Thursday, February 9, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 318 Qytete Shkon mbi 42,100

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

16 maj 2020

Over 42,100 dead of coronavirus (COVID-19) in Iran-Iran Coronavirus Death TollMbi 42,100 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran – Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK

Provinca Khuzestan është në situatë kritike; spitalet janë plot me pacientë e me trupa viktimash

Maryam Rajavi, duke i shprehur ngushëllimet e saj popullit të Khuzestan, tha se Ali Khamenei dhe Hassan Rouhani janë përgjegjësit kryesorë për një numër kaq të madh jetësh të humbura të bashkatdhetarëve tanë. Ata e kanë shkatërruar provincën më të begatë e më të pasur të Iranit me politikat e tyre çnjerëzore dhe kanë shkaktuar rritjen e përhapjes së virusit.

Situata në Khuzestan është kritike, dhe regjimi i ka mbyllur me ngurrim 16 qytete. Spitalet janë plot me pacientë, shumë prej të cilëve janë në gjendje kritike. Gjatë ditëve të fundit është raportuar se mbi 1,000 njerëz kanë vdekur në qytete të ndryshme të provincës, gjë që është nën hetim.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha sot për televizionin zyrtar shtetëror, “Në asnjë pjesë të vendit tonë nuk ka situatë normale … dhe mund të mos jemi në gjendje të deklarojmë një situatë normale së shpejti.” Ai shtoi: “Në provincën Khuzestan mund të supozojmë që situata në shumicën e qyteteve është e jashtëzakonshme.”

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ISNA, sot, Zyra e Guvernatorit të Khuzestan shpalli se “Zyrat, bankat dhe shoqatat e panevojshme në 16 qytete të Khuzestan-it janë mbyllur deri më 20 maj, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Izolimi përfshin qytetet Ahvaz, Karun, Bavi, Hamidiyeh, Ramhormoz, Masjed-e-Soliman, Haftgol, Dashte Azadeghan, Mahshahr, Hendijan, Dezful, Shush, Shushtar, Gotvand, Abadan dhe Khorramshahr.”

Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Ahvaz tha për televizionin shtetëror se “Pas rihapjes më 11 prill, numri i pacientëve tanë është rritur që me 21 prill.”

Ferydoon Hemmati, guvernatori i regjimit në Hormozgan, tha sot për të përditshmen shtetërore Hamshahri: “Rritja në përhapjen e koronavirusit në Hormozgan ditët e fundit është alarmuese.”

“Kemi rrezikun e COVID-19 në shumicën e pjesëve të vendit, sidomos në Teheran … Rreziku i epidemisë së koronavirusit në metropolin e Teheranit nuk është ulur, dhe vala e epidemisë vazhdon në Teheran,” tha kreu i trajtimit të sëmundjeve infektive në Ministrinë e Shëndetësisë, i cituar nga e përditshmja shtetërore Javan, sot.

Pavarësisht kësaj, Taskforca Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) shpalli sot: “Shkollat në të gjitha nivelet e arsimit në mbarë vendin do të hapen për një muaj që nga sot.”

Ndërkohë që Khuzestan është shndërruar në një fushë vdekjesh, në fjalimin e tij sot, Rouhani nuk e përmendi aspak këtë provincë, dhe tha paturpësisht: “Që nga dita e parë që u ndeshëm me virusin, jemi përballur edhe me një rrezik tjetër, dhe e kam ndier këtë rrezik nga mediat e huaja. Pashë se ato duan ta izolojnë vendin me këtë sëmundje dhe të krijojnë kaos.” Duke mbrojtur rihapjen e punëve dhe normalizimin e situatës, ai shpalli se vendet e lutjeve do të hapen pas Ramazanit, duke shtuar: “Duhet ta përgatisim popullin që të jetojë me koronavirusin për pak muaj.”

Në një tjetër pohim, Rouhani përmendi mungesën e besueshmërisë së sistemit të regjimit për testimin e pacientëve, për të cilin ai mburrej. “I infektuari është anëtar i një organizate. Por ai caktohet tek një agjenci tjetër. Ka rezultuar pozitiv. Por ka rezultuar negativ në klinikën e agjencisë së vet dhe i është thënë se mund të shkojë në punë… Njëra agjenci përdor skaner CT, ndërsa tjetra teston gjakun dhe pështymën, ose PCR apo serologji. Individët shkojnë tek një mjek dhe u thuhet t’i lënë metodat e tjera, mushkëritë tuaja janë mirë; nuk jeni të infektuar,” tha Rouhani.

Rouhani ia la popullit në dorë ndihmën për të varfrit dhe për ata që kanë mbetur pa punë. Ai tha, “Ka disa probleme të tjera me të cilat duhet të na ndihmojë populli… Disa njerëz kanë humbur punën. Ne nuk kemi vende pune. Për disa, punësimi bëhet i disponueshëm pas tre muajsh. Ka punë të tjera që do të fillojnë pas një muaji. Ata kanë çeqe. Kanë dinjitet; jetojnë me qira dhe duhet ta paguajnë qiranë. Qeveria nuk mund t’i ndihmojë vetë.”