Në një kohë kur mullahët që sundojnë Iranin kanë dëshpërimisht nevojë për investime të huaja, bankat kineze dhe ruse po distancohen nga tregjet e Iranit [Një bankë në Kinë – foto fajli]
Raportim nga PMOI/MEK
Iran, 3 gusht 2020—Majid-reza Hariri, drejtori i Dhomës së Tregtisë Iran-Kinë, ka bërë kohët e fundit disa komente befasuese lidhur me krizat ekonomike që kanë përmbytur regjimin e mullahëve që sundojnë Iranin. “Aktualisht ne nuk kemi transaksione bankare me Rusinë dhe Kinën. Nëse një individ me pasaportë iraniane kërkon shërbime bankare në këto vende, ai refuzohet,” shpjegoi Hariri, sipas një artikulli të publikuar më 2 gusht në faqen shtetërore Tejarat Neës.
“Ndjekja e kësaj çështjeje ka treguar se kur vjen puna tek Irani, edhe shtetet miqësore janë detyruar të ndërmarrin përqasje të reja në përputhje me standardet e FATF. Si rezultat, ato i kanë kufizuar transaksionet bankare dhe bashkëpunimet financiare,” shpjegoi ai. Kina dhe Rusia po tregohen shumë të kujdesshme në transaksionet e tyre financiare me individë dhe/apo entitete iraniane dhe shkojnë deri aty sa refuzojnë t’i kryejnë transaksione të tilla. Ky raport është konfirmuar nga drejtori i Dhomës së Tregtisë Iran-Kinë dhe po merren masa lidhur me këtë çështje specifike.
“Duhet ta marrim në konsideratë faktin që dilema jonë kryesore për sa i përket transaksioneve nuk është tek sistemi SËIFT, por tek fakti që asnjë bankë nuk është e gatshme të bashkëpunojë me ne sepse dyshohemi për pastrim parash,” shtoi Hariri.
“Tani ne kemi dy probleme themelore në sistemet tona bankare. Njëri janë sanksionet amerikane të cilat i fusin në rrjetën e tyre të gjitha shtetet që bashkëpunojnë me ne. Problemi i dytë ka të bëjë me FATF pas refuzimit tonë për t’i pranuar kushtet e tyre. Për shembull, javën e kaluar, ky organ financiar u ka dërguar herë pas here deklarata sistemeve bankare në mbarë botën, ku theksohet se Irani është një vend me rrezik të lartë dhe se transaksionet e tij financiare duhet të kontrollohen me rreptësi,” vazhdoi ai.
Regjimi iranian ka qenë për vite të tëra një burim paqëndrueshmërie në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. Karakteristika të tjera të regjimit të mullahëve janë shtypja e përditshme ndaj popullit iranian, privimi i njerëzve nga të drejtat e tyre bazë, korrupsioni i institucionalizuar, dhe politikat e gabuara ekonomike.
Që në fillim, mullahët ishin të vetëdijshëm për paaftësinë e tyre për ta udhëhequr Iranin dhe për të menaxhuar forcën në rritje të një popullsie të çliruar nga shtypja monarkike, kështu që u përpoqën t’u ndryshonin drejtim energjive të çliruara të një shoqërie të shtypur. Si rrjedhim, ata nisën represionin ndaj popullit, ekzekutimin e mijëra personave, dhe arrestimin e më shumë njerëzve. Themeluesi i regjimit, Ruhollah Khomeini, e zgjati luftën shkatërrimtare, të panevojshme, dhe jo-patriotike Iran-Irak për tetë vite dhe e përdori atë si mjet për të kontrolluar dhe shtypur shoqërinë e trazuar iraniane. Regjimi nuk i ka ndalur kurrë veprimtaritë e tij terroriste, të tilla si shpërthimi i bombave në Kullat Khobar e në kampet e Marinës Amerikane në Beirut të Libanit, sulmi i kohëve të fundit mbi rafinerinë e naftës të Arabisë Saudite dhe komploti i parandaluar me bombë kundër tubimit të përvitshëm për Lirinë e Iranit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në 2018-ën në Paris.
