VIDEO/ Masakra e muxhahedineve të Iranit që nga 1988-ta

Terrorizëm i dhunshëm, fondamentalizëm i mullahëve, botë e trazuar, paqe e kërcënuar, vrasje, luftë e brendshme politike, shpërthime bërthamore, këto janë pamjet që na dalin para syve sa herë që përmendet Irani. Luftë shahësh dhe luftë pushtetesh, protesta, të burgosur, të përzënë, të ekzekutuar, këto janë lajmet që prodhon shteti islamik, Irani i sotëm, ose Persia e hershme.

Në një realitet me erë dhe ngjyrë gjaku, ka një tjetër histori e patreguar. E panjohur nga ndërkombëtarët edhe pse të përsekutuarit dhe larguarit nga Irani ende nuk kanë varre ku të qajnë. Një histori gjenocidi e cila ka filluar në vitin 1988 dhe vazhdon edhe në ditët e sotme, ku kundërshtarët e pushtetit vazhdojnë të persekutohen, burgosen dhe vriten.  Kjo masakër është rikthyer në vëmendjen me  ndjesinë e dhimbjes nga presidentja e zgjedhur e opozitës së Iranit, madam Maryam Rajavi, në 19 korrik 2020 nga Ashraf 3 në Samitin global, për lirinë e Iranit është shprehur për masakrën që bota duhet të dëgjojë, reflektojë dhe reagojë.

Një nga krimet më të tmerrshme dhe të papërshkrueshme që duruam ishte masakra e të burgosurve tanë rregullon fetar.  Ai e kreu këtë krim të rëndë pasi u detyrua të pranojë armëpushimin në luftën tetë-vjeçare me Irakun.

Khomeini ishte zotuar të vazhdonte atë luftë deri në ndërtesën e fundit në Teheran; një luftë të cilën ai e pa si “një bekim hyjnor” për të ruajtur regjimin e tij. Strategjia dhe slogani i tij zyrtar në luftë ishte “Çlirimi i Qods (Jeruzalemit) përmes Karbala (në Irak)”; një luftë me një milion vdekje vetëm nga pala iraniane.\

Një histori e pa treguar e vrasjeve masive brutale në ditët e sotme, masakra që i  është fshehur botës. Një krim i cili pas masakrave, kampeve të vdekjes dhe krematoriumit të Hitlerit , ndodhi përsëri. Dhe vazhdon të ndodhë.

Maskara e vitit 1988, në Iran, nuk është një ngjarje që i përket të kaluarës, po ndodh tani, dhe vazhdon të ndodhë çdo ditë. Pavarësisht se institucionet ndërkombëtare e kanë konsideruar si krim kundër njerëzimit. Në shtator të vitit 2019  Amnesty international  ka deklaruar se masakra e 1988 duhet të hetohet OKB.

Në ditën Ndërkombëtare të Viktimave të zhdukura me dhunë, më 30 gusht 2019, Amnesty International  i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të nisin një hetim të pavarur mbi masakrën në Iran në vitin 1988 të mijëra të burgosurve politikë.  Raporti i Amnesty International në dhjetor të 20180-ës i ka cilësuar si sekretet e lara me gjak. Fshehja në mënyrë sistematike për fatin dhe vendndodhjen e viktimave, vrasjet e fshehta pa gjyq të vitit 1988  që autoritetet dhe regjimi iranian kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë , është zhdukje e  njerëzimit me dhunë.

Në verën e vitit 1988, regjimi iranian ekzekutoi në mënyrë të menjëhershme dhe pa gjyq dhjetëra mijëra të burgosur politikë që mbaheshin në burg në të gjithë Iranin.

Pas një fetva të dhënë nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Khomeini në mes të korrikut të vitit 1988, më shumë se 30,000 të burgosur politikë, kryesisht të lidhur me Organizatën Popullore Muxhahedine të Iranit (PMOI ose MEK), u ekzekutuan fshehurazi, masivisht për disa muaj me radhë, pasi gjyqet tallëse zgjatën vetëm pesë minuta. Kufomat e tyre u lanë me dezinfektues, u ambalazhuan në kamionë frigoriferikë dhe u varrosën natën në varre masive në të gjithë vendin.

