Friday, March 29, 2024

Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi shkon mbi 41,500 në 317 qytete

14 maj 2020

Iran: Coronavirus death toll exceeds 41,500 in 317 citiesPavarësisht gënjeshtrave të Rouhani-t lidhur me suksesin në menaxhimin e krizës së koronavirusit, zyrtarët e regjimit paralajmërojnë për status të kuq në provinca të ndryshme

Maryam Rajavi: Askush në Iran nuk i merr seriozisht blofet e mullahut mashtrues. Të gjithë e dinë se ai ka ndjekur një politikë mashtrimi maksimal që në fillim, kur pretendoi se ishte i informuar për sëmundjen, me statistikat e shtretërve të spitaleve, dhe me eksportin e maskave e pajisjeve, gjë që Gjermania dhe Turqia e kanë mohuar.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të enjten, më 14 maj 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 317 qytete të Iranit ka arritur në 41,500.

Në gënjeshtrat e tij sot, Rouhani pretendoi se ka patur sukses në menaxhimin dhe kontrollimin e krizës së koronavirusit: “Kohezioni dhe uniteti i zyrtarëve të niveleve të ndryshme në mbarë vendin kanë qenë një nga faktorët më të rëndësishëm në suksesin e menaxhimit dhe kontrollimit të koronavirusit vdekjeprurës…. Ndërkohë që numri i qyteteve të pastra nga virusi rritet dhe i afrohemi fazës së mbajtjes nën kontroll të virusit, do të mund të rihapen edhe biznese e qendra të tjera me dendësi më të madhe, si stadiumet dhe qendrat kulturore.”

Por një orë më vonë, një zëdhënës për Ministrinë e Shëndetësisë i cituar nga agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve IRNA, shpalli se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 71 njerëz dhe janë infektuar 1,808, duke shtuar se 2,758 njerëz janë “në gjendje kritike.” Duke iu referuar krizës në Khuzestan, ai paralajmëroi se “edhe Khorasan-i Verior mund të vuajë nga situata në Khuzestan.”

Ndërkohë, njëri pas tjetrit, zyrtarët e regjimit dhe mediat shtetërore në provinca të ndryshme janë duke shpallur rritje në numrin e pacientëve. “Sot, bomba e koronavirusit shpërtheu në provincën Khuzestan, dhe shifrat janë të jashtëzakonshme, me rreth 550 raste infektimesh brenda një dite në provincën Khuzestan,” raportoi mbrëmjen e djeshme televizioni shtetëror në Khuzestan. Dje, Alireza Bahadory, kryebashkiaku i Behbahan, tha për Agjencinë e Lajmeve të Forcave Quds, Tasnim: “Me shumë keqardhje kemi deklaruar gjendje të kuqe në qytet… dhe u bëjmë thirrje njerëzve që ta zbatojnë karantinimin në shtëpi 100% dhe të mos dalin në rrugë. Sigurisht, ka dalë menjëherë edhe urdhri për t’i fikur dritat në parqe dhe për ta bllokuar rrugën drejt varrezave.”

Më 14 maj, Hossein Farshidi, presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Hormozgan tha për të përditshmen shtetërore Asre-Iran: “Shtimi i rasteve pozitive të Koronavirusit javën e fundit është shqetësues dhe i rrezikshëm. Në rastin e një rritjeje të numrit të të infektuarve, do të rishikohet rihapja.”

Më 13 maj, Ahmad Safari, një deputet i regjimit nga Kermanshah, tha për faqen Khaneh-Melat: “Mungesa e pajisjeve mjekësore është shumë e dukshme dhe nuk e mbulon popullsinë e provincës Kermanshah … Për shkak të mungesës së pajisjeve diagnostikuese, rezultatet e testeve ndonjëherë duan një javë që të dalin, dhe kjo e rrit mundësinë e infektimit të njerëzve të tjerë.”