Regjimi filloi edhe përpjekjet për të ndërtuar një bombë bërthamore, me qëllimin për t’ia zgjatur jetën vetes.
Nëse NCRI dhe MEK nuk do t’i kishin zbardhur veprimtaritë bërthamore të regjimit, tashmë do të kishte ndodhur një katastrofë. Rezistenca Iraniane zgjodhi të mos e lejonte një fashizëm fetar agresiv, sektar e represiv që të fitonte një potencial armësh bërthamore, dhe kështu ta shpëtonte Iranin, rajonin dhe botën nga tmerret e një skenari të tillë.
Tani, pas kryengritjes së lavdishme të popullit iranian në nëntor 2019, e cila tregoi se iranianët nuk e duan këtë regjim, nevoja që komuniteti botëror të mbajë anën e popullit iranian është bërë edhe më urgjente.
Regjimi i mullahëve nuk do ta ndalë shtypjen e popullit apo eksportin e terrorizmit jashtë vendit. Siç tha ish-drejtori i FBI-së Louis Freeh gjatë “Samitit Global për Lirinë e Iranit” të NCRI-së më 17 korrik: “Duhet të ketë llogaridhënie. Dikush duhet ta marrë vendimin dhe të ketë burimet e vullnetin për t’u kërkuar llogari këtyre kriminelëve.”
Znj. Rajavi përshëndet punëtorët e shtypur, u bën thirrje të gjithëve që t’i mbështesin ata për të fituar të drejtat e tyre
Sot, e shtunë 1 gusht 2020, punëtorët e rafinerive në Abadan dhe Mahshahr, të Rafinerisë së Naftës në Qeshm, si dhe punëtorët e Rafinerisë Parsian, Kompanisë Petrokimike në Lamerd (Provinca Fars), dhe të fazave 22 dhe 24 të Pars-it Jugor në Kangan (Provinca Bushehr) dolën në grevë në protestë ndaj kushteve të vështira të punës, mungesës së sigurisë minimale në punë, dhe mos-dhënies së rrogave e bonuseve.
Në një deklaratë, grevistët dënuan ata që e thyejnë grevën dhe theksuan se emrat e tyre do të publikohen në fazën tjetër të fushatës së protestave.
Të mërkurën, më 29 korrik, punëtorët e fushës së naftës në Azadegan-in Verior e ndalën punën në protestë ndaj rrogave të ulëta. Greva u bë pasi drejtori ekzekutiv i fushës së naftës kishte kërcënuar se do t’i hiqte nga puna disa nga punëtorët.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur punëtorët grevistë në Abadan, Mahshahr, Qeshm, Parsian, Lamerd, dhe Pars Jugor, duke theksuar se punëtorët e shtypur janë ngritur për të fituar të drejtat e tyre të vjedhura nga regjimi anti-punëtor.
Znj. Rajavi nënvizoi se, me anë të kontratave shtypëse, regjimi klerikal i shfrytëzon punëtorët dhe nuk ua paguan madje as rrogat e tyre të vogla. Regjimi e shpërdoron kapitalin e vendit për projekte bërthamore e raketash, si dhe për terrorizëm, ose e vjedh atë dhe e fut në llogaritë bankare të zyrtarëve të tij e familjeve të tyre jashtë vendit.
Znj. Rajavi i bëri thirrje të gjithëve që t’i mbështesin punëtorët që kanë dalë në grevë për të fituar të drejtat e tyre të shkelura.
