Iran: Mbështetësit e Muxhahedinëve (MEK) dhe Njësitë e Rezistencës Përkujtojnë Heronjtë e Rënë të Masakrës së 1988-ës

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Teheran- Masakra e 1988-ës është krimi më i madh i pandëshkuar kundër njerëzimit – 31 korrik 2020

“Ne nuk do të falim, as nuk do të harrojmë, autorët e masakrës ndaj 30,000 të burgosurve politikë duhet të përballen me drejtësinë”

Me rastin e 32-vjetorit të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë në Iran, mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) dhe Njësitë e Rezistencës, përkujtuan heronjtë e rënë të këtij krimi, dhe bënë thirrje që autorët e këtij krimi të urryer të ndiqen penalisht. Këto veprimtari u zhvilluan në Teheran e shumë qytete të tjera, duke përfshirë Semnan, Shiraz, Rudsar, Rasht, Isfahan, Mashhad, Iranshahr, Zanjan, Ahvaz, Ilam, Khorramabad, Qom, Karaj, Kermanshah, Dezful, Shahriyar, Kerman, Mazandaran, Babol, Zahedan, Borujerd, Hamedan, Neyshabur, Tabriz dhe Hashtgerd.

Në gusht 1988, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë dhe mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK), u masakruan nga regjimi klerikal, gjë që është rast i qartë i një krimi kundër njerëzimit.

Disa nga slloganet e përdorura në këtë fushatë ishin: “Kërkojmë llogaridhënie nga autorët e masakrës së urryer të 1988-ës kundër njerëzimit,” “Masakra e 1988-ës është krimi më i madh i pandëshkuar kundër njerëzimit,” “Gjaku i martirëve të masakrës së 1988-ës është fara e kryengritjeve iraniane,” “Ne nuk do ta falim, as nuk do ta harrojmë masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve,” “Maryam Rajavi: Angazhimi ynë është të mbetemi besnikë ndaj sovranitetit dhe votës së popullit tonë,” “Ne do ta përmbysim këtë regjim dhe do ta marrim Iranin nga mullahët,” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

6 gusht 2020

Teheran- Maryam Rajavi: Gjaku i martirëve të masakrës së 1988-ës është fara e kryengritjeve iraniane- 29 korrik 2020

Teheran dhe Semnan: Të rinjtë e rebeluar frymëzohen nga sakrificat e martirëve të masakrës së 1988-ës – 29 korrik 2020

Shiraz, Mashhad, Rudsar dhe Rasht- Përkujtim i martirëve të masakrës së 1988-ës- 29 korrik 2020

Isfahan, Mashhad, Iranshahr, Zanjan, Ahvaz, Ilam, Khorramabad, Qom& Karaj- Lavdi Massoud Rajavi, Poshtë Khamenei- 29 korrik 2020

Teheran- Masakra e 1988-ës është krimi më i madh i pandëshkuar kundër njerëzimit – 31 korrik 2020

Mashhad dhe Teheran- Ne as nuk e falim, as nuk e harrojmë masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve në vargonj – 31 korrik 2020

Mashhad, Bushehr, Kermanshah & Dezful- Shkrim në mur për përkujtimin e viktimave të masakrës së 1988-ës – 31 korrik 2020

Teheran, Shahriar, Kerman, Mazandaran & Mashhad- graffiti – “Poshtë Khamenei, Lavdi Rajavi”- 1 gusht 2020

Babol, Zahedan, Rasht, Shiraz& Kerman- Përkujtim i martirëve të masakrës së 1988-ës, nga Njësitë e Rezistencës- 1 gusht 2020

Dorud, Kerman, Shiraz, Bandar Anzali- Përkujtim i martirëve të masakrës së 1988-ës, nga Njësitë e Rezistencës- 1 gusht 2020

Borujerd& Hamedan- Përkujtim i martirëve të masakrës së 1988-ës, nga Njësitë e Rezistecës- 2 gusht 2020

Teheran, Tabriz & Neyshabur- Kremtim i përvjetorit të Revolucionit Kushtetues në Iran – 3 gusht 2020

