Friday, March 29, 2024

Komiteti i Grave i NCRI-së: Regjimi Iranian e Rrit Presionin mbi Gratë e Burgosura në Mesin e Krizës së COVID-19

NCRI Women’s Committee: Iran Regime Increases Pressure on Female Prisoners Amid COVID-19 Outbreak Raporti Mujor i Komitetit të Grave të NCRI-së për Qershorin 2020

Raporti më i fundit mujor nga Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) konfirmon shkeljet e vazhdueshme të kryera nga regjimi mizogjinist i mullahëve ndaj të drejtave të grave iraniane. Sipas këtij raporti, regjimi e ka rritur presionin mbi të burgosurat politike femra në mesin e krizës së koronavirusit.

Duke iu referuar kushteve të mjerueshme të të burgosurve iranianë në mesin e krizës së COVID-19 dhe mosveprimit të regjimit lidhur me këtë problem, Komiteti i Grave i NCRI-së shkruan: “Situata e të burgosurve është shumë më e keqe sesa ajo e njerëzve të tjerë dhe ata janë më të prekshëm nga sëmundja. Të burgosurat femra janë nën një presion të dyfishtë për shkak të kushteve të tmerrshme në burgje, mungesës së produkteve higjienike dhe mohimit në aksesit ndaj ilaçeve, kujdesit dhe trajtimit mjekësor.”

“Të burgosurat politike që rezistojnë, si Maryam Akbari Monfared dhe Atena Daemi, për të cilat është dhënë një herë një dënim që po e vuajnë në burg, janë thirrur në gjyq për akuza të reja të fabrikuara kundër tyre dhe u janë dhënë dënime të padrejta, si goditja me kamxhik,” lexon raporti.

“Përveç dënimeve të padrejta, gratë vihen praktikisht në rrezik infektimi dhe vdekjeje për shkak të koronavirusit kur burgosen për akuza të lidhura me sigurinë, pavarësisht pandemisë,” deklaron Komiteti i Grave i NCRI-së.

“Kushtet janë të mjerueshme në burgjet e Evin, Qarchak, Sepidar (në Ahvaz), e qytete të tjera. Jo vetëm që të burgosurit politikë nuk lirohen ose nuk u jepet leje e përkohshme, por edhe ata që kanë mundur të përdorin lejen nga burgu, i kanë rikthyer në burg pas mbarimit të afatit të lejes dhe i kanë mbajtur në godinën e karantinës për muaj të tërë,” shton më tej raporti.

Duke iu referuar keqtrajtimit që regjimi u bën të burgosurave politike femra, raporti shton: “Të burgosurat që janë dërguar në burgun Qarchak në Varamin si dënim ose në internim të brendshëm, mbahen në kushte të tmerrshme. Pas transferimit të papritur në burgun Qarchak më 29 prill, Zeinab Jalalian është infektuar me koronavirus dhe jeta e saj është në rrezik serioz. Një tjetër e burgosur politike, Forough Taqipour e cila është transferuar në Qarchak në shkurt, është infektuar gjithashtu me virusin dhe po vuan dënimin e saj në kushte të rënda në këtë burg.”

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), pandemia e COVID-19 ua ka marrë jetën deri tani gati 67,000 njerëzve në mbarë Iranin. Regjimi, që në fillim të shpërthimit të virusit, i ka fshehur faktet dhe nuk ka vepruar. Autoritetet refuzuan t’i lironin të burgosurit, veçanërisht të burgosurit politikë, të cilët ishin shumë më të prekshëm nga virusi për shkak të kushteve në burgje. Përkundrazi, regjimi i shtoi arrestimet arbitrare, dhe kur të burgosurit protestuan, forcat e sigurisë të regjimit i qëlluan ata me plumba. Disa nga të burgosurit që mundën të arratiseshin gjatë rebelimeve në burgje, si Mostafa Salimi, janë ekzekutuar nga regjimi pasi janë kapur sërish, për t’i tmerruar të burgosurit.

Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Znj. Maryam Rajavi, ka deklaruar: “Nisur nga përhapja e shpejtë e koronavirusit në Iran, kushtet në burgje janë alarmuese. E nxis Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Këshillin e Sigurimit, dhe agjenci të tjera ndërkombëtare që të ndihmojnë për të ndaluar një katastrofë humanitare në burgjet e regjimit.”