Protestat në Iran-Forcat represive të regjimit iranian duke shtypur demonstruesit-nëntor 2019
Situata kritike e shoqërisë iraniane dhe perspektiva e një kryengritjeje për përmbysjen e regjimit klerikal kanë arritur deri në atë pikë sa edhe mediat shtetërore detyrohen ta pranojnë. Më 1 gusht, faqja shtetërore Etemad Online, në një artikull, në kontekstin e një interviste me një studiues, foli për çështjen e rrjeteve sociale dhe hashtag-ut “#NoExecutionsInIran #اعدام_نکنید“ (JoEkzekutimeNëIran). Artikulli pranoi se, ndërkohë që mediat sociale vetëm i lidhin bashkë njerëzit, ajo që i shkakton këto protesta është situata eksplozive që po krijohet me shpejtësi në shoqërinë iraniane.
Artikulli pranoi gjithashtu se shoqëria iraniane është në një gjendje “kryengritjeje” dhe se çdo pakënaqësi do të shndërrohej me shpejtësi në protesta. Ky artikull reflekton situatën shpërthyese të shoqërisë iraniane.
Keqinformimi i Pengon Fuqitë Perëndimore të Ndërmarrin një Strategji Realiste ndaj Iranit
Më 19 korrik, Lincoln P. Bloomfield Jr., diplomat amerikan dhe këshilltar i sigurisë kombëtare, mori pjesë në një video-konferencë ndërkombëtare mbi çështjet e Iranit dhe rekomandime politike se si duhet trajtuar regjimi iranian. Në fjalimin e tij në këtë event të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, Bloomfield paraqiti një përmbledhje të strategjisë së regjimit për ruajtjen e pushtetit.
“Pse po përpiqen ata ta diskreditojnë NCRI-në dhe MEK-un?” pyeti ai, duke iu referuar koalicionit të madh të Rezistencës Iraniane dhe grupit kryesor përbërës të tij, Organizatës Muxhahedine të Popoullit të Iranit (PMOI-MEK). “Pse nxituan ta mbronin regjimin e Bashar Assad në 2011-ën kundër popullit sirian? Pse u futën në negociata të gjata me Europën dhe Shtetet e Bashkuara dhe P5+1 për të folur për armët bërthamore? Për të mos i lejuar SHBA-në dhe Europën të veprojnë kundër regjimit. Arsyeja është gjithmonë e njëjta, e njëjta arsye, për të mbajtur në pushtet një regjim të dobët e jo-legjitim.”
Përveç Bloomfield, në konferencë folën dhjetëra personalitete të tjera, duke përfshirë amerikanë me background në qeverisje e politikë të jashtme, si dhe përfaqësues shtetesh nga mbarë bota. Të gjithë ata shprehën një pikëpamje të ngjashme lidhur me strategjinë e mbijetesës të regjimit dhe me përgjigjen jo të duhur që është ofruar nga fuqitë e mëdha botërore vitet e fundit. Kritika ndaj përqasjes perëndimore ndaj regjimit erdhën edhe nga mërgimtarë iranianë dhe të mbijetuar të represionit të regjimit, të cilët e shohin status quo-në politike si refuzim të vështirësive që ata kanë kaluar.
Ekziston një histori tronditëse dhe e gjatë e këtyre padrejtësive. Ndonëse komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar shpesh regjimin iranian për historikun e tij të shkeljeve të të drejtave njerëzore, ky komunitet u ka kthyer gjithashtu shpinën disa prej krimeve më të rënda të regjimit, edhe në rastet kur ndërhyrjet politike mund të kishin shpëtuar qindra apo edhe mijëra jetë.
Në verën e 1988-ës, regjimi iranian themeloi “komisionet e vdekjes” për të marrë në pyetje të burgosurit politikë në mbarë vendin. Aktivistët e MEK-ut e kuptuan shpejt se çfarë po ndodhte, dhe se ata do të ishin shënjestrat kryesore të këtyre masave të ashpra. Por pasi iu drejtuan politikëbërësve dhe mediave perëndimore, përgjigjja që iu dha ishte një heshtje e rëndë. Në fakt, gjatë gjithë kohës që të burgosurit politikë thirreshin nga qelitë, u kërkohej t’i refuzonin idealet e tyre, dhe vareshin menjëherë kur nuk e bënin këtë, disa zëra në Perëndim vazhdonin ende të mbështesnin perspektivën e “moderimit” brenda radhëve të regjimit iranian.