Teheran, Shiraz, Hashtgerd (Alborz)- Kremtim i përvjetorit të Revolucionit Kushtetues në Iran – 3 gusht 2020

Teheran- MassoudRajavi: “Fitorja do të arrihet nëse përpiqemi edhe 100 herë më fort”

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 83,800 Vdekje, 6 Gusht 2020

NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 6 gusht 2020, 6:00 PM CEST):
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 6 gusht 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 83,800 njerëzve në  369 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 20740 në Teheran, 3926 në Mazandaran, 3748 në Isfahan, 3512 në Gilan, 3405 në Lorestan, 2425 në Azerbaixhanin Lindor, 2300 në Fars, 2279 në Golestan 2174 në Hamedan, 2030 në Kermanshah, 1251 në Kerman, 1050 në Semnan, 988 në Markazi (Qendër), 680 në Gazvin. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

Në Ditën e Gjashtë, Greva e Punëtorëve të Rafinerive të Naftës Përhapet në 11 Provinca

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Sot, e enjte 6 gusht 2020, në ditën e gjashtë të saj, greva e punëtorëve e punonjësve të komplekseve e rafinerive të naftës dhe gazit është përhapur në 18 qytete në 11 provinca. Greva nisi në provincat Khuzestan, Bushehr, Hormozgan, dhe Fars të shtunën, më 1 gusht, dhe është përhapur në provincat Isfahan, Azerbaixhan Perëndimor, Azerbaixhan Lindor, Ilam, Khorasan Razavi, Sistan dhe Baluchestan, dhe Markazi gjatë ditëve në vijim.

Në disa rafineri, si në Isfahan, forcat e sigurisë u përpoqën të mos i lejonin grevistët të largoheshin nga komplekset, por dështuan për shkak të rezistencës.

Punëtorët në shumë rafineri e komplekse nafte, përfshirë në Abadan, Kangan, Lamerd, Parsian, Isfahan, Assaluyeh, Mashhad, Mahshahr, etj., janë larguar nga banesat e punëtorëve dhe janë rikthyer në qytetet e tyre.

Iran: Regjimi Var Protestuesin Mostafa Salehi për të Terrorizuar Publikun dhe për të Parandaluar Kryengritjet

The anti-human religious dictatorship ruling Iran hanged Mostafa Salehi, one of the prisoners of the Dec 2017-January 2018 uprising, in Dastgerd prison in Isfahan.

Diktatura anti-njerëzore fetare që sundon Iranin ka varur Mostafa Salehi-n, një nga të burgosurit e kryengritjes në dhjetor 2017-janar 2018, në burgun Dastgerd në Isfahan.

Znj. Rajavi i bën thirrje OKB-së që ta dënojë këtë krim dhe të vizitojë burgjet iraniane

Mengjesin e sotëm, në një tjetër krim të urryer, diktatura anti-njerëzore fetare që sundon Iranin vari Mostafa Salehi-n, njërin nga të burgosurit e kryengritjes në dhjetor 2017-janar 2018, në burgun Dastgerd në Isfahan. Salehi, 30 vjeç, ishte arrestuar në Kahrizsang, Isfahan, dhe ishte dënuar me vdekje gjatë një gjyqi fals, për “udhëheqje të rebelimeve të Kahrizsang në Najafabad.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka dënuar fuqishëm varjen barbare të Z. Salehi, duke thënë: I detyruar pa dëshirë të mos i ekzekutojë tetë protestues të tjerë të burgosur, pas fushatës së miliona njerëzve në rrjetet sociale që bënin thirrje për ndalim të ekzekutimeve, fashizmi fetar në pushtet e kreu këtë ekzekutim si formë hakmarrjeje dhe me qëllim që ta terrorizonte publikun dhe të parandalonte shpërthimin e një kryengritjeje.

Znj. Rajavi u ka bërë thirrje OKB-së dhe shteteve anëtare të saj, si dhe organizatave e institucioneve ndërkombëtare që ta dënojnë menjëherë këtë ekzekutim kriminal. Ajo theksoi se, më shumë se kurrë, tani është e domosdoshme të dërgohet një mision ndërkombëtar i gjetjes së faketeve që të vizitojë burgjet iraniane dhe të takohet me të burgosurit.


