Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 318 Qytete Shkon në mbi 41,700

551

15 maj 2020

Ministria e Shëndetësisë e regjimit: Numri i pacientëve në 24 orët e fundit ishte 2102, numri i më i lartë në 40 ditë.

  • Në mesin e krizës së koronavirusit, nga frika e një kryengritjeje popullore, vazhdojnë arrestimet e të rinjve, studentëve dhe mbështetësve të MEK e familjarëve të tyre, si dhe dënimet me burgim të gjatë për të burgosurit politikë.
  • Maryam Rajavi i nxit sërish delegacionet ndërkombëtare të vizitojnë burgjet e Iranit dhe i bën thirrje Raportuesit Special mbi situatën e të Drejtave Njerëzore në Iran që të takohet me të burgosurit politikë.

Tani që njerëzit janë detyruar t’i rikthehen punës nga Ali Khamenei dhe Hassan Rouhani, numri i pacientëve është rritur eksponencialisht gjatë dy javëve të fundit, duke i dhënë një përmasë të re tragjedisë së koronavirusit. Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha sot se numri i pacientëve të infektuar në 24 orët e fundit ka qenë 2,102, numri më i lartë në 40 ditë.

Gholamreza Shariati, guvernatori i Khuzestan-it, tha sot për agjencinë e lajmeve Borna: “Shtrimet në spital nga koronavirusi në Khuzestan janë rritur me 60%, ndërsa numri i pacientëve të jashtëm është rritur trefish.”

Sot, Qassem Saedi, një deputet i parlamentit të regjimit nga Dashte Azadeghan, tha për agjencinë e lajmeve të IRGC-së, Fars: “Situata e të infektuarve me virusin në Khuzestan është shumë kritike. Një e katërta e të gjithë pacientëve të vendit janë në Khuzestan. Fatkeqësisht, Ministria e Shëndetësisë ka bërë premtime boshe për ta ndihmuar provincën, dhe nuk kemi parë ende ndonjë veprim praktik. Nuk kemi as materialin (për të prodhuar maska), dhe qeveria nuk na e ofron. Kaq në vështirësi është populli i Khuzestan-it.”

Sot, agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve Mehr shkroi: “Khuzestan është ngjitur në vendin e dytë në tabelën e epidemisë së koronavirusit nga fundi… Duket se ka ndërmend të marrë vendin e parë.” “Në provincën Khuzestan është shtuar edhe problemi i mungesës së ujit,” shton Mehr.

Përveç Khuzestan-it, edhe në provincat e tjera situata është kritike. Sot, Mohammad-Reza Ma’ mury, guvernatori i Maneh dhe Samolqan (një distrikt në Khorasan-in Verior), tha për agjencinë e lajmeve Mehr, “Kemi vetëm 32 shtretër në spitale dhe mungojnë shumë pajisje … Më shumë se një e treta e stafit mjekësor në Spitalin Poor Sina janë infektuar me virusin.” “Një nga problemet tona është mungesa e qendrave të duhura për trajtim mjekësor,” shtoi ai. Rouhollah Hosseinpour, guvernatori i Raz dhe Jargalan në Khorasan-in Verior, tha për agjencinë e lajmeve Fars sot se nuk ka spitale në qytet. Fars ka cituar edhe Massoud Sadegh, guvernatorin e qytetit Farooj (në Khorasan-in Verior), duke thënë se “një pjesë e madhe e stafit bashkiak janë të infektuar me koronavirusin” dhe se shtatë anëtarë të një familjeje në një fshat janë prekur nga kjo sëmundje.