Pjesa dërrmuese e viktimave ishin aktivistë të opozitës, Organizatës të Muxhahedinëve të   Popullit të Iranit (PMOI, Muxhahedin-e Khalq ose MEK).

Komisioni i Vdekjes miratuan të gjitha dënimet me vdekje. Si dhe ata që ishin anëtarë të komisionit si Alireza Avaei,  është sot Ministri i Drejtësisë i Hasan Rouhanit. Kjo masakër vazhdon të jetë e pandëshkuar dhe autorët e saj nuk kanë dalë kurrë para drejtësisë. Madje, jo vetëm që nuk u ndëshkuan por u dekoruan me pozicione drejtuese. Mostafa Pour MOhammadi përfaqësues i ministrisë së inteligjencës dhe sigurisë , anëtar i komisionit të vdekjes.  Morteza Echraghi prokuror.   Hossein – Ali Nayeri, Gjukatës sharia. Ebrahim Raeesi zëvendës prokuror

Më 9 gusht 2016, u botua për herë të parë një regjistrim audio i ish-trashëgimtarit të Khomeinit, ku pranohej se ajo masakër u krye dhe ishte porositur nga nivelet më të larta.  Husein-Ali Montazeri, një klerik i fuqishëm i cili ishte pasardhësi i Khomeini-t, guxoi te fliste.

Në regjistrimet e bera publike, i biri i Khomenit, Ahmad personalisht është shprehur për 3-4 vjet se anëtarët e muxhahedinëve dhe zgjatimet e tyre duhet të ekzekutohen  edhe nëse janë vetëm lexues të gazetave, publikimeve apo qëndrimeve të tyre. Është kërkuar ekzekutimi i këtyre njerëzve edhe kur nuk kane bërë  aktivitete të reja nga ana e të burgosurve do të thotë që i gjithë sistemi i drejtësisë ka qenë në gabim. Husein-Ali Montazeri, ka pranuar që masakra ëhstë bërë nga lideri suprem dhe se ka pranuar që është bërë krim për të cilën nuk mund të japin as llogari në ditën e gjykimit. Në regjistrime thuhet: “Përse e keni vrarë dikë që e keni dënuar me 10 vjet burgim? Ndalimi i vizitave të familjarëve për të burgosurit iu lidh me këtë kasaphanë. Thjesht, i nxirrni jashtë dhe pastaj bang bang. Ku nëpër botë ndodh kjo? Në qytete të tjera ata kanë bërë të gjitha llojet e krimeve  dhe në Ahaëaz ka qenë vërtet e tmerrshme. Ka qenë një rast kur një i ri ka qenë në burg, dhe kur e gjitha kjo filloi ata thanë se edhe motra e tij ishte e dyshuar. Ata shkuan dhe e morrën të motrën.  E vranë djaloshin dy ditë pasi kishin sjellë të motrën në burg. kur e pyetën vajzën ajo tha ” I simpatizoj këta njerëz” dhe ishte vetëm 15 – 16 vjecc. Gjykatësi vendosi që meqë vranë të vëllain duhet të vrasin dhe atë. Në ditën e gjykimit, cila do të jetë përgjigja juaj për ata tek Zoti. Në Esfahan  ata kanë vrarë edhe gra shtatzana. Për këtë vajzë kam Zotin si dëshmitar që unë u përpoqa që të merremi vesh  me ta. Kam ende shumë nerva, por dy ditë më vonë ne pamë vetëm njërin. Isha i shkatërruar, i premtova asaj se do të shkruaj disa rreshta për të që të mund ta kthenim mbrapsht në burg.

Më tej ai është shprehur se: “Nuk dua që pas 50 vitesh njerëzit të thonë që Khomeni ishtë një gjakpirës, brutal, vrasës. Ne nuk do të jemi në pushtet gjithmonë. Unë nuk dua të jem në këtë rrugë. Njerzve iu është shpifur nga Velayete Faqih. Nuk dua që ai të arrijë këtë pikë. Muxhahedinët nuk janë thjesht inidivdë. Ata përfaqësojnë një linjë logjike. Ju nuk mund ti hiqni qafe duke vrarë. Në fakt ju thjesht po iu bëni propagandë  në këtë mënyrë”. 

