Saturday, July 27, 2024

Komuniteti Botëror Duhet t’i Kërkojë Llogari Regjimit të Iranit për Krimet e Tij – Fjalimi i Louis Freeh në “Samitin Global për Lirinë e Iranit”

 

Regjimi iranian ka qenë për vite të tëra një burim paqëndrueshmërie në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. Karakteristika të tjera të regjimit të mullahëve janë shtypja e përditshme ndaj popullit iranian, privimi i njerëzve nga të drejtat e tyre bazë, korrupsioni i institucionalizuar, dhe politikat e gabuara ekonomike.

Që në fillim, mullahët ishin të vetëdijshëm për paaftësinë e tyre për ta udhëhequr Iranin dhe për të menaxhuar forcën në rritje të një popullsie të çliruar nga shtypja monarkike, kështu që u përpoqën t’u ndryshonin drejtim energjive të çliruara të një shoqërie të shtypur. Si rrjedhim, ata nisën represionin ndaj popullit, ekzekutimin e mijëra personave, dhe arrestimin e më shumë njerëzve. Themeluesi i regjimit, Ruhollah Khomeini, e zgjati luftën shkatërrimtare, të panevojshme, dhe jo-patriotike Iran-Irak për tetë vite dhe e përdori atë si mjet për të kontrolluar dhe shtypur shoqërinë e trazuar iraniane. Regjimi nuk i ka ndalur kurrë veprimtaritë e tij terroriste, të tilla si shpërthimi i bombave në Kullat Khobar e në kampet e Marinës Amerikane në Beirut të Libanit, sulmi i kohëve të fundit mbi rafinerinë e naftës të Arabisë Saudite dhe komploti i parandaluar me bombë kundër tubimit të përvitshëm për Lirinë e Iranit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në 2018-ën në Paris.

Gjithashtu një vepër kriminale me qëllimin për ta shtypur forcën e ndryshimit ishte edhe masakrimi i mbi 30,000 të burgosurve politikë në Iran, kryesisht anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Regjimi filloi edhe përpjekjet për të ndërtuar një bombë bërthamore, me qëllimin për t’ia zgjatur jetën vetes.

Nëse NCRI dhe MEK nuk do t’i kishin zbardhur veprimtaritë bërthamore të regjimit, tashmë do të kishte ndodhur një katastrofë. Rezistenca Iraniane zgjodhi të mos e lejonte një fashizëm fetar agresiv, sektar e represiv që të fitonte një potencial armësh bërthamore, dhe kështu ta shpëtonte Iranin, rajonin dhe botën nga tmerret e një skenari të tillë.

Tani, pas kryengritjes së lavdishme të popullit iranian në nëntor 2019, e cila tregoi se iranianët nuk e duan këtë regjim, nevoja që komuniteti botëror të mbajë anën e popullit iranian është bërë edhe më urgjente.

Regjimi i mullahëve nuk do ta ndalë shtypjen e popullit apo eksportin e terrorizmit jashtë vendit. Siç tha ish-drejtori i FBI-së Louis Freeh gjatë “Samitit Global për Lirinë e Iranit” të NCRI-së më 17 korrik: “Duhet të ketë llogaridhënie. Dikush duhet ta marrë vendimin dhe të ketë burimet e vullnetin për t’u kërkuar llogari këtyre kriminelëve.”