 

Populli i Iranit Përballet me Dy Viruse: COVID-19 dhe Regjimi i Mullahëve – Fjalimi i Patrick Kennedy-t në Samitin Global për Lirinë e Iranit

Sipas raporteve të mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), afërsisht 83,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të shpërthimit të COVID-19 në Iran. Mosveprimi i qëllimshëm dhe fshehja e fakteve nga ana e regjimit janë arsyet kryesore të rritjes së numrit të vdekjeve nga COVID-19.

Regjimi iranian e pati mohuar ekzistencën e virusit në Iran në mënyrë që të zhvillonte zgjedhjet e rreme parlamentare dhe ta përdorte koronavirusin e ri si një mjet represioni për të kontrolluar shoqërinë iraniane. Kjo gjë u konfirmua më vonë kur regjimi filloi ta minimizonte krizën, duke i detyruar shumë shpejt njerëzit t’i riktheheshin punës, dhe në vend që t’i ndihmonte ata, nisi t’i fajësonte iranianët e mjerë për përhapjen e shpejtë të virusit.

Më e rëndësishmja është se regjimi, përmes veprimeve të tij, është përpjekur të përhapë frikë e dëshpërim tek populli iranian, duke mos e lejuar atë të ngrihet kundër regjimit të mullahëve. Me fjalë të tjera, populli iranian po përballet me dy viruse: COVID-19 dhe regjimi i mullahëve.

Por Njësitë e Rezistencës të MEK kanë shpërndarë mesazhin e shpresës dhe e kanë mbajtur gjallë flakën e protestave të nëntorit 2019 në Iran. Përpjekjet e Rezistencës Iraniane për t’i ofruar komunitetit ndërkombëtar informacionin e vërtetë mbi përhapjen e COVID-19 në Iran, si dhe për t’i dhënë jehonë zërit dhe dëshirës së popullit iranian për ndryshim regjimi nuk kanë ndaluar për shkak të pandemisë.

Lidhur me këtë, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi një konferencë virtuale në korrik, përmes së cilës lidhi 30,000 lokacione me Ashraf 3, kampin e MEK në Shqipëri. Në këtë event morën pjesë mbi 1000 personalitete nga të katër anët e botës dhe nga tendenca të ndryshme politike.

Njëri nga folësit ishte ish-kongresmeni amerikan Patrick Kennedy, nip i presidentit John F. Kennedy. “Virusi i fashizmit fetar e ka sëmurur rëndë popullin e Iranit dhe ua ka shkatërruar jetën miliona iranianëve. Virusi i mullahëve, i fashizmit fetar, duhet të asgjësohet,” tha Z. Kennedy.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 353 Qytete Shkon mbi 83,200

  • Zëvendës Drejtori i Këshillit Mjekësor të regjimit: Rreth 6,000 punonjës të shëndetit në Teheran janë infektuar me koronavirus dhe mbi 150 prej tyre kanë vdekur. Numri i pacientëve në gjendje kritike që kanë nevojë për terapi intensive është rritur dhe po përballemi me një mungesë shtretërish për terapi intensive në vend. Mungesa e stafit mjekësor në njësitë e kujdesit intensiv është serioze. Një tjetër problem është vonesa në dhënien e pagave për stafin mjekësor, të cilëve u janë vonuar pagesat për disa muaj. (IRNA, 5 gusht)
  • Drejtori i ekipit mjekësor të Spitalit Khomeini në Teheran: Nëse do të ketë grumbullime të tjera, do të kemi një kasaphanë të paprecedent. Grumbullimet duhet absolutisht të ndalojnë. (E përditshmja Javan, 5 gusht)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Arak: Gjashtë muaj pas shpërthimit të virusit, në vend që të reduktohet, numri i qyteteve me rrezik të lartë po rritet çdo ditë. Duhet të përgatitemi për ditë të tmerrshme. (ISNA, 5 gusht)
  • Rajavi ka përshëndetur stafin mjekësor dhe ka thënë: Po të mos ishte për sakrificat e tyre, numri i viktimave të koronavirusit do të kishte qenë edhe më i lartë. Në vend që të luftojë kundër sëmundjes, në mesin e katastrofës së koronavirusit, regjimi çnjerëzor klerikal vazhdon ta shpërdorojë pasurinë e vendit për projekte bërthamore e raketore, luftënxitje e terrorizëm, dhe nuk ua paguan infermierëve as ato rroga të vogla që kanë.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/ MEK) shpalli të mërkurën, 5 gusht 2020, se numri i viktimave të koronavirusit në 353 qytete të Iranit e ka tejkaluar shifrën 83,200.

