Gjykata e Regjimit Iranian Dënon me Burg Shtatë Aktivistë Politikë
Raportet nga Irani tregojnë se regjimi iranian ka nisur një valë të re arrestimesh e dënimesh me burg për mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe ish të burgosur të tjerë politikë.
Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit ka bastisur shtëpitë e disa ish të burgosurve politikë, mbështetësve të MEK dhe të afërmve të anëtarëve të MEK, si dhe të të afërmve të të burgosurve politikë. Zahra Akbari, gruaja e të burgosurit politik Abolghasem Fooladvand; Dr. Hani Yazarlou dhe i biri, Hood; Znj. Sedigheh Moradi; Mehdi Khawas Sefat; Mohammad Wali Gholamnej dhe Znj. Farangis Mazloom, nëna e të burgosurit politik Sohail Arabi, kanë marrë dënime me burg.
Gjithashtu, siç ka nënvizuar në një deklaratë më 28 qershor Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), regjimi e ka rritur presionin mbi të burgosurit politikë dhe familjarët e tyre “pas publikimit të një deklarate të të burgosurve politikë, ku ekspozohej një agjent i inteligjencës i regjimit klerikal.”
“Qëllimi ishte t’ia thyenin rezistencën të burgosurve dhe t’i detyronin të shprehnin pendim e të flisnin kundër MEK-ut dhe rezistencës iraniane,” lexon deklarata.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI, i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut që të dërgojnë një delegacion ndërkombëtar për të vizituar burgjet e regjimit dhe për t’u takuar me të burgosurit e familjarët e tyre.