Linda Chavez ish anëtare e komisionit të të te drejtave të njeriut në Bashkimin Europian, në tryezën e përbashkët të shqoërisë civile është shprehur: Nuk ishte një masakër,  ishtë një shtet që i burgoste, torturonte dhe i vriste ata”.

Philip   Luther, amnesty international “Ata filluan të mësojnë të vërtetën e tmerrshme. Ata mësuan se qeveria kishte vrarë në fshehtësi të afërmit e tyre dhe se i kishin zhdukur trupat”.

Ndërsa më të dhimbshme e tregon histroinë kjo nënë që kërkn të dijë se ku është varri i fëmijëve të saj.

“Dua të di se ku janë varret e fëmijëve të mi. Kam nevojë të di se ku janë ata. Dua ta di, që nëse  do të kthehem ndonjëherë në Iran, mund të shkoj dhe unë të prehem atje ku janë varrosur edhe ata. Kurrë nuk kam patur mundësinë t’ju shkoj tek varri. Dua të shkoj të prehem me ta”.

Ndërsa një tjetër dëshmitar, Moustafa Ahmady ka mbledhur fonde në mënyrë vullnetare  që mbështesë MEK, pasi sipas tij, këta njerëz besojnë dhe kanë ideale për të sjellë lirinë.

Tahar Boumedra, avkat për të drejtat e njeriut në Irak,  anëtar i bordit për drejtësi për viktimat e masakrës MEK është krijuar nga të afërmit e viktimave të masakrës. Një masakër kundër njerëzimit ka ndodhur në `1988 .

Opozita i shpalli sfidë liderit suprem duke refuzuar teorinë e Vullnetit të zotiti për zbatuar udhërat e Zotit nga lideri i kohës, Khomnei. Opozita në përgjithësi nuk e pranoi këtë teori, madje  e refuzuan brenda dhe jashtë Iranit. Muxhahedinët ishin liderat e guprimeve politike kundër Khomenit.

Hetimet kanë nxjerrë që një krim hëstë bërë. Figura të ndryshme janë dënuar. Mbi 30 mije të burgosur politikë janë vrarë. Për për ne është që deri më tani nuk ka liri. Ajo që është e rëndësishme është që të kuptojmë që aty është bërë një krim. Fatëa kishte një urdhër, vritini të gjithë”.

Na atë masakër 33700 të burgosur u  vranë.  Janë dhënë denime nga 5, 6 dhe 15 vjet edhe pse s’kanë pasur asnjë aktivitet në lidhje me MEK

Senati i kongresit të SHBA  ka kërkuar që mendjet kriminale të kësaj masakre duhet të hetohen dhe ndëshkohen.

Por asgjë nuk ka mbetur pas. Opozita zyrtare shprehet se krimet, ekzekutimi dhe genocidi vazhdojnë në Iran.

Gjatë 4 dekadave të fundit protesta nga populli i Iranit kundër diktatorëve që sundojnë vazhdojnë. Iranianët janë shtypur dhe vrarë apo torturuar barbarisht. Më e fundit në tetor 2019, populli iranian doli në rrugë për të ngritur zërin e tij kundër shtypjes dhe diktaturës së mollahëve, të cilët kanë mbajtur më shumë se 80 përqind të popullit iranian nën kufirin e varfërisë dhe që po shpenzojnë kapital mbi terrorizmin jashtë vendit dhe armët bërthamore.

Por thirrjet e popullit iranian u pritën me dhunë dhe vrasje nga forcat shtypëse të regjimit iranian. Shifrat tregojnë se të paktën 1,500 njerëz janë vrarë, 12,000 janë arrestuar dhe torturuar. Në 12 shtator të 2020, Navid Afkari, një mundës kombëtar iranian që mori pjesë në protesta, u arrestua dhe më pas iu nënshtrua torturave brutale për një rrëfim të detyruar. Ai u ekzekutua pavarësisht protestave në të gjithë botën për heqjen e dënimit me vdekje. Bota u trondit nga ky modalitet.

