Në janar 2018, Lideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei mbajti një fjalim në të cilin pranoi se një lëvizje e organizuar Rezistence ishte gjerësisht përgjegjëse për kryengritjen anti-qeveritare që vazhdonte në atë kohë. Që atëherë, ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit kanë bërë shumë paralajmërime të tilla lidhur me ndikimin shoqëror të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK) – ndërkohë që më përpara kanë shpenzuar dekada të tëra duke mohuar ekzistencën e këtij ndikimi me anë të fushatave demonizuese dhe lajmeve të rreme.
Khamenei u detyrua t’i bënte ato komente nga shkalla shumë e gjerë dhe diversiteti demografik i lëvizjes që nisi në ditët e fundit të 2017-ës dhe vazhdoi për një pjesë të mirë të muajit pasardhës. Thjesht nuk kishte asnjë shpjegim të arsyeshëm për një lëvizje të tillë që të mos filste për një planifikim paraprak nga ana e një grupi aktivistësh me organizim të lartë dhe me mbështetje të gjerë, si MEK. Dhe në fakt, çdo shpjegim tjetër do të kishte qenë edhe më i dëmshëm për fasadën e stabilitetit të regjimit, pasi do të kishte nënkuptuar që kryengritja mbarëkombëtare kishte qenë krejtësisht spontane, madje e pamundimshme.
Impakti i këtij nënkuptimi vetëm sa do të ishte përkeqësuar gjatë tre viteve të mëpasshme, pasi kryengritja e janarit 2018 nuk ishte e fundit e llojit të vet. Edhe pse ajo kryengritje në fund u thye nga represioni i dhunshëm që erdhi nga entitetet si Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), lëvizja mbeti gjallë në komunitetet lokale që morën pjesë në atë që Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi, e ka quajtur një “vit plot kryengritje.”
Fëmijët në Ahvaz (Irani jugperëndimor) dolën në rrugë më 25 tetor, duke mbajtur pankarta ku shkruhej: “Ne jemi të uritur”. Skena të çuditshme që mund të shihen vetëm në një vend ku sundon një regjim si regjimi i mullahëve.
Fëmijët në Ahvaz, në jugperëndim të Iranit, dolën në rrugë në 25 tetor, duke mbajtur pankarta ku shkruhej: “Ne jemi të uritur”. Skena të çuditshme që mund të shihen vetëm në një vend ku sundon një regjim si regjimi i mullahëve. Kur fëmijët e uritur të Ahvaz vijnë dhe bërtasin “ne jemi të uritur”, a i dëgjoi presidenti i regjimit, Hassan Rouhani, i cili mburret me rritje më të lartë ekonomike se Gjermania? A i dëgjon këto thirrje Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit, i cili ka dominuar miliarda dollarë nga pasuria e këtij kombi të shtypur? A i dëgjojnë këto thirrje komandantët e Gardës Revolucionare (IRGC), të cilët mburren me rindërtimin e qyteteve të Sirisë, pasi i shkatërruan ato duke ndihmuar rajonin e Bashar-al Aassad? Pamja e fëmijëve të uritur të Ahvazit e publikuar në internet më 25 tetor, tregon se këta fëmijë kanë treguar dhimbjen e tyre në këto pankarta. Në pankarta gjithashtu shkruhej: «Thirrja e punëtorëve të uritur dhe të harruar».
Mediat shtetërore iraniane po raportojnë një përzierje të krizave të brendshme, sociale dhe ekonomike, së bashku me ngërçin e regjimit në arenën globale dhe ndërkombëtare. Ditët e fundit, mediat e të dy fraksioneve të qeverisë kanë pasqyruar goditjet e marra nga lëvizjet e Rezistencës Iraniane të njohura si MEK dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI).
Duke iu referuar zbulimeve të fundit bërthamore nga MEK, e përditshmja shtetërore Mardom Salari shkruajti:
“Në një kohë kur udhëtimi i Zarif në Moskë, takimi i tij me Lavrov zgjerimi i kontakteve të Lavrovit me Berlinin, Parisin dhe Londrën kishin hapur rrugën për këtë formacion të ashpër, muxhahedinët shpallën pretendimin e tyre në momentet më kritike kur ky formacion sapo do të merrte formë. Ata pretenduan se vendi ynë po ndërtonte një armë bërthamore në dy vende të padeklaruara në Sorkheh Hesar dhe Abadeh. Kjo është aty ku shohim rreshtimin e madh ndërkombëtar të përqendruar në Evropë, Rusi dhe Kinë. Sipas tyre ky veprim i cili ishte kundër politikave të SHBA, kundër sistemit që po merrte formë, papritmas u ndal dhe është në pritje deri sot. Për më tepër, media evropiane mbuloi gjerësisht konferencën e muxhahedinëve dhe ndezi flakët e kryengritjes së tyre diplomatike” -shkroi Mardom Salari më 27 tetor.
