Saturday, July 27, 2024

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 72,700 Vdekje, 18 Korrik 2020

Shkruar nga HamidehTaati

Iran Cronavirus July 18 death tollOrganizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 18 korrik 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 72,700 njerëzve në 346 qytete të Iranit.

  • Rouhani: 25 milion njerëz janë infektuar, dhe 35 milion do të infektohen, numri i shtrimeve në spital në të ardhmen do të dyfishohet
  • Ndërkohë që Rouhani fajëson popullin për shpërthimin e ri të Koronavirusit, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit, Jahanpour dhe Mohraz, deklarojnë se shkaku ka qenë rihapja dhe heqja e kufizimeve.
  • Në Neyshabur, numri i të infektuarve, të shtruarve në spital dhe të vdekurve është rritur shumë krahasuar me pak ditë më parë
  • 15 deri në 20% e banorëve të Kerman janë të infektuar me Koronavirus, dhe e gjithë provinca është e kuqe. Por Taskforca Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran refuzon të vërë kufizime.
  • Në Yazd, numri i pacientëve me koronavirus është trefishuar, dhe në Qom, të gjitha spitalet janë të zëna me pacientë me koronavirus, dhe së shpejti provinca do të jetë sërish e kuqe.