Friday, January 27, 2023

VIDEO/ Masakra e muxhahedineve të Iranit që nga 1988-ta

Terrorizëm i dhunshëm, fondamentalizëm i mullahëve, botë e trazuar, paqe e kërcënuar, vrasje, luftë e brendshme politike, shpërthime bërthamore, këto janë pamjet që na dalin para syve sa herë që përmendet Irani. Luftë shahësh dhe luftë pushtetesh, protesta, të burgosur, të përzënë, të ekzekutuar, këto janë lajmet që prodhon shteti islamik, Irani i sotëm, ose Persia e hershme.

Në një realitet me erë dhe ngjyrë gjaku, ka një tjetër histori e patreguar. E panjohur nga ndërkombëtarët edhe pse të përsekutuarit dhe larguarit nga Irani ende nuk kanë varre ku të qajnë. Një histori gjenocidi e cila ka filluar në vitin 1988 dhe vazhdon edhe në ditët e sotme, ku kundërshtarët e pushtetit vazhdojnë të persekutohen, burgosen dhe vriten.  Kjo masakër është rikthyer në vëmendjen me  ndjesinë e dhimbjes nga presidentja e zgjedhur e opozitës së Iranit, madam Maryam Rajavi, në 19 korrik 2020 nga Ashraf 3 në Samitin global, për lirinë e Iranit është shprehur për masakrën që bota duhet të dëgjojë, reflektojë dhe reagojë.

Një nga krimet më të tmerrshme dhe të papërshkrueshme që duruam ishte masakra e të burgosurve tanë rregullon fetar.  Ai e kreu këtë krim të rëndë pasi u detyrua të pranojë armëpushimin në luftën tetë-vjeçare me Irakun.

Khomeini ishte zotuar të vazhdonte atë luftë deri në ndërtesën e fundit në Teheran; një luftë të cilën ai e pa si “një bekim hyjnor” për të ruajtur regjimin e tij. Strategjia dhe slogani i tij zyrtar në luftë ishte “Çlirimi i Qods (Jeruzalemit) përmes Karbala (në Irak)”; një luftë me një milion vdekje vetëm nga pala iraniane.\

Një histori e pa treguar e vrasjeve masive brutale në ditët e sotme, masakra që i  është fshehur botës. Një krim i cili pas masakrave, kampeve të vdekjes dhe krematoriumit të Hitlerit , ndodhi përsëri. Dhe vazhdon të ndodhë.

Maskara e vitit 1988, në Iran, nuk është një ngjarje që i përket të kaluarës, po ndodh tani, dhe vazhdon të ndodhë çdo ditë. Pavarësisht se institucionet ndërkombëtare e kanë konsideruar si krim kundër njerëzimit. Në shtator të vitit 2019  Amnesty international  ka deklaruar se masakra e 1988 duhet të hetohet OKB.

Në ditën Ndërkombëtare të Viktimave të zhdukura me dhunë, më 30 gusht 2019, Amnesty International  i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të nisin një hetim të pavarur mbi masakrën në Iran në vitin 1988 të mijëra të burgosurve politikë.  Raporti i Amnesty International në dhjetor të 20180-ës i ka cilësuar si sekretet e lara me gjak. Fshehja në mënyrë sistematike për fatin dhe vendndodhjen e viktimave, vrasjet e fshehta pa gjyq të vitit 1988  që autoritetet dhe regjimi iranian kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë , është zhdukje e  njerëzimit me dhunë.

Në verën e vitit 1988, regjimi iranian ekzekutoi në mënyrë të menjëhershme dhe pa gjyq dhjetëra mijëra të burgosur politikë që mbaheshin në burg në të gjithë Iranin.

Pas një fetva të dhënë nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Khomeini në mes të korrikut të vitit 1988, më shumë se 30,000 të burgosur politikë, kryesisht të lidhur me Organizatën Popullore Muxhahedine të Iranit (PMOI ose MEK), u ekzekutuan fshehurazi, masivisht për disa muaj me radhë, pasi gjyqet tallëse zgjatën vetëm pesë minuta. Kufomat e tyre u lanë me dezinfektues, u ambalazhuan në kamionë frigoriferikë dhe u varrosën natën në varre masive në të gjithë vendin.

