Saturday, July 27, 2024

Deklaratë Urgjente nga Miqtë e një Irani të Lirë në Parlamentin Europian

 

Shkruar nga njëShkrimtar i Stafit

5 gusht 2020

Mëngjesin e sotëm, regjimi klerikal në Iran vari Mostafa Salehi-n, një nga të burgosurit e kryengritjes në dhjetor 2017-janar 2018, në burgun Dastgerd në Isfahan. Salehi, 30 vjeç, ishte arrestuar në Kahrizsang të Isfahanit, dhe ishte dënuar me vdekje gjatë një gjyqi fals, për “udhëheqje të rebelimeve të Kahrizsang në Najafabad.”
Miqtë e një Irani të Lirë (FoFI), ka nxjerrë një deklaratë urgjente lidhur me këtë ngjarje. Deklarata e dënon këtë ekzekutim dhe i bën thirrje BE-së që të veprojë lidhur me këtë çështje.
“E nxisim Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian, Z. Joseph Borrell, që ta dënojë fuqishëm ekzekutimin e Mostafa Salehi-t, dhe i bëjmë thirrje regjimit iranian që t’i respektojë të drejtat e qytetarëve për liri shprehjeje dhe liri shoqërimi, si dhe që t’i lirojë të gjithë të burgosurit. Ne kërkojmë që të dërgohet një mision i gjetjes së fakteve i cili të vizitojë burgjet e Iranit, dhe të bëhet një raport mbi kushtet e të burgosurve, para se të varen të burgosur të tjerë,” lexon një pjesë e deklaratës.