Friday, March 29, 2024

Bankat kineze dhe ruse refuzojnë të punojnë me regjimin iranian

 

At a time when the mullahs ruling Iran are in desperate need of foreign investments, Chinese and Russian banks are distancing from Iran’s markets [A bank in China - File photo]Në një kohë kur mullahët që sundojnë Iranin kanë dëshpërimisht nevojë për investime të huaja, bankat kineze dhe ruse po distancohen nga tregjet e Iranit [Një bankë në Kinë – foto fajli]

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 3 gusht 2020—Majid-reza Hariri, drejtori i Dhomës së Tregtisë Iran-Kinë, ka bërë kohët e fundit disa komente befasuese lidhur me krizat ekonomike që kanë përmbytur regjimin e mullahëve që sundojnë Iranin. “Aktualisht ne nuk kemi transaksione bankare me Rusinë dhe Kinën. Nëse një individ me pasaportë iraniane kërkon shërbime bankare në këto vende, ai refuzohet,” shpjegoi Hariri, sipas një artikulli të publikuar më 2 gusht në faqen shtetërore Tejarat Neës.

“Ndjekja e kësaj çështjeje ka treguar se kur vjen puna tek Irani, edhe shtetet miqësore janë detyruar të ndërmarrin përqasje të reja në përputhje me standardet e FATF. Si rezultat, ato i kanë kufizuar transaksionet bankare dhe bashkëpunimet financiare,” shpjegoi ai. Kina dhe Rusia po tregohen shumë të kujdesshme në transaksionet e tyre financiare me individë dhe/apo entitete iraniane dhe shkojnë deri aty sa refuzojnë t’i kryejnë transaksione të tilla. Ky raport është konfirmuar nga drejtori i Dhomës së Tregtisë Iran-Kinë dhe po merren masa lidhur me këtë çështje specifike.

“Duhet ta marrim në konsideratë faktin që dilema jonë kryesore për sa i përket transaksioneve nuk është tek sistemi SËIFT, por tek fakti që asnjë bankë nuk është e gatshme të bashkëpunojë me ne sepse dyshohemi për pastrim parash,” shtoi Hariri.

“Tani ne kemi dy probleme themelore në sistemet tona bankare. Njëri janë sanksionet amerikane të cilat i fusin në rrjetën e tyre të gjitha shtetet që bashkëpunojnë me ne. Problemi i dytë ka të bëjë me FATF pas refuzimit tonë për t’i pranuar kushtet e tyre. Për shembull, javën e kaluar, ky organ financiar u ka dërguar herë pas here deklarata sistemeve bankare në mbarë botën, ku theksohet se Irani është një vend me rrezik të lartë dhe se transaksionet e tij financiare duhet të kontrollohen me rreptësi,” vazhdoi ai.