Një raport i ditëve të fundit nga një punonjës social në Iran ka hedhur edhe më shumë dritë mbi kushtet e tmerrshme brenda qelive iraniane.
Raporti tronditës nga Z. Ali Mohammadzadeh, i cili ndihmon viktimat e varësisë në burgje, zbulon dimensione të reja të krimeve të kryera për vite të tëra kundër të burgosurve nëpër burgjet e regjimit klerikal, sidomos kundër të burgosurve të dënuar me vdekje.
Verdikti i llahtarshëm
Raporti i marrë nga Iran Human Rights Monitor hedh dritë mbi kushtet brenda qelive iraniane dhe zbulon metodat që regjimi klerikal përdor për të terrorizuar të burgosurit.
Sipas Z. Mohammadzadeh, autoritetet e burgjeve implementojnë një dënim të quajtur “verdikti i llahtarshëm” në përpjekje për t’i terrorizuar të burgosurit dhe për të parandaluar rebelime të mundshme brenda burgjeve.
Në protestë ndaj pushimit nga puna, një minator është vetë-flijuar në Iranin verior. Punëtori 32-vjeçar nga fshati Ganjeh, në Rudbar, është aktualisht në gjendje kritike në spital. Agjencia e lajmeve e të drejtave njerëzore tha në një raport sot se Saber Behboudi ka pësuar djegie në 90% të trupit të tij.
Sipas kreut të Organizatës së Kooperativave, Punës, dhe Mirëqenies Sociale në Rudbar, Saber Behboudi është vetë-flijuar jashtë njërës prej kompanive të minierave të rërës në Rudbar.
“Menaxherët e kompanisë thonë se ai punonte si mëditës në sektorin e ndërtimit deri tetë muaj më parë dhe se puna e tij mori fund pas mbarimit të projektit të ndërtimit,” shtoi Mohammad Heidari.
Një burim i informuar ka thënë se i riu i ka vënë zjarrin vetes në protestë ndaj faktit që e kanë pushuar nga puna në Kompaninë e Minierave Shabab dhe që ka mbetur i papunësuar për 4 muaj.
Të hënën, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran i prezantoi Asemblesë së Përgjithshme raportin e tij vjetor. Ky raport është përfunduar afërsisht një vit pas protestave mbarëkombëtare të Iranit, gjatë të cilave mbi 1,500 protestues paqësorë u qëlluan për vdekje nga Garda Revolucionare (IRGC). Mijëra të tjerë janë arrestuar, dhe drejtësia e regjimit e ka kaluar vitin e fundit duke dhënë dënime të ashpra për aktivistët, duke përfshirë dënime me vdekje.
Në mesin e asaj kryengritjeje, Lideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei ia atribuoi tërë mëri koordinimin e trazirave Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Më pak se një javë përpara se Rehman t’ia paraqiste raportin e tij OKB-së, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi një konferencë online ku morën pjesë një numër politikanësh të shquar nga qarqet politike amerikane dhe europiane. Në këtë konferencë, Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e NCRI-së, tha: “Politika e paqësimit e ka trimëruar së tepërmi regjimin gjatë 40 viteve të fundit,” duke shtuar se kjo gjë është bërë veçanërisht e dukshme më herët në tetor kur u zbulua se një diplomat iranian e kishte kërcënuar hapur sigurinë kombëtare europiane pasi ishte arrestuar për planifikimin e një akti terrorist pranë Parisit.
Maryam Rajavi: BE gjendet përballë një sprove historike kundër terrorizmit nën flamurin e Islamit
Ky diplomat terrorist, Assadollah Assadi, është arrestuar në Gjermani në 2018-ën dhe më pas është ekstraduar në Belgjikë pavarësisht apeleve të bëra nga Teherani. Kur u bë e qartë se ato apele kishin qenë të pasuksesshme, Assadi raportohet të ketë përdorur shantazhin dhe t’i ketë thënë hetuesve se Irani ka aleatë e proksi të shumtë terroristë të cilët janë duke i ndjekur proceset për të parë se si trajtohen operativët iranianë.