Në masakrën e 1988-ës u vranë rreth 30,000 burra, gra e fëmijë të pafajshëm. Po t’i shtohet ky numër të gjitha rasteve të tjera të vrasjeve me motive politike gjatë 40 viteve, MEK ka humbur, sipas raporteve, 120,000 anëtarë në rivalitetin e saj me diktaturën teokratike. Sikur bota të ishte e drejtë, një numër kaq i madh vdekjesh do të njihej në mbarë botën, sidomos nga qeveri e politikëbërës që e konsiderojnë veten si mbrojtës të parimeve universale të të drejtave njerëzore.
Por në botën e vërtetë, gjendja e MEK-ut është shpërfillur pothuajse plotësisht nga qeveritë që duhet ta shohin këtë organizatë si një aleate të natyrshme në luftën kundër terrorizmit, tiranisë, dhe ekstremizmit. Gjatë katër dekadave, politikëbërësit perëndimorë kanë krijuar me efektshmëri një realitet të çuditshëm alternativ ku vetë të moderuarit e regjimit iranian gjoja janë armiqtë e regjimit të cilit i shërbejnë, dhe ku MEK pothuajse nuk ekziston fare.
Liderët perëndimorë nuk e kanë krijuar vetë këtë narrativë. Ata kanë patur një ndihmë të madhe nga informacionet e rreme të ardhura nga Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë. Bloomfield e theksoi këtë dukuri kur iu referua përpjekjeve të regjimit për të “diskredituar NCRI-në dhe MEK-un.”
Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Samitin Global për Lirinë e Iranit 2020 në Ashraf 3, ku ndodhet baza kryesore e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në Shqipëri – 17 korrik 2020
Samiti i përvitshëm Global për Lirinë e Iranit i Rezistencës Iraniane, i zhvilluar online për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, është konsideruar si tubimi më i madh online në botë nga shumë vrojtues. Kjo iniciativë e madhe, që lidhi bashkë 30,000 lokacione në 102 shtete, nxori në pah aftësitë dhe fuqinë e jashtëzakonshme të Rezistencës së organizuar të Iranit në konfrontimin e strategjisë çnjerëzore të Liderit Suprem të mullahëve Ali Khamenei, i cili e ka përdorur pandeminë e koronavirusit si mjet për të ruajtur regjimin e tij.
Qartësia e mesazhit të Samitit Global për Lirinë e Iranit 2020
Ky event kishte tre mesazhe.
Së pari, PMOI/MEK i qëndron përkrah popullit të Iranit, Njësive Iraniane të Rezistencës dhe kryengritjeve për përmbysjen e regjimit.
Së dyti, PMOI/MEK dhe rrjeti i saj i brendshëm, Njësitë e Rezistencës, janë më të vendosura, më të organizuara e më të fuqishme se kurrë për të kapërcyer çdo pengesë në mënyrë që ta përmbysin regjimin.
Dhe së treti, komuniteti ndërkombëtar u bë dëshmitar për faktin se Irani ka një alternativë politike të vlefshme, të fuqishme, dhe të organizuar për të zëvendësuar fashizmin fetar dhe për të themeluar një republikë demokratike. Një alternativë të bazuar në barazinë gjinore, laicizmin, dhe një Iran jo-bërthamor.
Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Samitin Global për Lirinë e Iranit 2020 në Ashraf 3, ku ndodhet baza kryesore e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në Shqipëri – 17 korrik 2020
Mbështetësit e MEK dhe Njësitë e Rezistencës shprehin solidaritet me Samitin Global për Lirinë e Iranit—13 korrik 2020
Mbështetësit e MEK dhe Njësitë e Rezistencës shprehin solidaritet me Samitin Global për Lirinë e Iranit—13 korrik 2020
Shoqëria iraniane është në prag të një revolucioni. Dhjetëra miliona njerëz të varfër nuk kanë asnjë shpresë jetese nën sundimin e mullahëve. Miliona të rinj të papunë nuk shohin të ardhme, ashtu si shumë të tjerë që janë plaçkitur nga regjimi.
Rrethanat e duhura ekzistojnë. Por për një revolucion, populli ka nevojë për shpresë dhe një perspektivë. Regjimi jo pa arsye po tenton ta përdorë Covid-19 si mjet për të përhapur një ndjesi konstante dëshpërimi në shoqëri. Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve nga vetë ekspertët e tij lidhur me përhapjen e koronavirusit, regjimi po këmbëngul për zhvillimin e ritualeve të Muharram, që përfshijnë ceremoni zije për vrasjen e Ḥusayn ibn Ali, nipit të Profetit Muhamet.
Ndërtesa e gjykatës së regjimit në Isfahan të Iranit qendror
Duke filluar nga ora 9 e mëngjesit të së mërkurës, 29 korrik, familjarët e të burgosurve të dënuar me vdekje të cilët janë arrestuar gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të dhjetorit 2017 dhe janarit 2018, u grumbulluan jashtë ndërtesës së gjykatës së regjimit në qytetin Isfahan të Iranit qendror, për të protestuar ndaj vendimeve të padrejta për t’i ekzekutuar njerëzit e tyre. Gjatë këtij tubimi, familjarët e të burgosurve bënë thirrje për një gjykim të drejtë e me dyer të hapura, me praninë edhe të medias, për të garantuar një proces të drejtë.
Një zyrtar i regjimit nga gjykata shkoi në vendin e këtij grumbullimi dhe i kërcënoi familjarët e të burgosurve duke i paralajmëruar: “Mos mbani tubime. Do t’ju kushtojë!”
Nga frika e zgjerimit të këtyre protestave, autoritetet lokale dërguan me shpejtësi forcat e sigurisë që t’i sulmonin mizorisht familjarët e të burgosurve të cilët po mbanin një tubim paqësor. Shumë prej tyre i goditën me shkopinj ndërkohë që forcat e sigurisë shpërndanin turmën.
Diplomati Terrorist i Regjimit Iranian, Assadollah Assadi
Gjykimi do të nisë më 27 nëntor 2020
Të enjten, më 30 korrik 2020, një gjykatë në Anversë të Belgjikës zhvilloi seancën e dytë dëgjimore paraprake për çështjen e Assadollah Assadi-t, diplomatit terrorist të regjimit klerikal, i cili, duke vepruar nën urdhrat e udhëheqjes më të lartë të regjimit iranian, ishte në proces të realizimit të komplotit terrorist për të shpërthyer një bombë në tubimin e madh të iranianëve më 30 qershor 2018 në Villepinte të Parisit. Së bashku me Assadi-n do të gjykohen edhe tre bashkëpunëtorët e tij, Amir Saadouni, Nasimeh Naami dhe Mehrdad Arefani.
Paneli me tre gjykatës ia referoi çështjen e katër terroristëve të burgosur Degës Speciale të Anti-Terrorizmit të Anversës. Kjo gjë shënoi përfundimin e fazave paraprake të gjykimit të Assadi-t dhe bashkëpunëtorëve të tij, gjykim për parandalimin e të cilit regjimi klerikal nuk ka kursyer asnjë përpjekje. Gjyqi do të fillojë më 27 nëntor 2020.
Më herët, më 15 korrik, seanca e parë në gjykatë miratoi padinë e prokurorit federal kundër këtyre terroristëve, dhe ra dakord me kërkesën e prokurorit federal për t’i gjykuar Assadi-n dhe bashkëpunëtorët e tij për dy akuzat “akt i tentuar terrorist me qëllim vrasjen” dhe “pjesëmarrje në një grup terrorist.”