Pjesa dërrmuese e viktimave ishin aktivistë të opozitës, Organizatës të Muxhahedinëve të   Popullit të Iranit (PMOI, Muxhahedin-e Khalq ose MEK).

Komisioni i Vdekjes miratuan të gjitha dënimet me vdekje. Si dhe ata që ishin anëtarë të komisionit si Alireza Avaei,  është sot Ministri i Drejtësisë i Hasan Rouhanit. Kjo masakër vazhdon të jetë e pandëshkuar dhe autorët e saj nuk kanë dalë kurrë para drejtësisë. Madje, jo vetëm që nuk u ndëshkuan por u dekoruan me pozicione drejtuese. Mostafa Pour MOhammadi përfaqësues i ministrisë së inteligjencës dhe sigurisë , anëtar i komisionit të vdekjes.  Morteza Echraghi prokuror.   Hossein – Ali Nayeri, Gjukatës sharia. Ebrahim Raeesi zëvendës prokuror

Më 9 gusht 2016, u botua për herë të parë një regjistrim audio i ish-trashëgimtarit të Khomeinit, ku pranohej se ajo masakër u krye dhe ishte porositur nga nivelet më të larta.  Husein-Ali Montazeri, një klerik i fuqishëm i cili ishte pasardhësi i Khomeini-t, guxoi te fliste.

Në regjistrimet e bera publike, i biri i Khomenit, Ahmad personalisht është shprehur për 3-4 vjet se anëtarët e muxhahedinëve dhe zgjatimet e tyre duhet të ekzekutohen  edhe nëse janë vetëm lexues të gazetave, publikimeve apo qëndrimeve të tyre. Është kërkuar ekzekutimi i këtyre njerëzve edhe kur nuk kane bërë  aktivitete të reja nga ana e të burgosurve do të thotë që i gjithë sistemi i drejtësisë ka qenë në gabim. Husein-Ali Montazeri, ka pranuar që masakra ëhstë bërë nga lideri suprem dhe se ka pranuar që është bërë krim për të cilën nuk mund të japin as llogari në ditën e gjykimit. Në regjistrime thuhet: “Përse e keni vrarë dikë që e keni dënuar me 10 vjet burgim? Ndalimi i vizitave të familjarëve për të burgosurit iu lidh me këtë kasaphanë. Thjesht, i nxirrni jashtë dhe pastaj bang bang. Ku nëpër botë ndodh kjo? Në qytete të tjera ata kanë bërë të gjitha llojet e krimeve  dhe në Ahaëaz ka qenë vërtet e tmerrshme. Ka qenë një rast kur një i ri ka qenë në burg, dhe kur e gjitha kjo filloi ata thanë se edhe motra e tij ishte e dyshuar. Ata shkuan dhe e morrën të motrën.  E vranë djaloshin dy ditë pasi kishin sjellë të motrën në burg. kur e pyetën vajzën ajo tha ” I simpatizoj këta njerëz” dhe ishte vetëm 15 – 16 vjecc. Gjykatësi vendosi që meqë vranë të vëllain duhet të vrasin dhe atë. Në ditën e gjykimit, cila do të jetë përgjigja juaj për ata tek Zoti. Në Esfahan  ata kanë vrarë edhe gra shtatzana. Për këtë vajzë kam Zotin si dëshmitar që unë u përpoqa që të merremi vesh  me ta. Kam ende shumë nerva, por dy ditë më vonë ne pamë vetëm njërin. Isha i shkatërruar, i premtova asaj se do të shkruaj disa rreshta për të që të mund ta kthenim mbrapsht në burg.