Deklaratë Urgjente nga Miqtë e një Irani të Lirë në Parlamentin Europian

 

Shkruar nga njëShkrimtar i Stafit

5 gusht 2020

Mëngjesin e sotëm, regjimi klerikal në Iran vari Mostafa Salehi-n, një nga të burgosurit e kryengritjes në dhjetor 2017-janar 2018, në burgun Dastgerd në Isfahan. Salehi, 30 vjeç, ishte arrestuar në Kahrizsang të Isfahanit, dhe ishte dënuar me vdekje gjatë një gjyqi fals, për “udhëheqje të rebelimeve të Kahrizsang në Najafabad.”
Miqtë e një Irani të Lirë (FoFI), ka nxjerrë një deklaratë urgjente lidhur me këtë ngjarje. Deklarata e dënon këtë ekzekutim dhe i bën thirrje BE-së që të veprojë lidhur me këtë çështje.
“E nxisim Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian, Z. Joseph Borrell, që ta dënojë fuqishëm ekzekutimin e Mostafa Salehi-t, dhe i bëjmë thirrje regjimit iranian që t’i respektojë të drejtat e qytetarëve për liri shprehjeje dhe liri shoqërimi, si dhe që t’i lirojë të gjithë të burgosurit. Ne kërkojmë që të dërgohet një mision i gjetjes së fakteve i cili të vizitojë burgjet e Iranit, dhe të bëhet një raport mbi kushtet e të burgosurve, para se të varen të burgosur të tjerë,” lexon një pjesë e deklaratës.

Agjentja e Inteligjencës e Regjimit Klerikal e Ka Joshur Gholamreza Mansouri-n për ta Çuar në Rumani, Është Larguar nga Vendi Menjëherë pas Arrestimit të Mansouri-t

Përmes agjentëve e operativëve të tij të njohur e të fshehtë, regjimi klerikal është përpjekur ta paraqesë vrasjen e gjykatësit të korruptuar Gholamreza Mansouri, i cili ishte arratisur për në Rumani, si vetëvrasje. Regjimi po e bën këtë për t’iu shmangur pasojave të rrezikshme të kryerjes së vrasjes e terrorizmit ndërkombëtar në Europë. Kjo është e ngjashme me skenarin e regjimit në komplotin për të shpërthyer një bombë në tubimin e madh ndërkombëtar të iranianëve në Paris më 30 qershor 2018. Regjimi iranian i ka urdhëruar agjentët e tij të shpërndajnë gënjeshtrën se ai komplot kishte qenë i organizuar nga vetë rezistenca.

Pas rikthimit të trupit dhe dosjes së Mansouri-t në Teheran, po dalin në dritë aspekte të tjera të sjelljes terroriste dhe taktikave kurth-ngritëse të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit.