Në krimet e patreguara, ku fëmijë, adoleshantë dhe gra shtatzëna, janë torturuar brutalisht dhe më pas ekzekutuar, janë nga ato krime që as toka dhe as zemra e njeriut nuk i mban do t më gjatë, ka raguar departamenti i Shtetit i Sh.B.A dhe Amnesty International. Të dy këta institucione ndërkombëtare  dënuan me forcë shtypjen e protestuesve në kryengritjen e fundit.

Dhjetëra mijëra të burgosur politikë, shumica e tyre anëtarë dhe mbështetës të MEK, ishin arrestuar gjatë demonstratave dhe protestave që nga viti 1981 dhe kishin qenë nën tortura fizike dhe psikologjike. Në 1981 Khomeini urdhëroi arrestimin dhe ekzekutimin e Mojahedin dhe kundërshtarëve pas një demonstrate paqësore të gjysmë milioni njerëz në Teheran të organizuar me MEK. Ndërsa shumë të burgosur prisnin të mbaronin burgimin, papritmas, disa lajme shpërthyen nëpër burgje.

Po pse duhet të fillonte martona e përbaltjes, shfrytëzimit dhe genoncidit prej gati  40 vitesh.

Khomeini që nga viti 1981 filloi luftën kundër qytetarëve të vet dhe pretendimi ishte fillimi i një luftë që ishte një justifikim për të mbuluar shtypjen e protestave të brendshme për të siguruar mbijetesën e saj.

Për Khomeini lufta ishte një mbulesë për krizat e brendshme vdekjeprurëse ekonomike dhe politike dhe për shtypjen e protestës shoqërore e cila e vuri regjimin disa herë në prag të kolapsit. Pranimi i armëpushimit me Irakun ishte një “Chalice of poison” për Khomeini i cili solli pasoja të rrezikshme për vazhdimin e mbijetesës së mollahëve. Për të mbjellë frike dhe tmerr në shoqëri, nga njëra anë, Khomeini përdori ekzekutimet publike duke përdorur vinça, dhe nga ana tjetër ai lëshoi ​​një dekret të egër për të masakruar të gjithë të burgosurit politikë që mbështetnin MEK. Madje dënimi ishte dhënë dhe hetimi dhe vendimi merrej vetëm prej një pyetje:  Ende i mbështesni Mojahedinët?. Mjaftonte një PO dhe litari i varjes ishte gati.

Khomeini tha: “Çdo anëtar i MEK që vazhdon të mbështesë MEK, dënimi i tij / saj është vdekja!” Dekreti u ekzekutua në burgjet e ndryshme të Iranit nga një komitet prej tre anëtarësh i quajtur “Komiteti i Vdekjes”. Nuk kishte gjykatë, as avokat, gjykatat zgjatën vetëm disa minuta.

30000 të burgosur politikë, nga të cilët 90% ishin anëtarë dhe mbështetës të MEK, pavarësisht nga dija e tyre se do të ekzekutoheshin, në përgjigje të pyetjes së Komitetit të Vdekjes ata këmbëngulën në mbështetjen e tyre për MEK! Dhe ata u përballën me ekzekutimin.

Çdo natë qindra të burgosur politikë rreshtoheshin për ekzekutim. Pjesa tjetër e të burgosurve ndërsa ishin në qelitë e tyre po numëronin goditjen e vdekjes nga nata në mëngjesin tjetër. 298, 299, 300, ata shtuan numrin e ekzekutimeve të netëve më parë.

Në 1999, Reza Malek, ish Zëvendës Ministri i Inteligjencës i regjimit, njoftoi në një video Sekretarit të Përgjithshëm të KB se numri i të burgosurve të ekzekutuar ishte 33,700.

Kjo histori për shkak të ngarkesës së madhe të dhimbjes duket sikur ka alë nga librat fiction, por në fakt është një histori që Teherani dhe i gjithë Irani po e jeton ccdo ditë.

Dhe jo vetëm kaq, për shqiptarët maskra e 15 janarit 1999, në Reccak, në Kosovë, është dëshmi e gjallë, e cila solli edhe ndryshimin e historisë së Kosovës. Histori që muxhahedinët dhe opozita e lut për Iranin.

