Wednesday, February 1, 2023

Njësitë e Rezistencës të MEK dhe te Rinjtë e Rebeluar: Forca Shtytëse e Protestave të Iranit

 

Resistance Units, Iran, MEK, NCRINjësitë e Rezistencës të MEK brenda Iranit

Është e vështirë të gjesh dikë që nuk e ndien se situata shoqërore dhe politike e Iranit është më e brishtë se kurdoherë tjetër. Pritet një shpërthim shumë i madh politik, i cili do të rezultonte në rrëzimin e regjimit të mullahëve pas 42 vitesh. Forca kryesore shtytëse e këtij ndryshimi janë të rinjtë e Iranit.

Protestat e mëdha të Iranit në nëntor 2019 dhe janar 2020 e shtynë regjimin deri në prag të rrëzimit. Këto kryengritje u nxitën nga probleme të tilla si rritja e papritur e çmimit të gazolinës në nëntor dhe rrëzimi nga regjimi i një avioni ukrainas pasagjerësh në janar. Por shpejt, protestat u bënë politike, duke u përhapur në mbarë Iranin, me njerëzit që kërkonin ndryshim regjimi. Një fakt mbresëlënës ishte prania e madhe e të rinjve në këto protesta. Në fakt, shumë nga 1500 dëshmorët e protestave iraniane në nëntor dhe mijëra të arrestuarit në të dyja këto kryengritje ishin të rinj.