Thursday, September 12, 2024

Mohimet e Regjimit Iranian për sa i Përket Koronavirusit Vazhdojnë Ende, por po e Humbin Forcën

 

Iran, coronavirusVetëdija publike për krizën e rëndë të Covid-19 në Iran po rritet, por mediat ndërkombëtare vazhdojnë të refuzojnë në masë të gjerë ta raportojnë numrin e vërtetë të vdekjeve në atë vend. Ministria e Shëndetësisë e regjimit e ka deklaruar totalin nga marsi në tetor në shifrën afërsisht 34,000.

Por ndërkohë, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të mërkurën se numri i viktimave të COVID-19 e ka kaluar shifrën 136,000.

Kriza e koronavirusit ka arritur në atë pikë sa edhe vetë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit, duke përfshirë anëtarë të Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit, kanë nxjerrë deklarata që flasin për një situatë shumë më të rëndë.

Reza Malekzadeh, zëvendës i Ministrit të Shëndetësisë Saeed Namaki, ka thënë madje se nga një popullsi prej 85 milion, afërsisht 35 milion me shumë mundësi janë infektuar me koronavirusin e ri. Ndërkohë, një raport nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Kerman tregon se numri zyrtar i vdekjeve mund të arrijë në më shumë se dyfishin në fund të shkurtit. Kjo përputhet shumë mirë me raportet më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat tregojnë se vendi ka vendosur disa rekorde të njëpasnjëshme për sa i përket numrit të vdekjeve të një dite të vetme, numër që arriti në 415 të mërkurën.

Raporti i Universitetit të Kerman është alarmues. Por rreziku gjatë katër muajve të ardhshëm do të jetë shumë më i rëndë nëse ky parashikim ka qenë i bazuar thjesht në llogaritjet aktuale zyrtare lidhur me numrin e vdekjeve. Këto llogaritje janë vënë gjerësisht në dyshim që kur Teherani raportoi për herë të parë raste të pandemisë brenda vendit shkurtin që shkoi, pas të paktën një muaji fshehjeje. Numri i vërtetë i vdekjeve i shpallur nga MEK i hedh poshtë statistikat e gabuara të regjimit.