Sunday, February 5, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 342 qytete shkon mbi 66,900

 

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të martën më 7 korrik 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 342 qytete të Iranit ka shkuar mbi 66,900.

  • Ministria e Shëndetësisë e regjimit ka shpallur për herë të parë se numri i vdekjeve në 24 orët e fundit ka arritur në 200, 26% më shumë se shifra më e lartë e bërë publike në pesë muajt e fundit.
  • Ministria e Shëndetësisë ka shpallur 20 provinca në gjendje të kuqe dhe alarmante
  • Maryam Rajavi: Rritja e shpejtë në numrin e viktimave të koronavirusit në mbarë vendin, sidomos në Teheran, të cilën disa zyrtarë të regjimit e pohojnë me ngurrim, ka ardhur si pasojë e politikave kriminale të Khamenei-t dhe Rouhani-t. Në vend që t’u japin leje përkohësisht punëtorëve, i detyrojnë të shkojnë në punë në zonat më të populluara e më të kontaminuara pa as minimumin e masave parandaluese dhe trajtuese. Në të njëjtën kohë, ata e fajësojnë popullin se nuk i ka zbatuar protokollet e shëndetit dhe për përhapjen e virusit. Kjo është strategjia e viktimave në masë në mënyrë që të parandalojnë rrezikun e një kryengritjeje dhe të përmbysjes së tyre.