“Të gjitha partitë politike në Shqipëri mbështesin MEK dhe Rezistencën e Iranit. Është koha që Shqipëria të vendosë dhe të marrë një vendim të fortë për t’i dhënë fund marrëdhënieve politike me regjimin iranian. Ata u përpoqën të kryejnë një akt terrorizmi në vendin tonë.
“Ne duhet të punojmë për të nxjerrë para gjyqit disa nga mizoritë që kryen regjimi, përfshirë vrasjen e njerëzve të vet.
“Irani po paraqet një kërcënim për sigurinë tonë. Ne nuk duhet ta injorojmë atë fakt. Ne duhet të flasim për këtë në takimet e NATO-s. Ne duhet t’ju bashkohemi jo vetëm në konferenca, por edhe në aktivitete që do të na ndihmojnë të ngrejmë këtë çështje në një nivel tjetër.
“Ne qëndrojmë me ju. Ne nuk jemi vetëm këtu për tu parë, do të bëjmë veprime. Ndihem krenar kur bota na falënderon ne shqiptarët për ato që kemi bërë. Ne do të qëndrojmë për lirinë në Iran ”.
Fatmir Mediu’s remarks on Day 3 of the Free Iran Global Summit – July 20, 2020
Në masakrën e 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), u ekzekutuan nga regjimi iranian.
Morgan Ortagus, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, në një video-mesazh në Twitter, duke dënuar shkeljet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian, veçanërisht masakrën e 1988-ës ndaj mijëra të burgosurve politikë, i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar që të kryejë hetime të pavarura dhe të ofrojë përgjegjshmëri dhe drejtësi për viktimat e këtyre shkeljeve të tmerrshme të të drejtave njerëzore, të organizuara nga regjimi iranian.”
“19 korriku shënon përvjetorin e fillimit të të ashtu-quajturave komisione të vdekjes në Iran, nën urdhrat e Ajatollah Khomeini-t. Sipas raporteve, këto komisione kanë zhdukur me forcë dhe ekzekutuar në mënyrë jashtë-gjyqësore mijëra disidentë politikë të burgosur. Kryegjyqtari aktual dhe ministri aktual i drejtësisë në Iran janë identifikuar si ish-anëtarë të këtyre komisioneve të vdekjes. Besohet gjerësisht se drejtësisë iraniane i mungojnë garancitë e gjykimit të drejtë dhe të pavarur. Dhe gjykatat revolucionare janë veçanërisht skandaloze në dhënien e dënimeve që përbëjnë shkelje të të drejtave njerëzore. Të gjithë zyrtarët iranianë që kryejnë shkelje apo abuzime të të drejtave njerëzore duhet të mbahen përgjegjës. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kryejë hetime të pavarura dhe të ofrojë përgjegjshmëri dhe drejtësi për viktimat e këtyre shkeljeve të tmerrshme të të drejtave njerëzore, të organizuara nga regjimi iranian,” tha ajo në një video-mesazh në Twitter.
Në verën e 1988-ës, regjimi iranian ekzekutoi mbi 30,000 të burgosur politikë brenda pak muajsh. Shumica e viktimave ishin mbështetës dhe anëtarë të opozitës iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 74,700 Vdekje, 22 Korrik 2020
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të mërkurën, më 22 korrik 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 347 qytete të Iranit ka shkuar mbi 74,700. Numri i viktimave në Khuzestan është 5,505, Qom 4,185, Isfahan 3,450, Gilan 3,345, Sistan dhe Baluchestan 2,305, Azerbaixhan Lindor 2,185, Kermanshah 1,865, Fars 1,854, Kurdistan 1,515, Khorasan Verior 1,020, Bushehr 795, Provinca Qendrore 795, dhe Kohgiluyeh e Boyer-Ahmad 390.
