Sunday, January 29, 2023

Regjimi Iranian dhe Dënimet me Vdekje për Protestuesit

Shkruar ngaShamsiSaadati

Iran’s Regime and the Death Sentences of Protesters Mohammad Rajabi-Saeed Tamjidi -Amirhossein Moradi

Të enjten, një fushatë ndërkombëtare e detyroi regjimin iranian t’i pezullonte përkohësisht dënimet me vdekje për tre persona që kanë marrë pjesë në protestat mbarëkombëtare të Iranit nëntorin e shkuar. Këto dënime ishin miratuar nga Gjykata Supreme e regjimit dy ditë më parë, dhe kishin shkaktuar protesta të gjera në mediat sociale. Raportohet se një hashtag në persisht me kuptimin “mos ekzekutoni” është përdorur pesë milion herë dhe ka fituar mbështetjen e njerëzve nga të gjitha sferat e jetës, ligjvënësve të huaj, dhe mbrojtësve ndërkombëtarë të të drejtave njerëzore, përpara se drejtësia t’i përgjigjej presionit.

Por kjo përgjigje konsistoi vetëm në një deklaratë të mjegullt lidhur me mundësinë e pezullimit të dënimeve me vdekje. Nuk shprehte asnjë angazhim të vërtetë ndaj drejtësisë, dhe duket e bërë posaçërisht për të shmangur një pjesë të kritikave me shpresën se do ta bëjë këtë çështje të fshihet nga vetëdija publike. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet ta lejojë të ndodhë këtë gjë. Dhe pas më shumë se 40 vitesh gjatë të cilave janë përballur me të njëjtat sjellje nga regjimi iranian, politikë-bërësit veteranë patjetër që nuk duhet të gënjehen nga hilet e regjimit.