Pavarësisht përpjekjeve të tij të mëdha për të futur frikën, Assadi do të përballet me gjyqin më 27 nëntor, dhe pritet përgjithësisht që brenda pak ditësh verdikti ta nxjerrë atë fajtor dhe ta dënojë. Konferenca e javës së shkuar u përpoq të nënvizonte domethënien më të gjerë të komplotit të Assadi-t, dhe i nxiti fuqitë perëndimore që të marrin masa për t’i kërkuar llogari jo vetëm fajtorëve individualë por edhe regjimit në tërësi.
E njëjta këshillë mund të zbatohet pa dyshim edhe për situatën e të drejtave njerëzore, dhe në fakt, këto dy çështje janë të ndërlidhura shumë ngusht me njëra-tjetrën.
Nëntori shënon një-vjetorin e kryengritjes më të rëndësishme anti-regjim deri më sot në Iran. Më 14 nëntor 2019, zyrtarët e regjimit shpallën se do të kishte rritje të mëdha në çmimet e vendosura nga shteti të gazolinës, duke e shtuar kështu edhe më shumë dhimbjen e rëndë ekonomike të popullsisë. Protestat publike shpërthyen po atë natë kur doli edhe shpallja dhe shpejt u përhapën në të gjithë vendin. Nga frika se regjimi do të rrëzohej, mullahët kryen një nga represionet më të rënda në historinë e vendit.
Shkalla e këtij represioni nuk u pranua menjëherë nga komuniteti ndërkombëtar. Dhe në fakt nuk është pranuar asnjëherë në mënyrë të tillë që ta linte regjimin iranian me përshtypjen se po përballet me përgjegjësi serioze për shkeljet e të drejtave njerëzore brenda vendit. Por në fillim të shtatorit, Amnesty International nxori një raport me titull “Shkelje mbi Njerëzimin” në të cilin jep detaje për rrahjet, goditjet me kamxhik, shokun elektrik, djegiet kimike, imitimet e ekzekutimeve, dhe mënyrat e tjera të torturimit që kanë përjetuar të burgosurit politikë pas kryengritjes.
Për vite të tëra, teokracia që sundon Iranin ka përdorur shtypjen brenda vendit dhe eksportimin e terrorizmit jashtë vendit si dy metoda për ruajtjen e pushtetit. Për të mbuluar gjurmët dhe justifikuar krimet e tyre, mullahët demonizojnë gjithashtu viktimat e tyre.
Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, regjimi iranian ka ekzekutuar kampionin e mundjes, Navid Afkari. Për ta justifikuar këtë akt kriminal, mediat shtetërore dhe zyrtarët e regjimit janë përpjekur ta portretizojnë Navid-in si vrasës. Kohët e fundit, për ta frikësuar publikun, forcat e sigurisë kanë poshtëruar publikisht të rinj në Teheran, dhe e kanë justifikuar këtë duke i quajtur ata “banditë.” Forcat e Gardës Revolucionare (IRGC) kanë qëlluar për vdekje 1500 protestues gjatë protestave të nëntorit 2019, dhe i kanë quajtur protestuesit paqësorë “rebelë” e “agjentë të huaj.”
Megjithatë, fushata demonizuese sistematike e regjimit ka marrë në shënjestër opozitën demokratike, kryesisht Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Me mbi 120,000 anëtarë të masakruar nga regjimi gjatë 40 viteve të përpjekjes për liri, MEK ka qenë gjithashtu shënjestra e parë e brutalitetit të regjimit.
Për të justifikuar krimet kundër MEK, mullahët i janë drejtuar një fushate sistematike demonizimi kundër MEK. Shumë nga apologjetët e regjimit jashtë vendit kanë implementuar strategjinë e regjimit për njollosjen e imazhit të opozitës iraniane, jo vetëm për të justifikuar krimet e regjimit, por edhe për të përhapur idenë e gabuar sikur nuk ekziston asnjë alternativë ndaj regjimit iranian.
Arrestimi i diplomatit terrorist të regjimit në 2018-ën, i cili kishte në plan të shpërthente një bombë në tubimin e opozitës në Paris, tronditi mbarë botën. Ky i ashtu-quajtur “diplomat,” Assadollah Assadi, kishte përdorur mbulimin e tij diplomatik për të transferuar 500 gramë eksploziv TATP në Europë me anë të një avioni pasagjerësh. Më pas, ai ia kishte dorëzuar personalisht bombën dy operativëve të tjerë.