Më tej ai është shprehur se: “Nuk dua që pas 50 vitesh njerëzit të thonë që Khomeni ishtë një gjakpirës, brutal, vrasës. Ne nuk do të jemi në pushtet gjithmonë. Unë nuk dua të jem në këtë rrugë. Njerzve iu është shpifur nga Velayete Faqih. Nuk dua që ai të arrijë këtë pikë. Muxhahedinët nuk janë thjesht inidivdë. Ata përfaqësojnë një linjë logjike. Ju nuk mund ti hiqni qafe duke vrarë. Në fakt ju thjesht po iu bëni propagandë  në këtë mënyrë”. 

Linda Chavez ish anëtare e komisionit të të te drejtave të njeriut në Bashkimin Europian, në tryezën e përbashkët të shqoërisë civile është shprehur: Nuk ishte një masakër,  ishtë një shtet që i burgoste, torturonte dhe i vriste ata”.

Philip   Luther, amnesty international “Ata filluan të mësojnë të vërtetën e tmerrshme. Ata mësuan se qeveria kishte vrarë në fshehtësi të afërmit e tyre dhe se i kishin zhdukur trupat”.

Ndërsa më të dhimbshme e tregon histroinë kjo nënë që kërkn të dijë se ku është varri i fëmijëve të saj.

“Dua të di se ku janë varret e fëmijëve të mi. Kam nevojë të di se ku janë ata. Dua ta di, që nëse  do të kthehem ndonjëherë në Iran, mund të shkoj dhe unë të prehem atje ku janë varrosur edhe ata. Kurrë nuk kam patur mundësinë t’ju shkoj tek varri. Dua të shkoj të prehem me ta”.

Ndërsa një tjetër dëshmitar, Moustafa Ahmady ka mbledhur fonde në mënyrë vullnetare  që mbështesë MEK, pasi sipas tij, këta njerëz besojnë dhe kanë ideale për të sjellë lirinë.

Tahar Boumedra, avkat për të drejtat e njeriut në Irak,  anëtar i bordit për drejtësi për viktimat e masakrës MEK është krijuar nga të afërmit e viktimave të masakrës. Një masakër kundër njerëzimit ka ndodhur në `1988 .

Opozita i shpalli sfidë liderit suprem duke refuzuar teorinë e Vullnetit të zotiti për zbatuar udhërat e Zotit nga lideri i kohës, Khomnei. Opozita në përgjithësi nuk e pranoi këtë teori, madje  e refuzuan brenda dhe jashtë Iranit. Muxhahedinët ishin liderat e guprimeve politike kundër Khomenit.

Hetimet kanë nxjerrë që një krim hëstë bërë. Figura të ndryshme janë dënuar. Mbi 30 mije të burgosur politikë janë vrarë. Për për ne është që deri më tani nuk ka liri. Ajo që është e rëndësishme është që të kuptojmë që aty është bërë një krim. Fatëa kishte një urdhër, vritini të gjithë”.

Na atë masakër 33700 të burgosur u  vranë.  Janë dhënë denime nga 5, 6 dhe 15 vjet edhe pse s’kanë pasur asnjë aktivitet në lidhje me MEK

Senati i kongresit të SHBA  ka kërkuar që mendjet kriminale të kësaj masakre duhet të hetohen dhe ndëshkohen.

Por asgjë nuk ka mbetur pas. Opozita zyrtare shprehet se krimet, ekzekutimi dhe genocidi vazhdojnë në Iran.

Gjatë 4 dekadave të fundit protesta nga populli i Iranit kundër diktatorëve që sundojnë vazhdojnë. Iranianët janë shtypur dhe vrarë apo torturuar barbarisht. Më e fundit në tetor 2019, populli iranian doli në rrugë për të ngritur zërin e tij kundër shtypjes dhe diktaturës së mollahëve, të cilët kanë mbajtur më shumë se 80 përqind të popullit iranian nën kufirin e varfërisë dhe që po shpenzojnë kapital mbi terrorizmin jashtë vendit dhe armët bërthamore.

