I burgosuri politik i dënuar me vdekje Shaker Behrouz është i pafajshëm. Mbi 10 dëshmitarë janë të gatshëm të dëshmojnë në favor të tij.
I burgosuri politik Shaker Behrouz është një i burgosur i dënuar me vdekje që mbahet në burgun qendror të Urmia. Dega e Parë e Gjykatës Penale në Urmia e ka thirrur për një çështje në të cilën ai akuzohet për vrasjen e një anëtari të Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC).
Shaker Behrouz është njoftuar të shtunën më 24 tetor se seanca dëgjimore e tij do të mbahet më 17 nëntor 2020.
Gjykata Revolucionare e Urmia e ka dënuar Z. Behrouz me vdekje në shtator.
Grupet e të drejtave njerëzore thonë se fqinjët e Shaker Behrouz kanë patur një djalë që ka qenë anëtar i IRGC-së por është vrarë disa kohë më parë. Forcat e sigurisë me sa duket i kanë bërë presion dhe e kanë kërcënuar atë familje që të bëjnë kallëzim kundër Z. Behrouz dhe ta akuzojnë atë për vrasjen e djalit të tyre.
Por pjesëtarët e kësaj familjeje kanë deklaruar se nuk kanë asnjë ankesë për Z. Behrouz dhe nuk e besojnë që ai t’ua ketë vrarë djalin. Për më tepër, ata kanë thënë se nuk do të dëshmonin në asnjë gjykatë kundër një personi të pafajshëm.