Edhe pse i arrestuar në flagrancë, diplomati terrorisit i regjimit i ka përsëritur vazhdimisht pikat e bisedimit të regjimit kundër MEK gjatë procesit të marrjes në pyetje. Krahas Assadi-t ka edhe apologjetë të tjerë të regjimit që përdorin mbulime dhe tituj “gazetarie” për ta demonizuar MEK-un. Ata justifikojnë shtypjen e popullit nga regjimi dhe terrorizmin jashtë vendit kundër anëtarëve dhe mbështetësve të opozitës.
Mosha e martesës në Iran është ulur në vitin 1982 nga 18 për vajzat e 20 për djemtë, në vetëm nëntë për vajzat dhe 15 për djemtë, gjë që është një goditje e tmerrshme ndaj të drejtave të fëmijëve, sidomos të vajzave.
Pas thirrjeve të shumta publike, kjo gjë u ndryshua në 13 për vajzat në vitin 2002, por martesat lejohen të bëhen në mosha më të vogla me lejen e prindërve dhe gjykatësve. Edhe nëse nuk do të kishte asnjë mënyrë për t’i përmbysur ligjet, 13 vjeç është një moshë tejet e vogël për martesë.
Në 2017-ën, sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve ISNA, Parlamenti (Majlis) paraqiti një amendament që do ta kishte ngritur moshën e martesës në 16 për vajzat dhe 18 për djemtë, edhe pse do t’i lejonte vajzat të martoheshin në moshën 13 vjeçare me pëlqimin e prindërve apo të një gjykatësi, por kjo u refuzua nga Komiteti Ligjor dhe Gjyqësor.
Vendimi dëmtues për të lejuar martesën e fëmijëve është tejet i rrezikshëm për të gjithë fëmijët, por barra është më e rëndë për vajzat, të cilat zakonisht i martojnë me burra shumë më të mëdhenj në moshë, i detyrojnë të përjetojnë shtatzani e lindje në moshë të hershme, dhe të cilat janë përgjithësisht viktima të dhunës në familje si rezultat i pamundësisë për t’u larguar nga martesa. Kjo gjë i shkakton dëme shoqërisë iraniane për shumë dekada.
Agjentët e Forcës së Sigurisë së Shtetit (SSF) të regjimit Irania parakalojnë në rrugë, duke poshtëruar dhe torturuar njerëzit në mënyrë të hapur për të frikësuar dhe shtypur popullatën e gjerë.
Shoqëria iraniane në çdo kuptim është në një situatë kritike. Presioni ekonomik, çmimet e larta dhe papunësia kanë përqafuar miliona iranianë. Ata që janë të punësuar nuk janë të sigurt nëse do të mbajnë vendet e tyre të punës muajin tjetër dhe kriza e re e koronavirusit i është shtuar kësaj rrethane të tmerrshme.
Pyetja kryesore e ngritur në shoqëri dhe madje edhe midis zyrtarëve të regjimit është sa do të vazhdojë? Mediat shtetërore paralajmërojnë vazhdimisht për durimin e njerëzve dhe gjendjen shpërthyese të shoqërisë.
Ali Khodai, një analist i regjimit, paralajmëroi për kushtet e padurueshme të punëtorëve dhe shpërthimin e protestave të mundshme në të gjithë vendin. “Punëtorët iranianë që varen nga punëdhënësi i tyre, në këto ditë pandemike, janë të pashpresë nga kërkesat pa përgjigje dhe po presin për një moment”, tha ai për Eteamd të përditshmen më 28 tetor. “Kur të vijë koha … dhe zyrtarët që janë ulur në karriget e tyre, ata duhet të kenë kujdes kur të vijë “momenti” dhe duhet të shqetësohen shumë, “tha Khodai. Gjatë gjithë kohës dhe duke ndjekur trende të ngjashme nga e kaluara, autoritetet e regjimit po shtojnë masat e goditjes për t’u përballur me situatën e shoqërisë. Kjo filloi në mes të tetorit me shtypjen e njerëzve në rrugë, poshtërimin dhe torturimin e tyre psikologjikisht në publik për të frikësuar dhe shtypur popullsinë e gjerë. Këto masa u përballën me një valë zemërimi publik që rezultoi në një Dokument Sigurie të nënshkruar nga shefi i gjyqësorit Ebrahim Raisi i cili gjoja lehtëson disa nga masat shtypëse të regjimit ndaj publikut. Vlen të përmendet se njerëzit kanë kuptuar që taktika të tilla synojnë të mashtrojnë opinionin publik.