Siri: 14 militantë të mbështetur nga Irani vriten nga sulmet ajrore

Iran-backed militias have been under constant by unknown aircraft conducting continuous airstrikes in Syria

Militantët e mbështetur nga Irani kanë qenë nën sulme të vazhdueshme nga mejete të panjohura ajrore në Siri

Katërmbëdhjetë anëtarë të grupeve militante që mbështeten nga regjimi iranian, të dërguar në Siri në përpjekje për të mbajtur në pushtet Bashar Assad-in, janë vrarë nga disa sulme ajrore mëngjesin e së dielës, sipas Observatorit Sirian të të Drejtave Njerëzore.

Këta militantë kishin qenë të stacionuar në bazat që ndodhen në qytetin Deir Ezzur në Sirinë lindore. Vlen të përmendet që këta individë janë kryesisht iranianë e irakenë, dhe shumica e tyre janë të plagosur rëndë. Numri i viktimave ka mundësi që të rritet, sipas raportit të Observatorit.

Regjimi i mullahëve ka një histori të gjatë të rekrutimit të njerëzve nga vendet e rajonit për t’i dërguar ata në luftën e Sirisë si mish për top. Raportet tregojnë se të hënën, më 27 korrik, disa zyrtarë të  Burgut Qendror në Karaj, që ndodhet në perëndim të kryeqytetit iranian Teheran, së bashku me një delegacion që janë parë me veshje të cilësisë së lartë, kanë vizituar pavijonet e këtij burgu në kërkim të të burgosurve për t’i dërguar në Siri që të luftojnë si mish për top në krah të forcave të regjimit të Assad.

Ky delegacion u ka kërkuar të burgosurve të dënuar me vdekje apo burgim të gjatë për vrasje apo rrëmbim, që të pranojnë të dërgohen në Siri për të luftuar së bashku me forcat e regjimit iranian që përpiqen të mbajnë në pushtet Bashar Assad-in në Damask. Këtyre individëve u është premtuar se do të lirohen nga burgu nëse pranojnë të luftojnë në Siri.

Analisti i regjimit, i shqetësuar nga interesi i grave dhe vajzave iraniane për MEK

 

Women play a leading role in People’s Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK)Gratë luajnë rol udhëheqës në Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK)

Një nga prodhuesit e dokumentarëve të regjimit iranian, Iman Goudarzi, e ka pranuar se Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka fituar me sukses interesimin e grave dhe vajzave në Iran. Ndërkohë që mediat shtetërore të regjimit përpiqen ta portretizojnë MEK-un si një lëvizje jo-popullore dhe të vdekur, Goudarzi pranoi se kjo lëvizje po fiton popullaritet në mbarë vendin dhe vetë zyrtarët e regjimit janë dëshmitarë për rolin në rritje të MEK në organizimin e protestave në Iran.

Goudarzi shprehu gjithashtu keqardhje për faktin që regjimi nuk ka bërë dokumentarë për MEK-un përpara kryengritjes mbarëkombëtare pas zgjedhjeve të 2009-ës, dhe që Hassan Rouhani ka miratuar një rezolutë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë për të mos lejuar asnjë veprimtari lidhur me MEK.

Iman Goudarzi:

“Fatkeqësisht, mediat dhe shkrimet në vend kanë një perspektivë të gabuar për sa i përket MEK, dhe e paraqesin strukturën e tyre si të vjetër e të dalë mode. U themi të gjithëve që ajo është një lëvizje e vdekur ndërkohë që po e shohim rolin e saj në protestat në mbarë vendin.

“Z. Rouhani miratoi një rezolutë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë për të ndaluar çdo veprimtari të lidhur me MEK. Fatkeqësisht, deri në 2009-ën, nuk kemi bërë asnjë dokumentar për MEK.

“Shumica e anëtarëve të MEK janë të diplomiuar nga universitete…. MEK ka arritur t’i tregojë vajzave të reja një fytyrë të re të gruas… shumë akademikë e madje edhe studentë të rinj e adoleshentë janë tërhequr nga kjo organizatë, dhe një pjesë e madhe e të arrestuarve gjatë viteve 80 kanë qenë adoleshentë 16 e 17 vjeçarë.” (agjencia e lajmeve Daneshjoo, 5 gusht 2020.)

