderojnë të rrezikshëm në situatën aktuale. Alireza Zali, kryetari i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit në Teheran, tha, “Duhet ta konsiderojmë Teheranin si një qytet të kontaminuar … Nuk duhet të gënjehemi nga statistikat në ulje.” Sipas Shabakeh Khabar (Rrjeti i Lajmeve), më 3 maj 2020, Shahabadi nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Kermanshah tha, “Rastet pozitive në provincë po rriten dita ditës. Jemi të shqetësuar për valën e dytë të shpërthimit të Koronavirusit. Virusi do të ketë një impakt më të rëndë në valën e dytë.”

Sipas të përditshmes shtetërore Setareh Sobh më 3 maj 2020, Mahboubfar, një anëtar i Komitetit për Parandalimin dhe Luftimin e Koronavirusit, tha se nuk është dakord me deklaratën e Rouhani-t që thotë se “objektet fetare do të rihapen me shumë mundësi në zonat që janë pa virus … Nuk ka dhe nuk do të ketë zona të tilla.”

Ndërkohë, në komentet e publikuara nga Agjencia e Lajmeve Fars më 2 maj, Ahmad Khaddadi, Zëvendës Ministër i Kulturës dhe Udhëheqjes Islamike, u ankua për zbulimet dhe dokumentat e publikuara nga Rezistenca Iraniane lidhur me shpërthimin e koronavirusit në Iran. “MEK është e pranishme në shumë kryeqytete europiane, duke përfshirë Shqipërinë. Ata kanë madje edhe media dhe një rrjet televiziv, dhe njerëzit në Iran i shohin raportet e tyre,” tha ai.

E burgosura politike Zeinab Jalalian transferohet në burgun Qarchak

Political prisoner_Zeinab Jalalian_transferred to Qarchak2 maj 2020

E burgosura politike Zeinab Jalalian transferohet në burgun Qarchak: Raportet të shtunën më 2 maj 2020 tregojnë se e burgosura politike kurde Zeinab Jalalian është transferuar në godinën e karantinës të burgut Qarchak në Varamin.

Të hënën, më 27 prill, e burgosura ishte marrë me forcë nga burgu i Khoy dhe ishte dërguar në një vend të panjohur për arsye të panjohura.

“Pasi e morën nga burgu i Khoy, Zeinab-in e transferuan së pari në burgun e Urmia-s, më pas në Kermanshah, pastaj në burgun Evin, dhe në fund në godinën e karantinës të burgut Qarchak në Varamin.

“Transferimi i saj në këtë godinë vjen në një kohë kur atje po mbahen aktualisht rreth 80 të burgosura që janë transferuar kohët e fundit në burgun Qarchak në Varamin. Për shkak të shpërthimit të koronavirusit në burgje, familja e saj është thellësisht e shqetësuar për gjendjen e saj”, thotë një burim pranë familjes së Jalalian.

Zeinab Jalalian ka kaluar 13 vite nga dënimi i saj i përjetshëm në burgun e Khoy. Ajo është në gjendje të dobët shëndetësore dhe vuan nga disa sëmundje si pterygium, infeksion i gojës, dhe infeksione të tjera të rënda. Ajo vuan edhe nga sëmundje të zorrëve e të stomakut dhe nga tensioni i lartë.

Në një thirrje për aksion urgjent më 15 qershor 2018, Amnesty International pati thënë se Zeinab Jalalian-in  po e torturojnë duke ia bllokuar aksesin në kujdesin mjekësor.

Sipas Amnesty International, “Zeynab Jalalian ka gjithashtu probleme të zemrës, zorrëve dhe veshkave, si dhe një infeksion të gojës që i ka shkaktuar gunga të bardha e të dhimbshme në gjuhë dhe që e pengon në ngrënie e gëlltitje. Ajo rrezikon të humbë shikimin në burg pasi po i mohohet mundësia e një operacioni për sëmundjen e syrit që po i përkeqësohet e që quhet pterygium, sëmundje e cila po ia pengon të parit dhe po i shkakton shqetësim të madh.”