Megjithatë në ditët e sotme, nga frika e një fushate ndërkombëtare të thirrur nga Maryam Rajavi dhe MEK, kundër masakrës që ndodhi në verën e vitit 1988, regjimi iranian u përpoq të shkatërronte varret masive të viktimave në të gjithë vendin.

Në këtë rast, rezistenca iraniane ekspozoi shkatërrimin e varreve. Amnesty International sërish bëri thirrje për t’i dhënë fund shkatërrimit të varreve masive për të hetuar ngjarjen e verës së vitit 1988.

Të ndëshkohen fajtorët….

Zyrtarët e regjimit aktual iranian të përfshirë në këtë gjenocid duhet të paraqiten para drejtësisë. Kjo pasi krimet nuk kanë mbetur në të shkuarën. Gjenocidi dhe ekzekutimet nuk mbaruan në 1988. Ato  vazhdojnë ende. Komuniteti ndërkombëtar tani po i kërkon llogari regjimit iranian dhe zyrtarëve të tij të lartë të përfshirë në masakrën e vitit 1988 dhe masakrat e mëvonshme. Zyrtarë të rangut të lartë si Khamenei, Rouhani, Ebrahim Ra’isi, Javad Zarif dhe të tjerët në lidhje me masakrën dhe mbajtjen përgjegjës të zyrtarëve të regjimit iranian, zonja Maryam Rajavi thotë:

“Përfundimi i heshtjes përpara shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran do ta vendosë bashkësinë ndërkombëtare në anën e njerëzve dhe rezistencën iraniane ndaj një Irani të lirë.

Ajo që është e qartë është se derisa autorët dhe ata që e kryen këtë masakër të sillen para drejtësisë në një gjykatë ndërkombëtare dhe për sa kohë që Mullahët po qeverisin në Iran, krimet dhe persekutimi i të pafajshmëve dhe kundërshtarët e diktaturës në Iran do të vazhdojë”.

Maryam Rajavi i cila po udhëheq Rezistencën iraniane kundër Mullahëve për dekadat e fundit tha: “Po, do të vijë dita kur lulet e lirisë dhe sovranitetit popullor do të lulëzojnë në Iran. Dhe ajo ditë me siguri do të vijë.

Opozita bernda dhe jashtë Iranit, sot lutet jo vetëm për të tharë lotët dhe lehtësuar dhimbjen, por sakrficia e tyre të sjellë lirinë për Iranin dhe lajmet nga ky shtet të mos jenë më për regjim, diktaturë, korrupsion, armë bërthamore, por zhvillim, demokraci, liri, të drejtat e grave dhe frymëzim

Masakra e Muxhahedineve, 'Iran 1988'

Fotografja dhe regjizorja e filmave dokumentarë u arrestua në Iran

Female photographer and documentary filmmaker arrested in IranAndisheh Sadri u transferua nga Evin në burgun e Sanandaj; Elham Alvani i ndaluar në Evin për të vuajtur dënimin me burg; urdhri i paraburgimit për Faranak Jamshidi është zgjatur.

Në prag të Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund Ndëshkimit për Krimet kundër Gazetarëve, një grua fotografe dhe regjizore u arrestua në Iran.

Forcat e sigurisë arrestuan Negar Massoudi më 29 tetor 2020, në Teheran. Ata plaçkitën shtëpinë e saj dhe e transferuan në një vend të panjohur.

E lindur në vitin 1985, Negar Massoudi ka një diplomë bachelor në fotografi dhe një master në Kërkime për Artin. Ajo ka bërë disa ekspozita fotografike. Përveç kësaj, ajo ka drejtuar disa filma me metrazh të shkurtër dhe të gjatë.

Kjo fotografe ka qenë aktive në Isfahan, Irani qendror, kundër sulmeve me acid ndaj grave.

Ajo gjithashtu mbajti një ekspozitë fotografike kundër sulmeve me acid ndaj grave në Isfahan. Duke iu drejtuar Marzieh Ebrahimi, viktima e fundit e sulmeve me acid, ajo shkroi: “Fati juaj është shkruar nga një idhull i adhuruar nga të tjerët!” Ajo mbajti këtë ekspozitë fotografike në korrik 2018, në Shtëpinë Iraniane të Artistëve.