Kjo është hera e parë që një diplomat në Europë ndiqet penalisht për përfshirje direkte në terrorizëm. Regjimi klerikal, i xhindosur nga transferimi në masë i PMOI/MEK në Shqipëri, i tmerruar nga kryengritja e dhjetorit 2017, dhe i shqetësuar lidhur me ndikimin ndërkombëtar në rritje të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Presidentes së zgjedhur të tij, Znj. Maryam Rajavi, tentoi ta vriste atë së bashku me disa nga zyrtarët më të spikatur amerikanë e europianë që merrnin pjesë në tubimin në Villepinte.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dëshmoi për shtatë orë duke paraqitur dokumente që e bënë të qartë se vendimi për këtë operacion madhor terrorist ishte marrë gjatë një seance të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të regjimit, të kryesuar nga Hassan Rouhani, dhe ishte miratuar me urdhër direkt nga Udhëheqësi Suprem i regjimit, Ali Khamenei. Znj. Rajavi theksoi se, përveç Assadi-t dhe terroristëve të tjerë të arrestuar si autorë të këtij krimi, duhet të ndiqen penalisht edhe organizatorët e vërtetë, konkretisht Khamenei, Rouhani, Zarif, dhe Ministri i Inteligjencës Mahmoud Alavi. Kjo është e domosdoshme për ta ndalur terrorizmin e shfrenuar të mullahëve, tha ajo.
Presidenti Shqiptar Ilir Meta viziton Ashraf 3 dhe takohet me Maryam Rajavi-n – 13 shtator 2019
Në 2016-ën, Shqipëria mori një hap të guximshëm për të strehuar anëtarët e lëvizjes opozitare iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), të cilët gjendeshin nën sulme të vazhdueshme me raketa në Kampin Liberty në Irak. Kjo iniciativë e guximshme shënoi fillimin e një miqësie të gjatë mes popullit shqiptar dhe Rezistencës Iraniane.
Por nxiti gjithashtu edhe një valë të re sulmesh nga ana e regjimit iranian, sulme që si gjithmonë kanë për qëllim ose t’i eliminojnë fizikisht anëtarët e MEK në Shqipëri, ose t’ua njollosin reputacionin në sytë e popullit shqiptar.
Por pavarësisht fushatës denigruese të regjimit iranian, populli, shoqëria dhe politikanët shqiptarë kanë krijuar lidhje miqësore shumë të forta me anëtarët e MEK që janë sot në Ashraf 3, në Shqipëri.
Ashraf 3, shtëpia e 3,000 anëtarëve të lëvizjes opozitare iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Në kontrast me këtë, regjimi është përballur me një varg pengesash në fushatat e tij të terrorit dhe marrëdhënieve me publikun në Shqipëri. Më 19 dhjetor 2018, Shqipëria dëboi dy diplomatë të regjimit iranian, përfshirë ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia, për “përfshirje në veprimtari që dëmtojnë sigurinë e vendit” dhe “shkelje të statusit të tyre diplomatik.” Sipas autoriteteve dhe politikanëve shqiptarë, këto masa tregojnë se sa i tmerruar është Teherani nga MEK.
Kjo pikë u theksua edhe më tej gjatë tubimit të përvitshëm të Rezistencës Iraniane, Samitit Global për Lirinë e Iranit 2020, që u mbajt online këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ky event lidhi bashkë 30,000 lokacione në 102 shtete dhe përfshiu fjalime e komente nga shumë politikanë e personalitete shqiptare, të cilët theksuan marrëdhëniet miqësore të politikanëve dhe shoqërisë shqiptare me MEK-un.
