Thursday, February 9, 2023

Populli i Iranit Përballet me Dy Viruse: COVID-19 dhe Regjimi i Mullahëve – Fjalimi i Patrick Kennedy-t në Samitin Global për Lirinë e Iranit

Sipas raporteve të mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), afërsisht 83,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të shpërthimit të COVID-19 në Iran. Mosveprimi i qëllimshëm dhe fshehja e fakteve nga ana e regjimit janë arsyet kryesore të rritjes së numrit të vdekjeve nga COVID-19.

Regjimi iranian e pati mohuar ekzistencën e virusit në Iran në mënyrë që të zhvillonte zgjedhjet e rreme parlamentare dhe ta përdorte koronavirusin e ri si një mjet represioni për të kontrolluar shoqërinë iraniane. Kjo gjë u konfirmua më vonë kur regjimi filloi ta minimizonte krizën, duke i detyruar shumë shpejt njerëzit t’i riktheheshin punës, dhe në vend që t’i ndihmonte ata, nisi t’i fajësonte iranianët e mjerë për përhapjen e shpejtë të virusit.

Më e rëndësishmja është se regjimi, përmes veprimeve të tij, është përpjekur të përhapë frikë e dëshpërim tek populli iranian, duke mos e lejuar atë të ngrihet kundër regjimit të mullahëve. Me fjalë të tjera, populli iranian po përballet me dy viruse: COVID-19 dhe regjimi i mullahëve.

Por Njësitë e Rezistencës të MEK kanë shpërndarë mesazhin e shpresës dhe e kanë mbajtur gjallë flakën e protestave të nëntorit 2019 në Iran. Përpjekjet e Rezistencës Iraniane për t’i ofruar komunitetit ndërkombëtar informacionin e vërtetë mbi përhapjen e COVID-19 në Iran, si dhe për t’i dhënë jehonë zërit dhe dëshirës së popullit iranian për ndryshim regjimi nuk kanë ndaluar për shkak të pandemisë.

Lidhur me këtë, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi një konferencë virtuale në korrik, përmes së cilës lidhi 30,000 lokacione me Ashraf 3, kampin e MEK në Shqipëri. Në këtë event morën pjesë mbi 1000 personalitete nga të katër anët e botës dhe nga tendenca të ndryshme politike.

Njëri nga folësit ishte ish-kongresmeni amerikan Patrick Kennedy, nip i presidentit John F. Kennedy. “Virusi i fashizmit fetar e ka sëmurur rëndë popullin e Iranit dhe ua ka shkatërruar jetën miliona iranianëve. Virusi i mullahëve, i fashizmit fetar, duhet të asgjësohet,” tha Z. Kennedy.