Intraneti i Iranit: një master-plan për censurimin e internetit

Pak javë pas konfirmimit të planit për Rrjetin Kombëtar të Informacionit (intranet) nga Këshilli Suprem iranian për Hapësirën Kibernetike, disa pjesë të këtij plani janë publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Mehr.

“Dizajni mjeshtëror inxhinierik” i Rrjetit Kombëtar të Informacionit është miratuar më 15 shtator nga Këshilli Suprem i Hapësirës Kibernetike (ISCC) i Iranit pas konfirmimit nga Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei.

Çfarë është Rrjeti Kombëtar i Informacionit?

Regjimi iranian ka shumë vite që ndjek një plan për të krijuar një intranet të brendshëm të ndarë nga interneti global për qëllime sigurie e censure, të quajtur “Rrjeti Kombëtar.”

I propozuar në 2005-ën, Rrjeti Kombëtar i Informacionit (NIN) është një projekt në vazhdim për zhvillimin e një rrjeti infrastrukturor intraneti. “Dizajni mjeshtëror inxhinierik” është firmosur nga Hassan Rouhani në shtator.

Sipas Mehr, qëllimi i këtij rrjeti “kombëtar” është të “reduktojë varësinë dhe të parandalojë aksesin e huaj në hapësirën kibernetike iraniane”. Kjo agjenci lajmesh thotë gjithashtu se NIN do të krijojë një mjedis që do të jetë “në përputhje me kulturën islamike të Iranit”. Plani përfshin shërbime softëare, si dhe objektiva infrastrukturore.

Shërbimet do të përfshijnë një motor kërkimi “kombëtar” për intranetin, messenger, platforma të rrjeteve sociale, sistem të brendshëm email-i, regjistrim përdoruesi dhe një sistem operativ të brendshëm. Një sistem operativ për smartfonët me qëllimin për të kapur të paktën 20% të tregut të smartfonëve është përfshirë në “dizajnin mjeshtëror inxhinierik,” sipas raportit.

Ky plan do të përfshijë edhe “përmirësime” sistemi në sigurinë e Iranit, në fushën e zbatimit të ligjit dhe në institucionet gjyqësore, për të “identifikuar” dhe për të trajtuar krimet dhe shkeljet në hapësirën kibernetike, me një objektiv vjetor për reduktimin e krimit me 25%.

 

 

 

 

 

 

 

 

SSF iraniane kanë bastisur e shembur disa shtëpi

Më 30 tetor 2020, forcat e sigurisë së shtetit kanë bastisur e shembur disa shtëpi në Haji-Abad të provincës Hormozgan. Kjo gjë ka zgjuar një zemërim të madh tek banorët, të cilët e kanë kundërshtuar pretendimin e shtetit se shtëpitë e tyre janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Policia ka rrahur e arrestuar të rinj dhe gratë janë fyer e shtypur.

واکنش یک زن شجاع در هرمزگان در اعتراض به تخریب خانه‌های مردم: تف به غیرتت رهبر بی..

 

Fox News: Liderët e Pentagonit janë marrë në shënjestër nga kërcënime mundësisht të lidhura me vrasjen e Qasem Soleimani

Zyrtarë të lartë të SHBA zbuluan të enjten se janë bërë kërcënime sigurie kundër disa autoriteteve të larta të Pentagonit, jo vetëm në udhëtimet jashtë SHBA, por edhe brenda territorit amerikan.

Siç është raportuar fillimisht nga NBC News të enjten dhe verifikuar për Fox News nga një përfaqësues i lartë i Departamentit të Mbrojtjes, zyrtarët e sigurisë besojnë se këto kërcënime mund të jenë të lidhura me vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga forcat amerikane në janar, edhe pse këto lidhje nuk janë vërtetuar përfundimisht.

Lexo më shumë

Mohimet e Regjimit Iranian për sa i Përket Koronavirusit Vazhdojnë Ende, por po e Humbin Forcën

 

Iran, coronavirusVetëdija publike për krizën e rëndë të Covid-19 në Iran po rritet, por mediat ndërkombëtare vazhdojnë të refuzojnë në masë të gjerë ta raportojnë numrin e vërtetë të vdekjeve në atë vend. Ministria e Shëndetësisë e regjimit e ka deklaruar totalin nga marsi në tetor në shifrën afërsisht 34,000.