Pandeli Majko, ish-kryeministër socialist i Shqipërisë, e përshkroi MEK-un si një opozitë dhe alternativë të besueshme ndaj regjimit në Teheran, e cila mund të rindërtojë një marrëdhënie të re mes popullit iranian dhe botës e rajonit, dhe tha: “Statusi i marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Iranit është pa dyshim diplomaci në nivelin zero. Shqipëria ka marrë një pozicion të qartë përballë të ardhmes së Iranit pasi ne mendojmë që liria do të jetë e ardhmja e këtij vendi e kombi të madh që është Irani. Ne besojmë se MEK janë një platformë besimi dhe marrëdhënieje mes Iranit dhe botës.”
“Shqipëria është shtëpia e juaj e dytë sot,” tha Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe lideri historik i Partisë Demokratike. Berisha e pohoi edhe një herë me forcë vendimin e mençur të qeverisë për ta dëbuar ambasadorin iranian dhe bëri thirrje për këputjen e plotë të lidhjeve diplomatike me regjimin e mullahëve, si një përgjigje e nevojshme ndaj akteve terroriste të planifikuara kundër MEK-ut.
Më 19 dhjetor 2018, Shqipëria dëboi dy diplomatë të regjimit iranian, përfshirë ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia, për “përfshirje në veprimtari që dëmtojnë sigurinë e vendit” dhe “shkelje të statusit të tyre diplomatik.” Sipas autoriteteve dhe politikanëve shqiptarë, këto masa tregojnë se sa i tmerruar është Teherani nga MEK.
Personalitete dhe figura politike shqiptare folën në tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane, Samiti Global për Lirinë e Iranit 2020, i cili u mbajt online në lidhje me 30,000 lokacione në 102 shtete, në mbështetje të anëtarëve të MEK në Ashraf 3.
Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se, gjatë dekadave, mullahët e Iranit kanë treguar një sjellje të dhunshme e agresive, të përsëritur e të paprovokuar, kundër vetë popullit të tyre, fqinjëve të tyre, dhe komunitetit global të kombeve. “Pasojat e kësaj sjelljeje kanë patur një kosto të lartë. Që nga vrasjet, tek torturimet ndaj qytetarëve iranianë, tek shtypja e dhunshme e manifestimeve politike në vitet 1999, 2009, dhe 2017, dhe vrasja e protestuesve të panumërt iranianë në nëntor 2019, tek marrja në shënjestër e personelit amerikan nga Libani në Irak, e deri tek strehimi, krijimi dhe dhënia e ndihmës për organizatat terroriste, regjimi iranian e ka konfirmuar që është i gatshëm të bëjë çfarëdo që të duhet për ta mbajtur pushtetin, në kurriz të jetëve të pafajshme dhe stabilitetit rajonal,” tha Basha.
Fatmir Mediu, lideri i Partisë Republikane të Shqipërisë, theksoi se populli shqiptar u qëndron përkrah anëtarëve të MEK në luftën e tyre për ta çliruar Iranin. “Mendoj se është koha që shqiptarët ta besojnë që, nëse ju kemi strehuar dhe ju kemi bërë të ndiheni si në shtëpinë tuaj, atëherë ju luftoni për një kauzë të drejtë. Ne duhet t’ju bashkohemi në veprimet tuaja,” tha ai.
“Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam pjesë e qeverisë shqiptare që ka ndihmuar dhe mbështetur zhvendosjen e anëtarëve të MEK këtu në Shqipëri, nën udhëheqjen e kryeministrit tonë Edi Rama, që gjithashtu ka shpallur zyrtarisht se këto janë kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” tha Elona Gjebrea, ish Zëvendës Ministre e Brendshme.
Shumë deputetë e personalitete të tjera politike shqiptare folën gjatë Samitit Global për Lirinë e Iranit, duke përfshirë ish-ministren shqiptare Drita Avdyli, deputeten Grida Duma, deputetin Edmond Spaho, ish-deputeten Valentina Leskaj, deputetin Endri Hasa, deputetin Namik Kopliku, deputeten Orjola Pampuri, dhe deputeten Fatbardha Kadiu.
