Saturday, July 27, 2024

Njësitë e Rezistencës të MEK Shpërndajnë Mesazhin e Shpresës dhe Rezistencës në Iran

MEK Resistance Units Spread Message of Hope and Resistance in Iran Një shembull i veprimtarive të Njësive të Rezistencës të MEK brenda Iranit.

Raportet dhe filmimet nga Irani tregojnë se veprimtaritë e “Njësive të Rezistencës” të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) po përhapen çdo ditë në mbarë vendin. Nga e mërkura, më 1 korrik, deri të shtunën, më 4 korrik, Njësitë e Rezistencës të MEK kanë organizuar veprimtari në Teheran e në shumë qytete të tjera, përfshirë: Isfahan, Shiraz, Qom, Ahvaz, Gorgan, Andimeshk, Khorramabad, Nishapur, Amol, Qazvin, Karaj, dhe Hamadan, duke bërë thirrje për ndryshim regjimi dhe në mbështetje të lëvizjes së Rezistencës Iraniane.

Njësitë e Rezistencës të MEK jo vetëm që shpërndajnë mesazhin e shpresës në mbarë Iranin, por gjithashtu thyejnë atmosferën e frikës dhe shtypjes dhe mbajnë gjallë flakën e Rezistencës.

Roli i Njësive të Rezistencës të MEK, si njësi të organizuara të shpërndara në mbarë Iranin, është të kenë impakt mbi ngjarjet në terren dhe ta udhëheqin kryengritjen e popullit iranian drejt lirisë dhe përmbysjes së regjimit. 40 vitet gjatë të cilave regjimi iranian ka plaçkitur pasurinë kombëtare, ka shtypur shoqërinë iraniane, ka implementuar politika ekonomike të gabuara dhe i ka dhënë përparësi eksportit të terrorizmit dhe programeve anti-patriotike bërthamore e të raketave në vend të jetës dhe mirëqenies së popullit iranian, e kanë kthyer shoqërinë iraniane në një fuçi baruti.