Por ndërkohë, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të mërkurën se numri i viktimave të COVID-19 e ka kaluar shifrën 136,000.

Kriza e koronavirusit ka arritur në atë pikë sa edhe vetë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit, duke përfshirë anëtarë të Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit, kanë nxjerrë deklarata që flasin për një situatë shumë më të rëndë.

Reza Malekzadeh, zëvendës i Ministrit të Shëndetësisë Saeed Namaki, ka thënë madje se nga një popullsi prej 85 milion, afërsisht 35 milion me shumë mundësi janë infektuar me koronavirusin e ri. Ndërkohë, një raport nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Kerman tregon se numri zyrtar i vdekjeve mund të arrijë në më shumë se dyfishin në fund të shkurtit. Kjo përputhet shumë mirë me raportet më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat tregojnë se vendi ka vendosur disa rekorde të njëpasnjëshme për sa i përket numrit të vdekjeve të një dite të vetme, numër që arriti në 415 të mërkurën.

Raporti i Universitetit të Kerman është alarmues. Por rreziku gjatë katër muajve të ardhshëm do të jetë shumë më i rëndë nëse ky parashikim ka qenë i bazuar thjesht në llogaritjet aktuale zyrtare lidhur me numrin e vdekjeve. Këto llogaritje janë vënë gjerësisht në dyshim që kur Teherani raportoi për herë të parë raste të pandemisë brenda vendit shkurtin që shkoi, pas të paktën një muaji fshehjeje. Numri i vërtetë i vdekjeve i shpallur nga MEK i hedh poshtë statistikat e gabuara të regjimit.

Masakra e Muxhahedineve, ‘Iran 1988’

“Televizioni Fax ne Shqiperi; beri nje dokumentar per masakren e 30000 muxhahedineve te burgosur politikisht ne burgjet e Iranit ne 1988. Ky dokumentar u transmetua si nje program special. Videon mund ta shihni me poshte.”

Klikoni këtu për të parë videon

Masakra e Muxhahedineve, 'Iran 1988'

I Burgosuri Politik i Dënuar me Vdekje Shaker Behrouz Është i Pafajshëm

Death-row political prisoner Shaker Behrouz is innocent

I burgosuri politik i dënuar me vdekje Shaker Behrouz është i pafajshëm. Mbi 10 dëshmitarë janë të gatshëm të dëshmojnë në favor të tij.

 

I burgosuri politik i dënuar me vdekje Shaker Behrouz është i pafajshëm. Mbi 10 dëshmitarë janë të gatshëm të dëshmojnë në favor të tij.

I burgosuri politik Shaker Behrouz është një i burgosur i dënuar me vdekje që mbahet në burgun qendror të Urmia. Dega e Parë e Gjykatës Penale në Urmia e ka thirrur për një çështje në të cilën ai akuzohet për vrasjen e një anëtari të Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC).

Shaker Behrouz është njoftuar të shtunën më 24 tetor se seanca dëgjimore e tij do të mbahet më 17 nëntor 2020.

Gjykata Revolucionare e Urmia e ka dënuar Z. Behrouz me vdekje në shtator.

Grupet e të drejtave njerëzore thonë se fqinjët e Shaker Behrouz kanë patur një djalë që ka qenë anëtar i IRGC-së por është vrarë disa kohë më parë. Forcat e sigurisë me sa duket i kanë bërë presion dhe e kanë kërcënuar atë familje që të bëjnë kallëzim kundër Z. Behrouz dhe ta akuzojnë atë për vrasjen e djalit të tyre.

Por pjesëtarët e kësaj familjeje kanë deklaruar se nuk kanë asnjë ankesë për Z. Behrouz dhe nuk e besojnë që ai t’ua ketë vrarë djalin. Për më tepër, ata kanë thënë se nuk do të dëshmonin në asnjë gjykatë kundër një personi të pafajshëm.

