Forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë Omid Eydani-n, një 17-vjeçar nga Omidiyeh, Khuzestan
Të rinjtë e guximshëm të Omidyeh, në provincën Khuzestan, u përballën me forcat shtypëse të regjimit iranian të hënën më 7 korrik, pasi forcat e sigurisë ishin përpjekur të kapnin njërin nga të rinjtë.
Forcat e sigurisë hapën zjarr qëllimisht mbi protestuesit e Omidyeh, duke plagosur rëndë 17-vjeçarin. Omid Eydani vdiq në spital disa orë më vonë për shkak të plagëve të rënda.
Mediat shtetërore u përpoqën ta justifikonin krimin e regjimit duke i përshkruar protestuesit si rebelë, duke cituar Mehran Rafii, guvernatorin e Omidiyeh, i cili ka thënë: “Policia e Omidiyeh kishte arrestuar një rebel në qytetin Yasser në Omidiyeh dhe disa nga shokët e tij, të cilët ishin banditë, u përplasën me policinë në mënyrë që ta ndihmonin të dyshuarin të arratisej.”
Zyrtari deklaroi në mënyrë të rreme se: “Këta njerëz e sulmuan policinë me gurë e shkopinj duke plagosur disa policë e duke dëmtuar automjetet e policisë dhe emergjencës, dhe i dyshuari u arratis nga policia.”
Guvernatori kriminel i Omidiyeh nuk i kushtoi rëndësi faktit që forcat shtypëse kishin hapur zjarr mbi protestuesit, dhe tha: “për t’i qetësuar njerëzit e zonës, policia qëlloi me predha duke goditur njërin nga sulmuesit që ishte në tarracën e një shtëpie dhe e kishte goditur policinë me gurë. Ai u transferua në spital.”