Saturday, July 27, 2024

Iran: Një dëshirë e ndritshme, MEK-u, dhe një alternativë e vlefshme

 

Maryam Rajavi, the President-elect of the National Council of Resistance of Iran (NCRI) at the Free Iran Global Summit 2020 at Ashraf 3, main headquarters of the People’s Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) in Albania - July 17, 2020Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Samitin Global për Lirinë e Iranit 2020 në Ashraf 3, ku ndodhet baza kryesore e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në Shqipëri – 17 korrik 2020

Samiti i përvitshëm Global për Lirinë e Iranit i Rezistencës Iraniane, i zhvilluar online për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, është konsideruar si tubimi më i madh online në botë nga shumë vrojtues. Kjo iniciativë e madhe, që lidhi bashkë 30,000 lokacione në 102 shtete, nxori në pah aftësitë dhe fuqinë e jashtëzakonshme të Rezistencës së organizuar të Iranit në konfrontimin e strategjisë çnjerëzore të Liderit Suprem të mullahëve Ali Khamenei, i cili e ka përdorur pandeminë e koronavirusit si mjet për të ruajtur regjimin e tij.

Qartësia e mesazhit të Samitit Global për Lirinë e Iranit 2020

Ky event kishte tre mesazhe.

Së pari, PMOI/MEK i qëndron përkrah popullit të Iranit, Njësive Iraniane të Rezistencës dhe kryengritjeve për përmbysjen e regjimit.

Së dyti, PMOI/MEK dhe rrjeti i saj i brendshëm, Njësitë e Rezistencës, janë më të vendosura, më të organizuara e më të fuqishme se kurrë për të kapërcyer çdo pengesë në mënyrë që ta përmbysin regjimin.

Dhe së treti, komuniteti ndërkombëtar u bë dëshmitar për faktin se Irani ka një alternativë politike të vlefshme, të fuqishme, dhe të organizuar për të zëvendësuar fashizmin fetar dhe për të themeluar një republikë demokratike. Një alternativë të bazuar në barazinë gjinore, laicizmin, dhe një Iran jo-bërthamor.

Maryam Rajavi, President-elect of NCRI, at the Free Iran Global Summit 2020 in Ashraf 3, MEK camp in AlbaniaMaryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Samitin Global për Lirinë e Iranit 2020 në Ashraf 3, ku ndodhet baza kryesore e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në Shqipëri – 17 korrik 2020

 MEK supporters and Resistance Units voice solidarity with the Free Iran Global Summit—July 13, 2020Mbështetësit e MEK dhe Njësitë e Rezistencës shprehin solidaritet me Samitin Global për Lirinë e Iranit—13 korrik 2020

MEK supporters and Resistance Units voice solidarity with the Free Iran Global Summit—July 13, 2020Mbështetësit e MEK dhe Njësitë e Rezistencës shprehin solidaritet me Samitin Global për Lirinë e Iranit—13 korrik 2020

Pas eventit, nga frika e rritjes së mbështetjes për MEK, regjimi i mullahëve ka nisur një fushatë për demonizimin dhe përhapjen e gënjeshtrave kundër MEK-ut.

Mesazhi i këtij eventi mbarëbotëror online

Shoqëria iraniane është në prag të një revolucioni. Dhjetëra miliona njerëz të varfër nuk kanë asnjë shpresë jetese nën sundimin e mullahëve. Miliona të rinj të papunë nuk shohin të ardhme, ashtu si shumë të tjerë që janë plaçkitur nga regjimi.

Rrethanat e duhura ekzistojnë. Por për një revolucion, populli ka nevojë për shpresë dhe një perspektivë. Regjimi jo pa arsye po tenton ta përdorë Covid-19 si mjet për të përhapur një ndjesi konstante dëshpërimi në shoqëri. Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve nga vetë ekspertët e tij lidhur me përhapjen e koronavirusit, regjimi po këmbëngul për zhvillimin e ritualeve të Muharram, që përfshijnë ceremoni zije për vrasjen e Ḥusayn ibn Ali, nipit të Profetit Muhamet.