Saturday, July 27, 2024

Ekzekutimi i mundësit kampion iranian Navid Afkari është një shenjë e dëshpërimit të regjimit iranian për t’u përballur me kryengritjen e afërt të popullit Iranian

 

Shoqata e Miqësisë Shqiptaro-Iraniane u trondit kur dëgjoi për ekzekutimin e tmerrshëm të mundësit kampion 27-vjeçar Navid Afkari. Ne e dënojmë këtë akt të egër dhe mizor me indinjatën më të fortë.

Ekzekutimi i Navid, megjithë protestat ndërkombëtare kundër ekzekutimit, është një shenjë e dëshpërimit të regjimit për t’u përballur me protestat popullore dhe kryengritjen e afërt të popullit iranian që lufton për një Iran të lirë dhe demokratik dhe një jetë të lulëzuar.

Navid Afkari u arrestua në Shiraz, Iran, nën akuza të rreme për vrasjen e një punonjësi të qytetit gjatë protestave mbarëkombëtare në vitin 2018. Injorimi i thirrjeve në të gjithë botën për mëshirë nga personalitete kryesore të sportit, politikanë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Amnistia Ndërkombëtare dhe presidenti i SHBA. Autoritetet Iraniane e torturuan Navidin për javë të tëra për ta detyruar për të bërë një deponim të rremë. Bazuar në vërejtjet e Z. Afkari dhe organizatave të të drejtave të njeriut, ai u torturua rëndë për të dhënë një deponim të rremë për vrasjen, por krimi i tij i vetëm ishte pjesëmarrja në protestat anti-qeveritare.

Ekzekutimi i Navid Afkari ishte i pamëshirshëm dhe arbitrar, i imponuar pas një procesi që nuk plotësonte as standardet më themelore ose proçedurale të gjykimit të drejtë.

Ne mbështesim thirrjen e zonjës Raxhavi drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Kombeve të Bashkuara të të Drejtave të Njeriut, Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe të gjitha autoriteteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për të marrë masa praktike dhe efektive kundër regjimit klerik në Iran që ekzekutoi Navid Afkarin dhe dhjetëra e mijëra të ekzekutuar për arsye politike.

Ne gjithashtu nxisim Kombet e Bashkuara të dërgojnë një komitet hetimor në Iran për të hetuar situatën e të burgosurve veçanërisht të burgosurve politikë në burgje.

Namik Kopliku

 

Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqiptaro-Iraniane