
Dega e 2-të e Gjykatës Penale të Urmias ka dënuar Arash Ali Akbari-n me prerje të katër gishtave të dorës së djathtë për vjedhje. Babai 32-vjeçar është arrestuar në shtator 2019 për 16 akuza vjedhjeje dhe është gjykuar më 9 korrik. Dënimi me prerje të gishtave është shpallur më 28 korrik nga Gjykata Penale e Urmias.
Arash ka një diplomë dhe punon si saldator. Atij i është mohuar e drejta për të patur një avokat të zgjedhur vetë.





