Thursday, February 9, 2023

Përvjetori i Kryengritjes së Irakut: Një Goditje e Madhe ndaj Politikave Luftënxitëse të Regjimit Iranian

Populli iraken kremtoi përvjetorin e parë të “Revolucionit të Tetorit” dhe fillimin e kryengritjes së tij mbarëkombëtare që vazhdon akoma kundër korrupsionit dhe ndërhyrjeve vdekjeprurëse të regjimit iranian në vendin e tij, të enjten.

Njerëz nga të gjitha sferat e jetës në qytete të ndryshme në mbarë Irakun morën pjesë në protestat e të enjtes. Studentët e universiteteve në Bagdad, në kryeqytetin iraken, thërrisnin me sllogane kundër regjimit iranian dhe grupeve terroriste proksi të tij e zyrtarëve të korruptuar të lidhur me të, duke mbajtur ndërkohë foto të dëshmorëve të kryengritjes së tyre.

Pjesëmarrësit në të gjitha këto protesta nëpër Irak theksuan se nuk do t’i ndalin protestat derisa ta arrijnë qëllimin e tyre dhe t’i japin fund pranisë ndjellakeqe të regjimit iranian në Irak.

Regjimi i ka përshkruar Irakun, Sirinë dhe Libanin si “thellësinë strategjike” të tij, si një nga shtyllat që e ndihmojnë të mbajë pushtetin. Roli kryesor i Gardës Revolucionare (IRGC) të regjimit dhe i Forcave Quds, me Qassem Soleimani si komandantin e tyre, ishte ta ruanin këtë thellësi strategjike. Regjimi i mullahëve ka plaçkitur pasurinë kombëtare për të fortifikuar “thellësinë strategjike” të tij, dhe i ka realizuar komplotet e tij përmes grupeve terroriste proksi.

Iraku me shumicën e tij Shi’ite është shumë i rëndësishëm për regjimin. Ambasadori i regjimit në Irak, Iraj Masjedi, vepron si guvernatori i fshehtë i Irakut. Soleimani dhe Masjedi kanë luajtur një rol kyç në shtypjen e kryengritjes së popullit iraken dhe në vrasjen e qytetarëve të pafajshëm duke përdorur grupet proksi të regjimit si Brigadat Badr, Kataib Hezbollah dhe Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF).

Për sa i përket veprimtarive të Forcave Quds në Irak, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), në një raport ekskluziv, ka shkruar: Gjatë luftës Iran-Irak, Mohsen Rezaei, komandanti i atëhershëm i Gardës Revolucionare, është përpjekur gradualisht t’i mbulojë të gjitha veprimtaritë terroriste të regjimit jashtë vendit dhe të komunikojë me grupet e huaja të mbështetura nga regjimi, kështu që i mori këto forca nën komandën e tij. Ky ishte hapi i parë serioz i marrë nga IRGC për t’i përfshirë plotësisht veprimtaritë terroriste, luftënxitëse, dhe ndërhyrëse të regjimit jashtë vendit. Për këtë qëllim, Rezaei formoi Brigadën e 9-të Badr, e cila përbëhej nga disa të burgosur irakenë të luftës dhe ata që ishin dëbuar nga Iraku. Hadi Ameri, kryetari aktual i grupit Badr, është një nga pjesët më kritike në formimin e forcave irakene Al Hashd-al Sha’bi.