“Ajo u ka kërkuar vazhdimisht autoriteteve të burgut që ta transferojnë në një spital jashtë burgut për trajtim të specializuar për problemet e saj shëndetësore, por autoritetet ose ia kanë refuzuar kërkesat, ose i kanë pranuar ato me kushtin që ajo të bëjë “rrëfime” të filmuara,” shton kjo organizatë ndërkombëtare e të drejtave njerëzore.

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 3 Maj 2020

3 maj 2020

May 3, 2020: Latest NewsIran: Fëmijë fshatarë në një klasë jashtë shkollës në Avaj të provincës Qazvin për shkak të shpërthimit të koronavirusit- Prill 2020

Një Fshat në Provincën e Azerbaixhanit Lindor, në Iranin Veri-Perëndimor:

Në mungesë të mbështetjes sistematike nga qeveria gjatë pandemisë së koronavirusit, një mësues i ri shkon derë më derë për t’u dhënë mësim nxënësve që nuk kanë akses në internet.

Image

***

“Mjaft më me Padrejtësi”: Njësitë e Rezistencës të MEK

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve më 1 maj, populli iranian dhe rrjeti i PMOI/MEK brenda Iranit theksojnë se zgjidhja për Iranin është përmbysja e pushtetit të mullahëve. Përmes graffiti-ve në vende publike, ata shkruajnë mesazhet e liderit të Rezistencës Iraniane, Massoud Rajavi, dhe të Presidentes së NCRI-së, Maryam Rajavi.
Ata shkruajnë:
Isfahan— “Hajdutët janë të gjithë të lirë, ndërkohë që mësuesit e punëtorët janë të burgosur”
“Mësuesit e burgosur duhet të lirohen”
“Mësuesit më mirë vdesin sesa të pranojnë diskriminimin”
“Mjaft më me padrejtësi”
Rasht— “Punëtorë, ngrihuni dhe rezistoni” / “Punëtorë, arsimtarë, dhe pensionistë, duhet të ngrihemi kundër regjimit të mullahëve tiranikë”
Maryam Rajavi: “Thirrja e punëtorëve tanë të cilët thonë se janë të uritur është një turp i madh për mullahët”
“Punëtorët janë të varfër, ndërkohë që regjimi pretendon se përfaqëson Zotin”
Teheran— “Thirrja e çdo punëtori iranian është poshtë Khamenei dhe Rouhani”
Ahvaz— “Punëtorë mbani mend, MEK ju mbështet ju dhe përpjekjet tuaja”
“Lavdi punëtorëve dhe poshtë Lideri Suprem tiran” / “Punëtorët e varfër duhet të ngrenë krye”
“Thirrja e çdo punëtori iranian është poshtë Khamenei dhe Rouhani të cilët janë shkaku i koronavirusit dhe i të gjitha fatkeqësive”

“Hail to the rebels of freedom” MEK Resistance Units

 

Regjimi iranian i xhindosur nga etiketimi terrorist i Hezbollah në Gjermani

Amir Abdullahian, a member of Iran’s Revolutionary Guards Quds Force and special assistant in international affairs to the regime’s Majlis (parliament) speaker Ali LarijaniAmir Abdullahian, anëtar i Forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit dhe asistent special për çështjet ndërkombëtare i kryetarit të Majlis (parlamentit), Ali Larijani

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 02 maj 2020—Regjimi i mullahëve që sundon Iranin është i xhindosur nga vendimi i Gjermanisë për ta etiketuar Hezbollah-un libanez si organizatë terroriste dhe e ka përshkruar në mënyrë qesharake këtë lëvizje si një “gabim strategjik.”

“Veprimi i Gjermanisë për ta etiketuar Hezbollah-un libanez si organizatë terroriste është një gabim strategjik. Hezbollah është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë libaneze, një garantues i sigurisë dhe sovranitetit, dhe pjesë e qeverisë e parlamentit libanez,” tha Amir Abdullahian, një anëtar i Forcave Quds të Gardës Revolucionare (IRGC) dhe asistent special për çështjet ndërkombëtare i kryetarit të Majlis (parlamentit) të regjimit, Ali Larijani, për agjencinë e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, të enjten, më 30 prill. “Fakti që Gjermania po ndjek shembullin e politikave të ndyra që kanë interesat e veta në rajon do ta vërë Berlinin në rrezik,” kërcënoi ai.