 

Natyra mizogjiniste e regjimit

Që kur morën pushtetin në Iran pas revolucionit të 1979-ës, mullahët e bënë mizogjinizmin një nga shtyllat kryesore të sundimit të tyre. Që nga mbulimi i detyrueshëm e deri tek kufizimet në arsimim e punësim, regjimi u mundua me të gjitha mënyrat t’i privonte gratë nga të drejtat e tyre bazë dhe t’i detyronte të rrinin në shtëpi. E vetmja organiztatë që luftoi për të drejtat e grave që në fillim të revolucionit ishte MEK. Pas revolucionit, anëtaret femra të MEK luajtën një rol kyç në ofrimin e një modeli për vajzat dhe gratë në Iran, duke u treguar atyre se nuk kanë pse t’i përulen presionit dhe rregullave çnjerëzore të mullahëve dhe se mund të ngrihen e të luftojnë për të drejtat e tyre.

 

Në vitet 1980, regjimi i mullahëve ekzekutoi dhe torturoi mijëra gra dhe vajza të reja për faktin që ishin mbështetëse, simpatizante, apo anëtare të MEK. Mbi bazën e një fatwa të Liderit të atëhershëm Suprem të regjimit, Ruhollah Khomeini, marrja e jetës, pasurisë dhe nderit të anëtarëve e mbështetësve të MEK u cilësua “hallall”. Ithtarët e Khomeini-t nëpër burgje kanë torturuar mijëra gra në “njësitë rezidenciale“, “varret”, “qivuret” dhe “kafazet,” si dhe në korridoret e vdekjes. Kjo gjë nuk ua hoqi vendosmërinë grave të MEK, të cilat u bënë shembull i rezistencës në burgjet e regjimit.

 

Rezistenca e grave të MEK

 

Në një konferencë virtuale ndërkombëtare në Ashraf 3 në 39-vjetorin e fillimit të rezistencës kundër regjimit të mullahëve, Massoumeh Malek Mohammadi, 63 vjeç, zëvendës Sekretare e Përgjithshme e MEK, rrëfeu dëshminë e saj se si Garda Revolucionare (IRGC) kishte hapur zjarr mbi demonstratën paqësore të mbështetësve të MEK në Teheran në qershor 1981.

 

Ajo u njoh me MEK gjatë Revolucionit anti-monarkik të 1979-ës kur ishte studente në universitet. Ajo e nisi aktivizmin e saj politik si simpatizante e MEK.

Massoumeh Malek Mohammadi u arrestua më 20 janar 1983 dhe u burgos në Burgun Evin ku e torturuan mizorisht për tre vite.

“Ashtu si dhjetëra mijëra anëtarë e mbështetës të PMOI, unë i kalova fillimet e viteve 1980 në burg. Historitë se si ithtarët e Khomeini-t kanë kryer krime çnjerëzore kundër të burgosurve të tyre janë treguar deri në njëfarë pike. Por pak dihet për motrat tona dhe sa trimërisht kanë rezistuar dhe i kanë duruar torturat në burg ato,” shpjegoi Massoumeh Malek Mohammadi dhe shtoi se “Unë kam qenë dëshmitare e disa torturave e vrasjeve nëpër burgje.”

Roli udhëheqës i grave në Rezistencën Iraniane

Për shumë vite, regjimi iranian është përpjekur ta heshtë zërin e MEK me anë të ekzekutimeve masive, torturave, dhe shpenzimit të bilionave për fushata propagandistike, por sot vetë zyrtarët, ekspertët dhe studiuesit e regjimit po e pranojnë se këto përpjekje kanë dështuar. Mbështetja për MEK brenda vendit dhe rrjeti i saj i zgjeruar po rriten dita ditës dhe kjo është shqetësuese për regjimin.

Ndërkohë që regjimi vazhdon t’i shtypë të drejtat e grave në Iran, gratë kanë vazhduar të luajnë rol kyç në udhëheqjen e rezistencës së MEK kundër tiranisë së mullahëve.

 

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), koalicioni opozitar në të cilin MEK bën pjesë, udhëhiqet gjithashtu nga një grua, Znj. Maryam Rajavi, e cila është një mbrojtëse e fortë e të drejtave të barabarta për gratë dhe burrat. Plani me dhjetë pika i Znj. Rajavi për të ardhmen e Iranit bën thirrje për “Barazi e plotë gjinore në të drejtat politike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike, dhe pjesëmarrje e barabartë e grave në udhëheqjen politike; heqja e çdo forme diskriminimi; e drejta për të zgjedhur vetë veshjen, dhe për martesë, divorc, arsimim dhe punësim; ndalimi i çdo forme shfrytëzimi të grave me çfarëdo preteksti.”

