Wednesday, February 1, 2023

Kriza e Koronavirusit në Iran Thyen Rekorde të Reja, por Shifrat e Sakta Vazhdojnë të Mos Raportohen

Shkruar nga Mahmoud Hakamian

Iran’s Coronavirus Outbreak Sets New Records, but Is Still Underreported Kriza e Koronavirusit në Iran

Irani vazhdon të vërë rekorde të reja për sa i përket totalit të vdekjeve brenda një dite nga koronavirusi i ri. Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që shpallte statistikat e fabrikuara të regjimit, pranoi të martën se 200 njerëz kishin vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i vdekjeve i shpallur nga regjimi. Ndërkohë, Rezistenca Iraniane shpalli të martën se mbi 66,900 njerëz kanë humbur jetën për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas statistikave më të fundit, Irani vazhdon me një kurbë në rritje që në fillim të majit, pas vendimit kriminal të regjimit për t’i rikthyer njerëzit në punë.

Domethënia e këtyre rekordeve të reja është potencialisht edhe më e keqe se ç’duket në sipërfaqe. Edhe pse statistikat e regjimit janë të projektuara me qëllimin për ta zbutur seriozitetin e krizës, statistikat zyrtare të regjimit përgjithësisht reflektojnë tendencat e vërteta të vendit. Që në fillim të krizës, opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) i ka raportuar komunitetit ndërkombëtar statistika të pavarura. Këto shifra tregojnë se impakti i vërtetë i krizës së Covid-19 në Iran është rreth gjashtë herë më i rëndë se ç’thuhet zyrtarisht.