Vëllai i Navid Afkarit: Kam dëgjuar tingullin e platformës së ekzekutimit metalik që hapet nën këmbët e Navidit

Afkari brothers

Nga e majta në të djathtë: Navid, Vahid dhe Habib Afkari

 

Vëllai i protestuesit të ekzekutuar, kampion në sportin e mundjes, NavidAfkari, ka ndarë një rrëfim pikëllues për ditët e fundit përpara ekzekutimit të vëllait të tij. Dy vëllezërit Afkari që kanë mbetur tashmë, Vahid dhe Habib, mbahen aktualisht në qeli të izoluara në bodrumin e burgut Adel Abad të Shiraz-it në Iranin jug-perëndimor.

Përpara ekzekutimit të Navid-it më 12 shtator, të tre vëllezërit Afkari i kanë rrahur dhe i kanë dërguar me forcë në qeli të ndara në bodrum. Vahid dhe Habib Afkari janë ende në këto qeli.

Natën përpara ekzekutimit të Navid-it, vëllezërve Afkari u ishte thënë se do t’i çonin në Teheran të nesërmen dhe i kishin pyetur nëse donin ta shihnin të ëmën përpara transferimit.

“Na thanë se mund t’i kërkonim nënës që të vinte të na takonte, por ne thamë se ishte vonë dhe nuk donim ta bezdisnim,” tregon Vahid Afkari, duke shtuar se kishin kërkuar telefonata në vend të takimit.

“Unë i telefonova babait, Habib i telefonoi të shoqes, ndërsa Navid i telefonoi Saeed-it.”

Një regjistrim i telefonatës së Navid-it me të vëllain Saeed është publikuar pas ekzekutimit të Navid-it. Në këtë telefonatë, ai i thotë të vëllait që të mos shqetësohet dhe se do t’i dërgonin në Teheran të nesërmen.

Rreth orës 3:30 para mëngjesit të 12 shtatorit, rojat e burgut ua hapën dyert duke u thënë se kishte ardhur koha të shkonin në Teheran.

Navid ishte i pari që e hoqën nga qelia pranë atyre të vëllezërve të tij; qeli të cilat ndodhen pikërisht nën zonën e ekzekutimit të burgut. Sipas rrëfimit të një dëshmitari okular, ai me sa duket e kuptoi gjatë rrugës se në të vërtetë po e çonin për ekzekutim dhe rezistoi. Rojat u përgjigjën duke e rrahur.

Pak minuta më vonë, zhurma e hapjes së platformës metalike të ekzekutimit poshtë këmbëve të Navid-it jehoi në qelitë e vogla.

Vahid tregon çastin tragjik kur humbi të vëllain.

Përvjetori i Protestave Madhore në Iran: Potenciali për Ndryshim Regjimi Vazhdon të Ekzistojë në Shoqëri

Live Report: Day 8 of Iran Protests – via the MEK’s NetworkProtestat e nëntorit 2019 në Iran

Irani po i afrohet me shpejtësi një-vjetorit të lëvizjes më të rëndësishme protestuese që në vitet 1980. Mijëra aktivistë u grumbulluan në mënyrë spontane në rreth 200 qytete të mëdha e të vogla iraniane në nëntor 2019, pas shpalljes së një rritjeje të papritur në çmimin e gazolinës nga autoritetet e regjimit. Edhe pse e nxitur nga shqetësime ekonomike, kjo kryengritje mbarëkombëtare rezultoi të ishte një mjet i pagabueshëm për shkarkimin e ndjenjave anti-regjim në përgjithësi, dhe për mbështetjen ndaj lëvizjes së organizuar të Rezistencës së vendit, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), në veçanti.

Në këtë mënyrë, kryengritja e nëntorit 2019 ndoqi pak a shumë të njëjtën rrugë si ajo që i kishte paraprirë më pak se dy vite më parë. Në kulmin e saj në janar 2018, ajo kryengritje e mëparshme konsiderohej gjerësisht si më e rëndësishmja deri në atë moment. Ajo kishte përfshirë afërsisht 150 lokalitete dhe shquhej veçanërisht për faktin se ishte e para e llojit të saj që përfshinte pjesëmarrje nga banorë të zonave të varfra rurale të cilat mullahët kishin kohë që i përshkruanin si kështjella të mbështetjes politike për diktaturën klerikale.