 

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 85,500 Vdekje, 9 Gusht 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 9 gusht 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 85,500 njerëzve në 373 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 5932 në Khuzestan, 3994 në Mazandaran, 3607 në Gilan, 3482 në Lorestan, 2696 në Sistan dhe Baluchistan, 2332 në Golestan, 2090 në Kermanshah, 1749 në Kurdestan, 1287 në Khorasan Verior, 1030 në Bushehr, 811 në Zanjan, 680 në Ilam, 567 në Chaharmahal dhe Bakhtiari. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

 

Ligjvënësit Belgë Dënojnë Ekzekutimin e Mostafa Salehi-t dhe Shkeljet e Vazhdueshme të të Drejtave Njerëzore nga Regjimi Iranian

Parlamentarët belgë kanë dënuar ekzekutimin e Mostafa Salehi nga regjimi iranian, si dhe shkeljet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore në Iran, në një letër drejtuar Josepp Borrell, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme.

Në një përpjekje të dëshpëruar për të ta qetësuar shoqërinë e trazuar iraniane, regjimi iranian ekzekutoi Mostafa Salehi-n më 5 gusht. Z. Salehi ishte arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare të 2018-ës në Iran. Në letrën e tyre, ligjvënësit belgë folën edhe për masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë iranianë. Gjatë verës së vitit 1988, zyrtarët e regjimit iranian ekzekutuan në mënyrë jashtëgjyqësore mbi 30,000 të burgosur politikë, mbi bazën e një fatwa të nxjerrë nga Ruhollah Khomeini, Udhëheqësi i atëhershëm Suprem i regjimit. Shumica e viktimave ishin anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

 

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, 8 gusht 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 84,900 njerëzve në 373 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 21,000 në Teheran, 6,288 në Khorasan Razavi, 2,450 në Azerbaixhanin Lindor, 2,365 në Fars, 1,715 në Kurdistan, 1,281 në Kerman, 1,088 në Hormozgan, 1,065 në Semnan, 455 në Kohgiluyeh& Boyer Ahmed, dhe 410 në Khorasan Jugor. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

 

 

I Burgosuri Politik Kurd, Haidar Ghorbani, Është në Rrezik Ekzekutimi

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

8 gusht  2020

I bëhet thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të të drejtave njerëzore që të veprojnë menjëherë për të parandaluar ekzekutimin e tij

Të enjten, 6 gusht 2020, Dega 27 e Gjykatës Supreme të regjimit klerikal miratoi dënimin me vdekje për të burgosurin politik Haidar Ghorbani nga Kamyaran (Provinca Kurdistan) dhe ia referoi çështjen prokurorisë së Sanandaj që është përgjegjëse për ekzekutimin e verdiktit.

Haidar Ghorbani është arrestuar nga Ministria e Inteligjencës e regjimit në 2016-ën dhe është transferuar në Burgun Qendror të Sanandaj, ku e kanë torturuar rëndë për një kohë të gjatë.

Të mërkurën, 5 gusht, regjimi çnjerëzor klerikal ekzekutoi protestuesin Mostafa Salehi, me pretekstin se kishte udhëhequr protestat e Kahrizsang në Najafabad, në burgun Dastgerd në Isfahan.

Iran: Grevat e Punëtorëve të Naftës, Gazit dhe Kompanive Petrokimike në 12 Provinca Hyjnë në Ditën e Tetë Rresht

 

Sot, e shtunë, më 8 gusht 2020, greva mbarëkombëtare e punëtorëve të naftës, gazit e kompanive petrokimike ka vazhduar në 20 qytete të 12 provincave. Janë në grevë punëtorë e punonjës të 44 rafinerive, kompanive e fabrikave të lidhura me industrinë petrokimike, të naftës, dhe të gazit në Isfahan, Ardabil, Azerbaixhan Perëndimor, Azerbaixhan Lindor, Ilam, Bushehr, Khorasan Razavi, Khuzestan, Fars, Sistan dhe Baluchestan, Provincën Qendrore, dhe Hormozgan.

Grevës po i bashkohen çdo ditë e më shumë punëtorë e punonjës të kompanive e rafinerive. Mëngjesin e sotëm, grevistëve iu bashkuan edhe punëtorët me kontratë të bazës Khatam në fazat 2 dhe 3 të Asaluyeh.