Samiti Global për Lirinë e Iranit – Dita 2, Konferenca Thirrje për Drejtësi – 19 Korrik 2020
Demonizimi i disidentëve, sidomos Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe koalicionit që e përfshin atë, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), që është alternativa kryesore ndaj regjimit, ka qenë objektivi i një konglomerati entitetesh të regjimit. Kjo përfshin televizionin dhe radion shtetërore, industrinë e filmave, publikimin e qindra gazetave, revistave të përjavshme e të përmuajshme, qindra faqe interneti në gjuhë të ndryshme, publikimin e mijëra librave që e shtrembërojnë historinë moderne të Iranit, duke shkuar madje deri në shtrembërimin e historisë në librat e historisë me të cilët u jepet mësim nxënësve në mënyrë që t’ua shpëlajnë trurin miliona fëmijëve.
Gjithashtu paralelisht, qindra mijëra profile në rrjetet sociale menaxhohen nga ushtria kibernetike e regjimit iranian e cila është aktive në influencimin e opinionit publik duke kritikuar edhe Teheranin, edhe opozitën. Kjo gjë ofron mbulim duke mos i përshkruar si zë pro-Iranit ndërkohë që kritikojnë edhe opozitën.
Regjimi iranian ndan gjithashtu një buxhet shumë të madh për prodhimin e qindra filmave kundër MEK. Nga vera e 2015-ës deri në verën e 2016-ës, aparati i propagandës i mullahëve prodhoi 332 filma, dokumentarë dhe seriale televizive kundër MEK, ku secili serial kishte një numër të madh episodesh.
Gjithashtu, Ministria e Inteligjencës (MOIS) menaxhon dhjetëra faqe interneti në gjuhë të ndryshme të cilat kanë në fokus specifikisht përhapjen e gënjeshtrave për MEK.
Qëllimi i gjithë këtij keqinformimi dhe lajmesh të rreme kundër MEK dhe NCRI është njollosja e imazhit të opozitës demokratike, dhe si rezultat, lexuesi i painformuar do të mbërrinte në përfundimin se ndaj regjimit nuk ka asnjë alternativë dhe se bota duhet në njëfarë mënyre t’i pranojë mullahët në pushtet.
Ka patur shumë hetime të pavarura mbi këto akuzime dhe një person i cili i ka studiuar në detaje akuzimet kundër MEK, është Ambasadori Lincoln Bloomfield Jr, ish Ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA për Çështjet Politiko-Ushtarake. Ai ka publikuar madje edhe një libër mbi këtë temë, “Mujahedin-E Khalq (MEK) të Prangosur nga një Histori e Shtrembëruar.”
Shumë iranianë dhe Njësitë iraniane të Rezistencës, një rrjet aktivistësh të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) të shpërndarë në mbarë Iranin, kanë shpallur mbështetjen e tyre për tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane, “Samiti Global për Lirinë e Iranit: Irani Ngrihet për Liri,” gjatë ditëve të fundit. Njësitë e Rezistencës kanë organizuar veprimtari të ndryshme që janë në të vërtetë thirrje edhe më të forta për ndryshim regjimi. Ato kanë marrë guximin të shkruajnë graffiti në vende publike duke përçuar mesazhe personale, me slloganet: “Liri dhe demokraci me Maryam Rajavi-n,” “Iran Rajavi, Rajavi Iran,” “Jemi me ju në tubimin për Lirinë e Iranit,” “Iran, Maryam, Liri,” “Lavdi MEK-ut dhe Maryam Rajavi-t,” “Rrofshin Irani dhe Iranianët,” dhe “Lavdi Njësive të Rezistencës – Lavdi udhëheqjes së MEK, Massoud Rajavi dhe Maryam Rajavi.”
Ata thonë:
Teheran— “Nga Teherani, kryeqyteti i Luanit dhe Diellit, përshëndes Massoud Rajavi-n. Nga Teherani, unë shpall se jemi duke pritur Maryam Rajavi-n e cila është makthi i regjimit të mullahëve në Iran. Nga Teherani i rebeluar, përshëndes të gjithë burrat dhe gratë trime në Ashraf 3 të cilët kanë dëshmuar se, edhe pa armë, ne mund të luftojmë kundër regjimit dhe se duhet ta ngremë flamurin e nderit të kombit tonë. Ky është angazhimi ynë, të luftojmë njëqind herë më fort për ta përmbysur të gjithë regjimin çnjerëzor të mullahëve.
