Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
Teheran- Masakra e 1988-ës është krimi më i madh i pandëshkuar kundër njerëzimit – 31 korrik 2020
“Ne nuk do të falim, as nuk do të harrojmë, autorët e masakrës ndaj 30,000 të burgosurve politikë duhet të përballen me drejtësinë”
Me rastin e 32-vjetorit të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë në Iran, mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) dhe Njësitë e Rezistencës, përkujtuan heronjtë e rënë të këtij krimi, dhe bënë thirrje që autorët e këtij krimi të urryer të ndiqen penalisht. Këto veprimtari u zhvilluan në Teheran e shumë qytete të tjera, duke përfshirë Semnan, Shiraz, Rudsar, Rasht, Isfahan, Mashhad, Iranshahr, Zanjan, Ahvaz, Ilam, Khorramabad, Qom, Karaj, Kermanshah, Dezful, Shahriyar, Kerman, Mazandaran, Babol, Zahedan, Borujerd, Hamedan, Neyshabur, Tabriz dhe Hashtgerd.
Në gusht 1988, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë dhe mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK), u masakruan nga regjimi klerikal, gjë që është rast i qartë i një krimi kundër njerëzimit.
Disa nga slloganet e përdorura në këtë fushatë ishin: “Kërkojmë llogaridhënie nga autorët e masakrës së urryer të 1988-ës kundër njerëzimit,” “Masakra e 1988-ës është krimi më i madh i pandëshkuar kundër njerëzimit,” “Gjaku i martirëve të masakrës së 1988-ës është fara e kryengritjeve iraniane,” “Ne nuk do ta falim, as nuk do ta harrojmë masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve,” “Maryam Rajavi: Angazhimi ynë është të mbetemi besnikë ndaj sovranitetit dhe votës së popullit tonë,” “Ne do ta përmbysim këtë regjim dhe do ta marrim Iranin nga mullahët,” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
6 gusht 2020
Teheran- Maryam Rajavi: Gjaku i martirëve të masakrës së 1988-ës është fara e kryengritjeve iraniane- 29 korrik 2020



Teheran- Masakra e 1988-ës është krimi më i madh i pandëshkuar kundër njerëzimit – 31 korrik 2020