Nga frika e vazhdimit dhe zgjerimit të grevës, agjentët e regjimit shpallën se në llogaritë e punëtorëve janë transferuar rrogat e papaguara për katër muaj të punëtorëve të kompanisë “Tanesh Gostar” në centralin elektrik të Pars-it Jugor, si dhe rrogat e papaguara për një muaj të punëtorëve të kompanisë “Sanat Pajohan”. Por punëtorët kanë thënë se do ta vazhdojnë grevën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Njëkohësisht, në ditën e 55-të të grevës së tyre, punëtorët e Kompleksit Industrial të Kallamsheqerit Haft Tappeh u grumbulluan sot në qytetin Sush dhe shpallën se do të vazhdojnë me kërkesat e tyre, duke përfshirë kërkesën për heqjen e një zyrtari të lidhur me regjimin i cili e ka marrë nën kontroll kompleksin nën pretekstin e privatizimit të kompanisë.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka lavdëruar këmbënguljen e grevistëve dhe i ka bërë thirrje publikut, sidomos të rinjve, që të ngrihen për t’i mbështetur. Znj. Rajavi nxit Organizatën Ndërkombëtare të Punëtorëve dhe unionet e profesioneve që t’i mbështesin protestat e punëtorëve iranianë dhe t’i dënojnë politikat anti-punëtor të regjimit klerikal.

Muxhahedinët Iranianë, një komunitet miqësor me popullin shqiptar

 

Ashraf 3 home of MEK members in Albania

Që nga zhvendosja e anëtarëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) në Shqipëri, regjimi iranian është përpjekur me të gjitha mënyrat ose t’i sulmojë anëtarët e MEK, ose ta njollosë imazhin e tyre me anë të agjentëve të tij. I përmbytur nga krizat, regjimi është përpjekur dëshpërimisht ta asgjësojë alternativën e vlefshme ndaj tij. Ambasada e regjimit në Shqipëri kishte për detyrë të implementonte planet malinje të regjimit kundër MEK-ut.

Terroristët e regjimit iranian tentuan të shpërthenin një bombë në grumbullimin e MEK për festimin e Novruzit, vitit të ri pers, në mars 2018. Në këtë event merrte pjesë Znj. Rajavi, dhe të ftuar të tjerë të spikatur si ish Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Rudy Giuliani. Përveç kësaj, në disa raste të tjera, regjimi i ka dërguar agjentët dhe terroristët e tij në Shqipëri nën petkun e “gazetarëve” ose “familjarëve” të MEK.

Njëkohësisht me tentativat e tij terroriste, regjimi iranian ka ndjekur edhe një fushatë demonizimi kundër MEK. ‘Gazetarët pro-regjim’ në shumë raste i kanë përdorur mbulimet e tyre gazetareske dhe reputacionin e agjencisë së tyre për të përsëritur akuzimet e regjimit kundër MEK. Për shembull, ata e quajnë organizatën si një “kult” dhe pretendojnë se njerëzit në kampin e MEK në Shqipëri praktikojnë “veprimtari terroriste.” Rastet më të spikatura janë raportet e publikimeve të mirënjohura gjermane “Der Spiegel” dhe “Frankfurter Allgemeiner Zeitung.” Të dyja këto publikime janë urdhëruar nga gjykatat gjermane që t’i heqin akuzimet e tyre të rreme kundër MEK-ut dhe anëtarëve të saj.

Por megjithatë, zyrtarët dhe populli shqiptar i kanë refuzuar të gjitha përpjekjet e regjimit dhe kanë shprehur mbështetje e solidaritet me Rezistencën Iraniane.

Qeveria shqiptare, si përgjigje ndaj veprimtarive terroriste të regjimit, e dëboi ambasadorin e mullahëve, Gholamhossein Mohammadnia, në 2018-ën, së bashku me kreun e Stacionit të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit në Shqipëri. Këta dy diplomatë terroristë, së bashku me disa agjentë të tjerë të regjimit, janë dëbuar dhe konsiderohen si “persona non grata” për “përfshirje në veprimtari që dëmtojnë sigurinë e vendit” dhe “shkelje të statusit të tyre diplomatik.”

Pengesa më e madhe për regjimin dhe agjentët e tij ishte “Samiti Global për Lirinë e Iranit,” në të cilin morën pjesë shumë figura politike e shoqërore të Shqipërisë nga tendenca te ndryshme politike, të cilët shprehën solidaritet me MEK, Ashraf 3, dhe me përpjekjen e popullit iranian për një Iran të lirë.

