Wednesday, February 8, 2023

Ashraf 3 – Shqipëri: Përkujtimi i 32-Vjetorit të Masakrës së 1988-ës ndaj të Burgosurve Politikë

 

Ashraf 3 – Albania: Commemorating the 32nd Anniversary of the 1988 Massacre of the Political Prisoners Ashraf 3 – Shqipëri: Përkujtimi i 32-Vjetorit të Masakrës së 1988-ës ndaj të Burgosurve Politikë

Në ditën e dytë të Samitit Global për Lirinë e Iranit, të dielën më 19 korrik 2020, u mbajt një konferencë ndërkombëtare online me titull “Masakra e 1988-ës, Një Krim Kundër Njerëzimit, Mbetet e Pandëshkuar 32 Vite më Vonë,” me rastin e 40-vjetorit të themelimit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe të 32-vjetorit të masakrës ndaj 30,000 të burgosurve politikë. Ky event u zhvillua në Ashraf 3 me pjesëmarrjen e Maryam Rajavi-t, Presidentes së zgjedhur të NCRI. Në këtë grumbullim folën disa avokatë dhe figura politike ndërkombëtare, si dhe disa anëtarë të MEK, të cilët kanë vuajtur në burgjet e mullahëve dhe kanë qenë dëshmitarë të masakrës.

Gjatë fjalimit të saj në tubim, Znj. Maryam Rajavi e quajti masakrën e 1988-ës, “Krimi më i madh i pandëshkuar kundër njerëzimit.” Me anë të fatwa-s së tij që sanksiononte masakrën e 1988-ës, Khomeini kishte ndërmend ta asgjësonte brezin e PMOI/MEK, për të garantuar pushtetin e tij, ashtu siç kanë bërë mongolët, në Iran. Për këtë arsye, tha ajo, që në fillim kur u zbuluan detajet e masakrës, ne kemi bërë thirrje që organizatorët dhe autorët e këtij krimi të madh kundër njerëzimit të ndiqen penalisht.

Znj. Rajavi tha se NCRI është themeluar për të mos lejuar askënd ta uzurpojë rezultatin e vuajtjes dhe sakrificave të martirëve, siç ndodhi gjatë revolucionit anti-monarkik në 1979-ën, dhe për të garantuar një të ardhme demokratike për Iranin. Le t’u hedhim një sy planeve dhe rezolutave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dhe të qeverisë tranzitore, të cilat janë adoptuar që më shumë se katër dekada më parë. Ato shkëlqejnë vërtetë dhe janë përligjur me kalimin e kohës, shtoi ajo. Plani bën thirrje për:

  • Të drejtën universale të votës dhe respektimin e votës së popullit, me deklaratën se regjimi fashist fetar i mullahëve nuk është i aftë të ndryshohet, të bëjë reforma dhe as të negociojë.
  • Planin e Paqes, politikat e paqes, dhe lëvizjen paqësore kundër luftënxitjes së Khomeini-t, dhe Planin për autonominë e minoriteteve etnike brenda kuadrit të unitetit dhe integritetit territorial të Iranit.
  • Planin për Ndarjen e Fesë nga Shteti dhe Planin për Liritë dhe të Drejtat e Grave.

Znj. Rajavi theksoi se Plani për të formuar Frontin e Solidaritetit Kombëtar për të përmbysur tiraninë fetare të mullahëve specifikon se kushdo që kërkon një republikë dhe një sistem politik demokratik bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, është pa dyshim me ne.

Në konferencë folën personalitete e juristë të shquar si Baronesha Boothroyd, ish-Kryetare e Dhomës së Komunave, Giulio Terzi, ish-Ministër i Punëve të Jashtme i Italisë, Saleh ِAl-Qallab, ish-ministër i informacionit i Jordanisë, Geoffrey Robertson QC, avokat i të drejtave njerëzore, Profesor Alan Dershowitz, avokat i shquar amerikan i të drejtave civile, Ingrid Betancourt, ish-senatore dhe kandidate presidenciale e Kolumbisë;  Ambasador Lincoln Bloomfield, ish-Asistent i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Politiko-Ushtarake,  Ambasador Ken Blackwell, ambasador i SHBA në Komisionin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut,  Sir Geoffrey Bindman QC, përfaqësues i Komisionit Ndërkombëtar të Juristëve për Misionet e të Drejtave Njerëzore, Henri Leclerc, avokat i shquar francez dhe President Nderi i Ligës së të Drejtave Njerëzore, Alejo Vidal Quadras, ish Zëvendës President i Parlamentit Europian, Struan Stevenson, ish-President i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Irakun, Tahar Boumedra, ish-kryetar i Zyrës së të Drejtave Njerëzore në UNAMI, Steve McCabe, MP,  Els Van Hoof, kryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Belg, Senator Lucio Malan, Zëvendës-Kryetar Nderi i Partisë italiane Populli i Lirisë, Renata Polverini, anëtare e Dhomës së Deputetëve të Italisë, dhe ish-Presidente e rajonit të Lazio-s, Senator Leo Housakos, anëtar i Senatit Kanadez, Taissir Tamimi, ish-kryegjyqtar islamik i Autoritetit Kombëtar Palestinez, dhe Lars Rise president i Komitetit të Miqve të një Irani të Lirë në Norvegji.