Wednesday, February 1, 2023

Shpërthimi në jug të Teheranit lë pesë të vdekur e të plagosur

 

Explosion in Baghershahr, a town located south of Tehran, the capital of Iran – July 7, 2020Shpërthim në Baghershahr, një qytet në jug të Teheranit, kryeqytetit iranian – 7 korrik 2020

 

Pas një vargu shpërthimesh e zjarresh në Iran, një shpërthim i madh ka tronditur qytetin industrial Baghershahr që ndodhet në jug të Teheranit në orët e para të mëngjesit të së martës, më 7 korrik. Ky shpërthim i stërmadh la dy njerëz të vdekur e tre të plagosur. Regjimi i mullahëve thotë se shkaku i këtij incidenti ishte shpërthimi i kapsulave të oksigjenit.

IRNA, agjencia zyrtare e lajmeve e regjimit, ka publikuar një raport ku citon kryebashkiakun e Kahrizak, një qytet në jug të Teheranit, i cili ka konfirmuar numrin e viktimave të këtij shpërthimi. “Neglizhenca e punonjësve të një punishteje të përfshirë në mbushjen e kapsulave të oksigjenit ka shkaktuar një shpërthim në orën 3:20 pas mesnate, sipas kohës lokale, mëngjesin e së martës, duke rezultuar në dy të vdekur e tre të plagosur,” tha kryetari i bashkisë së Kahrizak. “Shpërthimi i kapsulave të oksigjenit ishte kaq i rëndë saqë janë dëmtuar edhe muret e fabrikës Saipa pranë punishtes,” shtoi ai.

Baghershahr, me një sipërfaqe prej 55 kilometër katror dhe një popullsi prej 59,000 banorësh, ndodhet 13 kilometra në jug të zonës Shahre Rey të Teheranit. Në këtë zonë, që përshkruhet si “plotësisht industriale,” ka shpërthyer një zjarr në 2017-ën në një njësi të rafinerisë së naftës të Teheranit, që rezultoi në gjashtë të vdekur e katër të plagosur.