Fajlët e thëna nga personalitetet shqiptare gjatë “Samiti Global 3-ditor për Lirinë e Iranit” vërtetojnë dështimin absolut të regjimit iranian në tentativat e tij kundër MEK dhe Ashraf 3.

Pandeli Majko, former Albanian Prime Minister

Pandeli Majko, ish Kryeministër shqiptar dhe Ministër aktual i Diasporës, tha: “Ju jeni në besën tonë. Muxhahedinët (MEK) janë flamur-mbajtësit e lirisë së ardhshme të vendit të tyre. Ata janë rregulli i pashkruar i lirisë. Kjo është arsyeja pse ata janë flamuri i shpresës, ku zgjedhjet e tyre reflektojnë trimërinë e tyre.”

The Albanian opposition leader Luzlim Basha

Lideri i opozitës shqiptare Luzlim Basha tha në fjalimin e tij në këtë event: “Pozicioni ynë është i qartë. Ne qëndrojmë fuqishëm kundër rikthimit të vazhdueshëm të regjimit iranian tek praktikat e paligjshme dhe terroriste në tokën tonë, dhe kundër nxitjes së tij të strukturuar për të eksportuar fondamentalizmin në Shqipëri e në rajonin tonë. Ne e mbështesim popullin iranian në përpjekjen e tij për një republikë demokratike, laike e jo-bërthamore të Iranit. Ne mbështesim dëshirën e popullit iranian për ndryshim dhe e vlerësojmë planin me 10 pika të Madamë Rajavi-t për të ardhmen e Iranit.”

Sali Brisha, former Albanian prime minister

“Mendoj që ky samit e sheh rezistencën tuaj si të vetmen shpresë të vërtetë për çlirimin e kombit tuaj të fuqishëm dhe për realizimin e objektivit të saj madhor: një Iran i lirë. Jam krenar që e mbështes lëvizjen tuaj dhe që Shqipëria është shtëpia juaj e dytë sot. E kam vlerësuar dëbimin e ambasadorit iranian nga Tirana, por mendoj se këputja e plotë e lidhjeve diplomatike me regjimin e mullahëve do të ishte përgjigjja më e duhur ndaj akteve terroriste të planifikuara kundër jush,” tha Sali Berisha, ish-kryeministër shqiptar, në mesazhin e tij për “Samitin Global për Lirinë e Iranit.”

Muharrem Sula, the mayor of the city

Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri që ndodhet pranë Ashraf-3, tha: “Është në traditën tonë t’i hapim dyert për personat që janë në rrezik. Gjatë tre viteve të fundit, MEK ka krijuar marrëdhënie miqësore me komunitetet vendase. Ashraf-3 ka luajtur një rol pozitiv në zonën tonë dhe u ka ofruar vendasve ndihmë humanitare. Ju uroj një rikthim të shpejtë.”

Members of Manzë Municipality

Anëtarët e Bashkisë Manzë, një qytet pranë kampit të MEK në Shqipëri, duke shprehur mbështetjen e tyre për MEK, thanë: “Ne, si shumë shqiptarë, e mbështesim Ashraf-3 dhe i kuptojmë gënjeshtrat e mullahëve. Shpresojmë që rajoni dhe bota do të çlirohen nga mullahët. Dëshirojmë që Irani dhe Shqipëria të kenë marrëdhënie miqësore.”

Maryam Rajavi Takohet Me Viktimat E Tërmetit Në Shqipëri

Që nga zhvendosja e tyre në Shqipëri, anëtarët e MEK kanë krijuar një marrëdhënie të fortë me banorët vendas. Pas tërmetit të 2019-ës në Shqipëri, i cili dëmtoi disa qytete e fshatra, anëtarët e MEK ofruan ndihmë humanitare dhe donacione për njerëzit e goditur nga fatkeqësia. Gjithashtu, udhëheqësja e opozitës Znj. Maryam Rajavi është takuar personalisht me banorë të Manzës, e shoqëruar nga Z. Muharrem Sula, administratori i njësisë Manzë. Gjatë vizitës, Z. Sula tha se që nga themelimi i Ashraf-3, MEK kanë patur marrëdhënie të sinqerta me qytetarët shqiptarë të zonës.