Emiriana Sako, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, një qytet pranë Ashraf 3, tha: “Është në traditën tonë t’i hapim dyert për njerëzit që janë në rrezik. Gjatë tre viteve të fundit, anëtarët e MEK kanë krijuar marrëdhënie miqësore me komunitetet lokale. Ashraf 3 ka luajtur një rol pozitiv në zonë dhe u ka ofruar ndihmë humanitare banorëve vendas. Ju uroj një rikthim të shpejtë në vendin tuaj sapo të themelohet liria dhe demokracia.”
Në një mesazh për Samitin Global për Lirinë e Iranit, anëtarët e Bashkisë Manzë, një qytet fqinj me Ashraf 3, thanë: “Ne, si shumë shqiptarë, e mbështesim Ashraf 3, dhe i kuptojmë gënjeshtrat e mullahëve. Ne shpresojmë që rajoni dhe bota do të çlirohen nga mullahët. Urojmë që Irani dhe Shqipëria të kenë marrëdhënie miqësore.”
Gjatë tërmetit të 2019-ës i cili shkatërroi një pjesë të madhe të bregut perëndimor të Shqipërisë, anëtarët e MEK në Ashraf 3 ofruan ndihma humanitare dhe donacione për njerëzit e zonës të prekur nga fatkeqësia. Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjdhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), është takuar personalisht me banorët e Manzës të cilët ishin dëmtuar nga tërmeti. Z. Muharrem Sula, kryetari i bashkisë së qytetit, ka theksuar se, që nga themelimi i Ashraf 3, anëtarët e MEK kanë ndërtuar marrëdhënie të sinqerta me qytetarët shqiptarë në zonë.
Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), takohet me viktimat e tërmetit në Shqipëri- dhjetor 2019.
Në mesazhin e lexuar nga Bashkia Manzë gjatë Samitit Global për Lirinë e Iranit thuhet: “Ne, si shumë shqiptarë, e mbështesim Ashraf 3, dhe i kuptojmë gënjeshtrat e mullahëve. Ne shpresojmë që rajoni dhe bota do të çlirohen nga mullahët. Urojmë që Irani dhe Shqipëria të kenë marrëdhënie miqësore.”
Figura të tjera sociale shqiptare që shprehën miqësinë e tyre me anëtarët e MEK në Ashraf 3 dhe mbështetjen e tyre për Rezistencën Iraniane në luftën për liri e demokraci në Iran, ishin: Sevim Arbana, kandidate për Çmimin Nobel për Paqen në 2005-ën dhe aktiviste e mirënjohur për të drejtat e grave, shkrimtarja Diana Çuli, kompozitori Zhani Ciko, avokatja Margarita Kola, si dhe Dashamir Uruçi, president i Unionit Shqiptar të Shoqërisë Civile.
Më parë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta kishte vizituar Ashraf 3 më 13 shtator 2019, dhe ishte takuar me Znj. Maryam Rajavi.
Gjithashtu, Arqipeshkvi George Anthony Frendo i katedrales qendrore katolike të Tiranës, Arqipeshkvisë Metropolitane të Shën Palit, e mirëpriti zonjën Rajavi në meshën e Krishtlindjeve në dhjetor 2019, ku ai ndau lutjen për popullin iranian i cili është “i shtypur, dhe duron dhimbjen e vuajtjen.”
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, 29 korrik 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 78,800 njerëzve në 347 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 19,600 në Teheran, 5,903 në Razavi Khorasan, 3,640 në Mazandarah, 2,320 në Azerbaixhanin Lindor, 2,020 në Fars, 1,155 në Kerman, 885 në Yazd, 865 në Ardabil, 815 në Markazi (Qendër), 735 në Zanjan, 630 në Ilam, 510 në Chaharmahal& Bakhtiari, dhe 405 në Kohgiluyeh& Boyer Ahmed. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.