Sukseset e Vazhdueshme të Lëvizjes Iraniane të Rezistencës, MEK-ut dhe NCRI-së Duhet të Nxisin Mbështetje nga Jashtë Vendit

806

Ongoing Successes by Iran’s Resistance Movement, MEK and NCRI Should Inspire Support From Abroad Tubim i Madh i Iranianëve, Mbështetës të MEK & NRCI, në Berlin – 2019

 

Më 17 korrik, dhjetëra mijëra iranianë do t’i bashkohen konferencës ndërkombëtare që do të zhvillohet nga lëvizja iraniane e Rezistencës, MEK dhe NCRI. Samiti Global për Lirinë e Iranit do të jetë një alternativë me distancim social ndaj tubimit të përvitshëm të organizuar pranë Parisit nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI).

Shumë komunitete të mërguarish do të zhvillojnë tubime në shtetet e tyre, dhe këto tubime do të jenë të lidhura nga një transmetim live që do të shikohet nga pjesëmarrës të tjerë, politikëbërës, dhe gazetarë.

Në samit do të ketë shumë për të diskutuar, nisur nga zhvillimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Iran gjatë dy viteve të fundit. Disa nga këto zhvillime kanë qenë shpresëdhënëse, si për shembull shpërthimi i dy kryengritjeve mbarëkombëtare që kishin për qëllim sigurimin e lirisë dhe demokracisë për popullin iranian. Më shumë zhvillime kanë qenë tragjike, si përhapja e koronavirusit, e cila mbetet krejtësisht e pakontrolluar gjashtë muaj pas shpalljes së rasteve të para në Iran. Por të gjitha zhvillimet e fundit tregojnë për potencialin për ndryshime dramatike në të ardhmen e afërt.

Shoqëria iraniane është në pritje të një shkëndije për të shpërthyer. Populli i ngritur i Iranit dhe lëvizja e tij e Rezistencës duhet të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar. Tubimet e përvitshme të NCRI-së përfaqësojnë mundësi për të nxitur aksion në mbështetje të lëvizjes demokratike të Rezistencës. Por edhe pse politikanë të shumtë dhe ekspertë mbi çështjet e Lindjes së Mesme e kanë bërë të njohur mbështetjen e tyre, qeveritë që ata përfaqësojnë vazhdojnë të ngurrojnë për sa i përket perspektivës së armiqësimit me qeverinë aktuale të Teheranit.

Për një kohë të gjatë, ky ngurrim është ndikuar nga supozime të gabuara të nxitura nga apologjetët e regjimit lidhur me perspektivën për një alternativë. Kjo narrativë false pretendon se opozita e organizuar ose është jo-ekzistente, ose nuk ka mbështetje të mjaftueshme në popull. Apologjetët e regjimit e kanë përshkruar pushtetin e mullahëve si solid, legjitim dhe praktikisht të patundshëm. Por të dyja këto premisa janë vënë në dyshim serioz gjatë viteve. Tani ato duket se mezi po mbahen, dhe ka shumë pak mundësi që ato t’u mbijetojnë diskutimeve politike që do të marrin jetë nga Samiti Global për Lirinë e Iranit.