 

Bahreini kap dy automjete nga Irani të ngarkuara me eksplozivë

Bahrain authorities seized two vehicles from Iran loaded with explosives

Autoritetet e Bahreinit kanë kapur dy automjete nga Irani të ngarkuara me eksplozivë

Të enjten, autoritetet e Bahreinit kapën dy automjete nga Irani që përmbanin armë dhe eksplozivë, sipas Ministrisë së Brendshme të Bahreinit. Forcat e sigurisë i kishin identifikuar dy automjetet dhe mundën t’i konfiskonin eksplozivët. “Individët e arrestuar kanë rrëfyer se forcat e Hezbollah janë të përfshira në kontrabandimin e armëve e eksplozivëve drejt Libanit,” shton deklarata e Ministrisë së Brendshme, sipas Al Arabiya.

Mbështetja e regjimit iranian për terrorizmin ka tërhequr më shumë vëmendjen këto kohë pas ngjarjeve të fundit.

Gjyqi për Asadollah Assadi-n, diplomatin terrorist të mullahëve me bazë në Austri, dhe për tre operativë të tjerë të akuzuar për terrorizëm, nisi më 22 korrik në Belgjikë. Këta individë janë të akuzuar për pjesëmarrje në një komplot të parandaluar terrorist që kishte për qëllim të shpërthente një bombë në një tubim në qershor 2018 të zhvilluar nga koalicioni opozitar iranian Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) pranë Parisit. Do të gjykohen gjithashtu edhe tre bashkëpunëtorët e Assadi-t, Amir Sa’douni, Nasimeh Na’ami, dhe Mehrdad Arefani.

Për më tepër, personalitete të spikatura ndërkombëtare morën pjesë në një konferencë online më 20 korrik, së bashku me iranianë nga e gjithë bota, konferencë që u fokusua tek mbështetja e regjimit iranian për terrorizmin në mbarë botën, dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i mbyllë ambasadat e regjimit të mullahëve dhe t’i dëbojë diplomatët terroristë të tij.

Pavarësisht Mosveprimit të Regjimit Iranian, Infermierët dhe Stafi Mjekësor po i Ndihmojnë Viktimat e COVID-19, Duke Rrezikuar Jetën e Vet

 

Numri i vdekjeve dhe i infektimeve nga COVID-19 po rritet me shpejtësi në Iran. Mes viktimave janë qindra pjesëtarë të stafeve mjekësore dhe profesionistë mjekësorë. Vdekjet dhe përpjekjet e tyre të palodhura për të ndihmuar viktimat kanë ardhur pas mosveprimit nga ana e regjimit të mullahëve.

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mbi 83,000 njerëz kanë humbur jetën deri tani për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Pandemia e COVID-19 u transmetua për herë të parë nga Kina në Iran në fillim të marsit dhe u përhap me shpejtësi për shkak të mosveprimit dhe fshehjes së fakteve nga ana e regjimit. Regjimi iranian e ka përdorur qëllimisht shpërthimin e koronavirusit për ta vënë nën kontroll shoqërinë e trazuar iraniane. Shtypja e vazhdueshme dhe korrupsioni sistematik i regjimit, si dhe vjedhja e pasurive kombëtare që ka hedhur në varfëri edhe më shumë sektorë të shoqërisë, e kanë kthyer shoqërinë iraniane në një fuçi baruti. Shpërthimi i koronavirusit ishtë një shtysë për regjimin që të mos e lejonte shoqërinë të shpërthente, duke i dërguar njerëzit në fushën e minuar të COVID-19.

Megjithatë, të gjendur përballë mosveprimit të qëllimshëm të regjimit, stafet mjekësore iraniane, mjekët, infermierët e profesionistët e tjerë mjekësorë janë turrur në ndihmë të viktimave. Vetëmohimi i tyre në dhënien e ndihmës për viktimat, në mesin e mungesë së ilaçeve dhe të mbështetjes qeveritare, është admiruar gjerësisht nga qytetarët iranianë.

Në vend që t’i ndihmonte, regjimi jo vetëm që ka refuzuar t’i mbështesë materialisht spitalet iraniane dhe stafet e tyre mjekësore, por edhe ua ka vonuar pagesat infermierëve. Përveç kësaj, zyrtarët e regjimit kanë firmosur një kontratë 89-ditëshe me infermierët për të mos u dhënë atyre sigurimet. Kjo ndërkohë që këta infermierë po rrezikojnë jetën.