SHBA Vë Sanksione të Reja mbi Kompaninë Frontale të Regjimit Iranian në Irak

2 maj 2020

U.S. Slaps New Sanctions on Iran Regime’s Front Company in Iraq Ndërtesa e Thesarit amerikan

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) në Departamentin amerikan të Thesarit, në një njoftim për shtyp më 1 maj, shpalli etiketimin e  Amir Dianat, një agjent i regjimit iranian në Irak, dhe të kompanisë së tij e cila operon si një kompani frontale për Forcat Quds të Gardës Revolucionare (IRGC).

“Dianat, i cili njihet gjithashtu si Ameer Abdulazeez Jaafar Almthaje, është i përfshirë në përpjekjet e IRGC-QF për të gjeneruar të ardhura dhe për të kontrabanduar armë jashtë vendit. OFAC ka etiketuar gjithashtu Taif Mining Services LLC, një kompani që është në pronësi të Dianat, apo që kontrollohet e drejtohet prej tij,” lexon njoftimi për shtyp.

Njëkohësisht me këtë veprim të OFAC, Prokuroria e SHBA për Distriktin e Kolumbisë ka ngritur akuza kundër Dianat dhe njërit prej partnerëve të tij të biznesit për shkelje të sanksioneve dhe ligjeve mbi pastrimin e parave, si dhe  ka nisur një procedim konfiskimi civil duke thënë se rreth 12 milion dollarë janë subjekt konfiskimi si fonde të përfshira në këto krime dhe si asete të një organizate të huaj terroriste.

“Regjimi iranian dhe mbështetësit e tij vazhdojnë t’i japin përparësi financimit të organizatave ndërkombëtare terroriste më shumë sesa shëndetit dhe mirëqenies së popullit iranian,” tha Sekretari i Thesarit Steven T. Mnuchin. “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për të punuar me institucionet financiare, organizatat jo-fitimprurëse, dhe partnerët ndërkombëtarë për të lehtësuar tregtinë dhe ndihmën humanitare për popullin iranian.”

“Dianat, një partner i zyrtarëve Behnam Shahriyari dhe Rostam Ghasemi të IRGC-QF, i ka mbështetur operacionet kontrabanduese të IRGC-QF për disa vite, duke përfshirë përpjekjet me qëllim transportimin e armëve, përfshirë raketat. IRGC-QF është mbështetur tek Dianat për të siguruar hyrjen e anijeve që mbanin ngarkesa të IRGC-QF dhe i ka përdorur lidhjet e tij të biznesit për të lehtësuar kërkesat logjistike. Dianat ka qenë i përfshirë direkt në përpjekjet e IRGC-QF për të kontrabanduar ngarkesa nga Irani në Jemen,” lexon deklarata.

“Dianat ka qenë i përfshirë në zhvillimin e mundësive të paligjshme të biznesit për të gjeneruar të ardhura për IRGC-QF, dhe në 2019-ën, ka përdorur Taif Mining Services LLC, një kompani nën kontrollin e tij, për të siguruar një cisternë nafte,” shton deklarata e Thesarit amerikan.

Për vite të tëra, Rezistenca Iraniane e ka theksuar rolin e kompanive frontale dhe agjentëve të regjimit iranian në Irak në anashkalimin e sanksioneve dhe financimin e veprimtarive terroriste të regjimit në Irak. Më 26 janar 2007, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) pati ekspozuar një listë prej 32,000 emrash dhe numrash llogarie të agjentëve të Forcave Quds të regjimit në Irak. Shumë nga këta agjentë janë bërë më vonë zyrtarë të lartë të qeverisë irakene, dhe jo vetëm që kanë plaçkitur pasurinë e Irakut e kanë vrarë njerëz të pafajshëm por gjithashtu kanë sulmuar e vrarë anëtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në kampet Ashraf dhe Liberty në Irak.