Teheran— “Njësitë e Rezistencës përshëndesin Maryam Rajavi-n, dhe ne jemi me ju në këtë tubim, dhe do të vazhdojmë deri në përmbysjen e regjimit”
Robat Karim— “Rroftë Ushtria Kombëtare e Çlirimit – Lavdi Njësive të Rezistencës – Lavdi udhëheqjes së MEK, Massoud Rajavi dhe Maryam Rajavi”
Teheran— “Në solidaritet me Samitin Global për Lirinë e Iranit”
Shiraz— “Poshtë Khamenei, Lavdi Rajavi-t”
Iranian people send messages in support of Maryam Rajavi, PMOI/MEK & Free Iran Global Summit 2020
Shumë iranianë dhe Njësitë iraniane të Rezistencës, një rrjet aktivistësh të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) të shpërndarë në mbarë Iranin, kanë shpallur mbështetjen e tyre për tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane, “Samiti Global për Lirinë e Iranit: Irani Ngrihet për Liri,” gjatë ditëve të fundit. Njësitë e Rezistencës kanë organizuar veprimtari të ndryshme që janë në të vërtetë thirrje edhe më të forta për ndryshim regjimi. Ato kanë marrë guximin të shkruajnë graffiti në vende publike duke përçuar mesazhe personale, me slloganet: “Liri dhe demokraci me Maryam Rajavi-n,” “Iran Rajavi, Rajavi Iran,” “Jemi me ju në tubimin për Lirinë e Iranit,” “Iran, Maryam, Liri,” “Lavdi MEK-ut dhe Maryam Rajavi-t,” “Rrofshin Irani dhe Iranianët,” dhe “Lavdi Njësive të Rezistencës – Lavdi udhëheqjes së MEK, Massoud Rajavi dhe Maryam Rajavi.”
MEK network in Iran announced their support for Maryam Rajavi, Ashraf 3 & Free Iran Global Summit
Teksa regjimi klerikal në Iran përballet me krizën më të vështirë të jetës së tij dhe lufton për mbijetesë, ai nuk sheh asnjë zgjidhje tjetër për krizën ekzistenciale, përveçse duke e shkatërruar apo duke njollosur imazhin e alternativës së tij demokratike, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe lëvizjes kryesore opozitare iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK).
Kryengritja e popullit iranian në fillim të janarit 2018 dhe në nëntor 2019 paralajmëroi për një epokë të re në Iran, si për regjimin në pushtet, ashtu edhe për rezistencën. Njësitë e rezistencës të MEK kanë luajtur rol të rëndësishëm në organizimin, nxitjen dhe drejtimin e kërkesave të kryengritjes për ndryshim regjimi. Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei e ka fajësuar publikisht MEK-un për rolin e saj kyç.
Një ekonomi e falimentuar, papunësia e lartë, varfëria, izolimi rajonal dhe ndërkombëtar i regjimit, shtimi i krizave brenda regjimit, dhe gjendja shpërthyese e shoqërisë së bashku me tendencën në rritje të rinisë për ta mbështetur MEK-un e kanë detyruar regjimin t’i shfrytëzojë të gjitha burimet e tij për ta diskredituar opozitën e tij demokratike, si i vetmi mjet për të mbijetuar. Në aleancë me regjimin klerikal, monarkistët dhe mbështetësit e Shah-ut të rrëzuar që ndodhen jashtë Iranit po i përdorin gjithashtu të gjitha mjetet e tyre për ta ndihmuar regjimin që ta diskreditojë opozitën demokratike duke përhapur lajme të rreme e duke lobuar në mbështetje të regjimit.
Ingrid Betancourt, ish-kandidate presidenciale e Kolumbisë, e shtjelloi këtë çështje në fjalimin e saj më 19 korrik 2020, në tubimin e përvitshëm të Samitit Global për Lirinë e Iranit.
Punëtorët e HEPCO, kompanisë prodhuese të makinerive industriale në Arak, dolën në grevë të dielën për të protestuar rrogat e papaguara që nuk u janë dhënë për më shumë se dy muaj. Punëtorët u grumbulluan përpara zyrës së menaxhimit të kompanisë.
