
“Poshtë diktatori, qoftë ai Shah-u apo Lideri (Khamenei)”
Në një varg veprimtarish në mbarë vendin, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) theksuan nevojën për ta shpërbërë Gardën Revolucionare (IRGC) nisur nga roli i saj në shtypjen e popullit iranian dhe në plaçkitjen e pasurisë kombëtare dhe aseteve të vendit. Ata kanë shkruar graffiti dhe kanë ngjitur postera dhe afishe në qytete të ndryshme. Ata kanë vënë gjithashtu foto të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe fragmente nga fjalimet e saj në pjesë të ndryshme të qyteteve në mbarë Iranin.
Ata kanë shkruar gjithashtu graffiti ku refuzojnë si Shahun, ashtu edhe diktaturën e klerikëve, duke shfaqur aspiratat e popullit për një republikë demokratike të bazuar në votat e popullit. Këto veprimtari janë kryer në Teheran, Karaj, Isfahan, Rasht, Shahriar, Khorramabad, Kerman, Ahvaz, Shiraz, Mashhad, Hamedan, Dorud, dhe Lahijan, mes qytetesh të tjera.
Disa nga slloganet e ngjitura apo të shkruara në vende publike janë: “IRGC dhe Lideri Suprem i regjimit janë përgjegjës për krime,” “Shpërbërja e Gardës Revolucionare është domosdoshmëri për arritjen e fitores për popullin iranian,” “Në mënyrë që Koronavirusi të frenohet, diktatura fetare duhet të zhduket.” “Demokraci, liri me Maryam Rajavi,” “Poshtë Khamenei,” “Poshtë Khamenei, rroftë liria,” “Maryam Rajavi: Liria dhe fitorja janë të arritshme,” “Përmbysja e regjimit klerikal është e mundshme me përpjekjet e Njësive të Rezistencës,” “As kurorën, as çallmën, mullahët janë në grahmat e fundit,” “Poshtë diktatori, qoftë ai Shahu apo Lideri (Khamenei),” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi.”















