Tuesday, January 31, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 353 Qytete Shkon mbi 83,200

  • Zëvendës Drejtori i Këshillit Mjekësor të regjimit: Rreth 6,000 punonjës të shëndetit në Teheran janë infektuar me koronavirus dhe mbi 150 prej tyre kanë vdekur. Numri i pacientëve në gjendje kritike që kanë nevojë për terapi intensive është rritur dhe po përballemi me një mungesë shtretërish për terapi intensive në vend. Mungesa e stafit mjekësor në njësitë e kujdesit intensiv është serioze. Një tjetër problem është vonesa në dhënien e pagave për stafin mjekësor, të cilëve u janë vonuar pagesat për disa muaj. (IRNA, 5 gusht)
  • Drejtori i ekipit mjekësor të Spitalit Khomeini në Teheran: Nëse do të ketë grumbullime të tjera, do të kemi një kasaphanë të paprecedent. Grumbullimet duhet absolutisht të ndalojnë. (E përditshmja Javan, 5 gusht)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Arak: Gjashtë muaj pas shpërthimit të virusit, në vend që të reduktohet, numri i qyteteve me rrezik të lartë po rritet çdo ditë. Duhet të përgatitemi për ditë të tmerrshme. (ISNA, 5 gusht)
  • Rajavi ka përshëndetur stafin mjekësor dhe ka thënë: Po të mos ishte për sakrificat e tyre, numri i viktimave të koronavirusit do të kishte qenë edhe më i lartë. Në vend që të luftojë kundër sëmundjes, në mesin e katastrofës së koronavirusit, regjimi çnjerëzor klerikal vazhdon ta shpërdorojë pasurinë e vendit për projekte bërthamore e raketore, luftënxitje e terrorizëm, dhe nuk ua paguan infermierëve as ato rroga të vogla që kanë.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/ MEK) shpalli të mërkurën, 5 gusht 2020, se numri i viktimave të koronavirusit në 353 qytete të Iranit e ka tejkaluar shifrën 83,200.