  • Mansouri u largua nga Irani në drejtim të Turqisë dhe Francës. Farnaz Eftekhari, një agjente e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë e stacionuar në Francë, e cila kishte qenë në kontakt që më parë me Mansouri-n, u miqësua me të. Ajo e prezantonte veten si një studente e Universitetit Islamik të Teheranit, e cila kishte shkuar në Francë gjoja për të vazhduar studimet. Eftekhari i dha Mansouri-t një numër telefoni dhe një kartë SIM.
  • Mansouri udhëtoi me të në rrugë tokësore nga Franca në Gjermani, më pas në Austri, dhe që aty në Rumani. Ata ishin në një qytet bregdetar të quajtur Constance në fund të shkurtit 2020.
  • Pas arrestimit të Mansouri-t në Rumani, ajo u largua nga Rumania menjëherë të premten më 12 qershor, dhe u rikthye në Francë.
  • Llogaria e Farnaz Eftekhari-t në rrjetet sociale deri ditën para vdekjes së Mansouri-t e prezantonte atë si banore të Parisit, të diplomuar nga Universiteti Islamik Azad në veri të Teheranit. Ditën para se Mansouri të vritej, fotoja e Eftekhari-t u hoq nga profili i saj, dhe mbiemri u zëvendësua me shkrojnën E. Dhjetë ditë më vonë, më 1 korrik, emri i kësaj llogarie ndryshoi përsëri, dhe “Farnaz” u bë “Sahar.”

Ngritja e kurtheve nga agjentet femra është një mënyrë e njohur veprimi e MOIS, e cila është ekspozuar që më parë brenda dhe jashtë Iranit, përfshirë edhe në Norvegji (Shih deklaratën e NCRI-së, 23 tetor 2018).

Kombet e Bashkuara duhet të caktojnë një komision ndërkombëtar për të kryer një hetim gjithëpërfshirës mbi këtë çështje. Personat përgjegjës dhe autorët e këtij krimi duhet të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen.

Komiteti për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) 

4 gusht 2020

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 82,600 Vdekje, 4 Gusht 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 4 gusht 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 82,600 njerëzve në 350 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 20,500 në Teheran, 6,168 në Khorasan Razavi, 5,730 në Khuzestan, 3,865 në Mazndaran, 3,492 në Gilan, 2,530 në Alborz, 2,225 në Fars, 2,095 në Hamedan, 2,010 në Kermanshah, 1,222 në Khorasan Verior, 1,226 në Kerman, 947 në Markazi (Qendër), 925 në Bushehr, 665 në Qazvin, dhe 430 në Kohgiluyeh & Boyer Ahmed. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

Të Kuptojmë Grevën e Punëtorëve të Naftës në Iran dhe Pasojat e Saj për Regjimin e Mullahëve

Punëtorët e naftës dhe industrive petrokimike po zhvillojnë greva në provincat jugore të pasura me naftë të Iranit. Edhe pse çdo ditë bëhen protesta të ndryshme me njerëz nga të gjitha sferat e jetës në Iran, greva e punëtorëve të naftës ka një impakt të drejtpërdrejtë mbi ekonominë e regjimit e cila është e varur nga nafta. Slloganet e punëtorëve, kërkesat e tyre dhe, më e rëndësishmja, fakti që ata e identifikojnë regjimin si burimin e problemeve të tyre, i shfuqizojnë përpjekjet e vazhdueshme të regjimit për të fajësuar sanksionet amerikane si burimi i vërtetë i krizës ekonomike.

Këto greva nisën të shtunën, kur punëtorët e rafinerive në Abadan dhe Mahshahr, të Rafinerisë së Naftës në Qeshm, si dhe punonjësit e Rafinerisë Parsian, Kompanisë Petrokimike në Lamerd të provincës Fars, dhe të fazave 22 e 24 të Pars-it Jugor në Kangan të provincës Bushehr protestuan ndaj kushteve të vështira të punës, mungesës së kushteve minimale të sigurisë, dhe rrogave të vonuara. Këta punëtorë kritikuan ata që e prishin grevën dhe theksuan se emrat e tyre do të publikohen në fazën e ardhshme të fushatës së protestave.

Lidhur me këtë, Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka lavdëruar grevistët dhe ka theksuar se punëtorët e shtypur janë ngritur për të fituar të drejtat e tyre të vjedhura nga regjimi anti-punëtor. “Me anë të kontratave shtypëse, regjimi klerikal i shfrytëzon punëtorët dhe nuk ua paguan as ato rroga të vogla që kanë. Regjimi e shpërdoron kapitalin e vendit për projekte bërthamore e raketash, si dhe për terrorizëm, ose e vjedh atë dhe e fut në llogaritë bankare të zyrtarëve të tij e familjeve të tyre jashtë vendit,” nënvizoi Znj. Rajavi.