Protestuesit mbanin pankarta ku lexohej: “Menaxherët e kompanisë janë Daesh (ISIS) industrial,” “Kërkojmë heqjen e CEO-s aktual,” “Duam punësim,” “Koronavirusi është justifikim, ata duan ta mbyllin fabrikën.”
Sipas raporteve, siguria e kompanisë u përpoq të mos i lejonte punëtorët që të zhvillonin protestën e tyre.
E themeluar në 1975-ën, HEPCO ka qenë një nga prodhueset e para dhe më të mëdha të materialeve të ndërtimit në Iran e në Lindjen e Mesme. Kur ishte në kulmin e saj, kjo kompani prodhonte mbi 3,000 copë makineri të rëndë në vit. Pas revolucionit të 1979-ës, HEPCO kaloi në duart e organizatave e personave të lidhur me zyrtarët e regjimit dhe me Gardën famëkeqe Revolucionare. Në 2006-ën, kompania iu shit sektorit privat si pjesë e planeve të regjimit për “privatizim”, që ishin në të vërtetë hile për t’i vënë zyrtarët e regjimit dhe personat e lidhur me ta në kontroll të burimeve jetike të vendit.
Që atëherë, kompania ka qenë në rënie konstante, duke hequr punëtorë, duke vonuar rrogat, e duke shpërfillur të drejtat bazë të punonjësve të saj.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, 21 korrik 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 74,200 njerëzve në 347 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve sipas disa provincave është: 18450 në Teheran, 5460 në Khorasan Razavi, 3288 në Mazandaran, 2880 në Lorestan, 2350 në Alborz, 1945 në Hamadan, 1838 në Fars, 1045 në Kerman, 855 në Hormozgan, 695 në Zanjan, 595 në Qazvin, 570 në Ilam, dhe 485 në Charmahal dhe Bakhtiari. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.
Të hënën, më 20 korrik, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi ditën e tretë të samitit të tij të përvitshëm.
Si pjesë të Samitit Global për Lirinë e Iranit 2020, i cili po bëhet online për shkak të pandemisë së koronavirusit, NCRI organizoi një konferencë, në ditën e tretë të samitit, lidhur me terrorizmin e regjimit iranian.
Qindra personalitete politike nga SHBA, Shqipëria dhe Europa, si dhe një numër anëtarësh të Kongresit Amerikan, morën pjesë dhe folën në konferencë. Një numër i madh i pjesëmarrësve në këtë konferencë online ishin nga Shqipëria. Konferencës iu bashkuan gjithashtu rreth 3000 anëtarë të Muxhahedinëve nga Kampi Ashraf. Rreth një mijë shqiptarë nga qytete të ndryshme morën pjesë në këtë konferencë online për të shprehur solidaritetin e tyre me rezistencën iraniane.
Folësja kryesore në këtë event ishte Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI. Ajo theksoi se “politika e duhur ndaj regjimit klerikal është vendosmëria,” dhe tha: “Politika e duhur mund të përmblidhet në një fjalë të vetme: vendosmëri. Kjo do të thotë të heqim dorë me vendosmëri nga çdo gjë që mundëson veprimtaritë terroriste të regjimit, dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo akti kriminal… E përsëris. Lavdi vendeve të guximshme si Shqipëria, që qëndroi e vendosur dhe e dëboi ambasadorin e regjimit iranian duke i dhënë një goditje të rëndë këtij regjimi. Paqe pastë gjithmonë populli shqiptar.”
Znj. Rajavi e përmbylli fjalimin e saj duke u bërë thirrje qeverive botërore e duke thënë: “Siç e thashë në fillim, terrorizmi është esenca dhe natyra themelore e këtij regjimi dhe është i pandashëm nga ai. Si rrjedhim, marrja fund e terrorizmit të tij është e pandashme nga marrja fund e vetë regjimit. Por të paktën mund të frenohet dhe ndalohet në tokën europiane me anë të disa masave e hapave politikë e taktikë.”
Në konferencë folën dhjetëra personalitete, duke përfshirë Rudy Giuliani ish-Kryebashkiak i New York, Senator John Cornyn (R-TX), Senator Ben Cardin(D-MD), Sen Mike Braun(R-IN), Sen Todd Young(R-IN), Tom Ridge, ish-Sekretar i Sigurisë Kombëtare, dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Sheila Jakson-Lee(D-TX), Tom McClitock (R-CA), Ted Deutch (D-FL), David Trone (D-MD), si dhe disa ish-zyrtarë të SHBA.
Nga Shqipëria folën kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Sekretarja e Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlament Elona Gjebrea, Valentina Leska nga udhëheqja e Partisë Socialiste, dhe shumë politikanë e personalitete të tjera.
Ndërsa Z. Majko tha: Është e vështirë që të parashikohen pasojat e krizave të brendshme në Iran. Unë besoj që pasoja më e qartë do të jetë radikalizmi. Do të jetë një situatë e paparashikueshme. Në Siri, tragjedia e këtij shteti ka filluar pikërisht kur nuk kishte një opozitë të bashkuar. Në Iran, Muxhahedinët janë një platformë e besueshme opozitare dhe një alternativë për Iranin që të ketë një marrëdhënie të re me botën.
Mediu tha:Komuniteti ndërkombëtar, dhe sidomos Shqipëria, si dhe Bashkimi Europian, duhet ta mbështesin popullin iranian në luftën e tij për një Iran të lirë e demokratik. Qeveria shqiptare është pozicionuar fuqishëm kundër regjimit iranian dhe veprimtarive të tij terroriste në atdheun tonë, si dhe në vende të tjera.
Znj. Elona Gjebrea theksoi se: Komuniteti ndërkombëtar si dhe Shqipëria duhet ta njohë të drejtën e popullit dhe rezistencës iraniane për të themeluar lirinë dhe demokracinë në Iran. Qeveria shqiptare ju ka mirëpritur tashmë dhe jam krenare që kam qenë pjesë e qeverisë që ju ka mbështetur në vendin tonë të bukur, këtu në Shqipëri, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka shpallur se këto janë kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ne i kemi marra masat tona kundër ambasadorit iranian në Shqipëri si dhe tre diplomatëve të tjerë. Ne e dënojmë terrorizmin e regjimit iranian dhe mbështesim MEK-un dhe NCRI-në, alternativën demokratike iraniane ndaj tiranisë së mullahëve… Unë e mbështes Madamë Rajavi-n për planin e saj me 10 pika për të ardhmen e Iranit. Ky plan i ofron popullit të Iranit një shtet të lirë e demokratik.
Në fjalimin e tij, Z. Edmond Spaho tha: Opozita në Shqipëri e ka mbështetur dëbimin e diplomatëve iranianë, përfshirë ambasadorin e Iranit, për planifikim të akteve terroriste në Shqipëri. Asnjë përfaqësues i agjencive iraniane të inteligjencës dhe sigurisë nuk duhet të lejohet në vendin tonë, dhe do t’i mbështesim, po të jetë nevoja, veprime të tilla edhe në të ardhmen.
Znj. Valentina Leskaj theksoi në fjalën e saj se: Unë e mbështes NCRI-në. Dhe mbështes planin me 10 pika të Madamë Rajavi-t për një Iran të lirë, laik dhe demokratik. Është detyrimi ynë, do të thosha, të qëndrojmë në anën e duhur të historisë, të qëndrojmë në anën e njerëzve që luftojnë kundër regjimit të mullahëve në Iran. Unë besoj se komuniteti ndërkombëtar dhe sigurisht Europa do ta njohin të drejtën e popullit iranian për të themeluar lirinë dhe demokracinë në atdheun e tyre.
Figura 1Message from the Manz Municipality, a town near Ashraf 3, Albania
Figura 2Emiriana Sako, Mayor of Durrës, the town near Ashraf 3 in Albania
Ky tubim kishte mesazhin e qartë që politika e vetme e duhur kundër terrorizmit është vendosmëria. Duhet të mbyllen ambasadat, misionet, dhe entitetet frontale të regjimit iranian. Duhet të dëbohen agjentët dhe mercenarët e tij që veprojnë nën petkun e gazetarëve, biznesmenëve, dhe refugjatëve.