Por thirrjet e popullit iranian u pritën me dhunë dhe vrasje nga forcat shtypëse të regjimit iranian. Shifrat tregojnë se të paktën 1,500 njerëz janë vrarë, 12,000 janë arrestuar dhe torturuar. Në 12 shtator të 2020, Navid Afkari, një mundës kombëtar iranian që mori pjesë në protesta, u arrestua dhe më pas iu nënshtrua torturave brutale për një rrëfim të detyruar. Ai u ekzekutua pavarësisht protestave në të gjithë botën për heqjen e dënimit me vdekje. Bota u trondit nga ky modalitet.

Në krimet e patreguara, ku fëmijë, adoleshantë dhe gra shtatzëna, janë torturuar brutalisht dhe më pas ekzekutuar, janë nga ato krime që as toka dhe as zemra e njeriut nuk i mban do t më gjatë, ka raguar departamenti i Shtetit i Sh.B.A dhe Amnesty International. Të dy këta institucione ndërkombëtare  dënuan me forcë shtypjen e protestuesve në kryengritjen e fundit.

Dhjetëra mijëra të burgosur politikë, shumica e tyre anëtarë dhe mbështetës të MEK, ishin arrestuar gjatë demonstratave dhe protestave që nga viti 1981 dhe kishin qenë nën tortura fizike dhe psikologjike. Në 1981 Khomeini urdhëroi arrestimin dhe ekzekutimin e Mojahedin dhe kundërshtarëve pas një demonstrate paqësore të gjysmë milioni njerëz në Teheran të organizuar me MEK. Ndërsa shumë të burgosur prisnin të mbaronin burgimin, papritmas, disa lajme shpërthyen nëpër burgje.

Po pse duhet të fillonte martona e përbaltjes, shfrytëzimit dhe genoncidit prej gati  40 vitesh.

Khomeini që nga viti 1981 filloi luftën kundër qytetarëve të vet dhe pretendimi ishte fillimi i një luftë që ishte një justifikim për të mbuluar shtypjen e protestave të brendshme për të siguruar mbijetesën e saj.

Për Khomeini lufta ishte një mbulesë për krizat e brendshme vdekjeprurëse ekonomike dhe politike dhe për shtypjen e protestës shoqërore e cila e vuri regjimin disa herë në prag të kolapsit. Pranimi i armëpushimit me Irakun ishte një “Chalice of poison” për Khomeini i cili solli pasoja të rrezikshme për vazhdimin e mbijetesës së mollahëve. Për të mbjellë frike dhe tmerr në shoqëri, nga njëra anë, Khomeini përdori ekzekutimet publike duke përdorur vinça, dhe nga ana tjetër ai lëshoi ​​një dekret të egër për të masakruar të gjithë të burgosurit politikë që mbështetnin MEK. Madje dënimi ishte dhënë dhe hetimi dhe vendimi merrej vetëm prej një pyetje:  Ende i mbështesni Mojahedinët?. Mjaftonte një PO dhe litari i varjes ishte gati.

Khomeini tha: “Çdo anëtar i MEK që vazhdon të mbështesë MEK, dënimi i tij / saj është vdekja!” Dekreti u ekzekutua në burgjet e ndryshme të Iranit nga një komitet prej tre anëtarësh i quajtur “Komiteti i Vdekjes”. Nuk kishte gjykatë, as avokat, gjykatat zgjatën vetëm disa minuta.

30000 të burgosur politikë, nga të cilët 90% ishin anëtarë dhe mbështetës të MEK, pavarësisht nga dija e tyre se do të ekzekutoheshin, në përgjigje të pyetjes së Komitetit të Vdekjes ata këmbëngulën në mbështetjen e tyre për MEK! Dhe ata u përballën me ekzekutimin.

Çdo natë qindra të burgosur politikë rreshtoheshin për ekzekutim. Pjesa tjetër e të burgosurve ndërsa ishin në qelitë e tyre po numëronin goditjen e vdekjes nga nata në mëngjesin tjetër. 298, 299, 300, ata shtuan numrin e ekzekutimeve të netëve më parë.

Në 1999, Reza Malek, ish Zëvendës Ministri i Inteligjencës i regjimit, njoftoi në një video Sekretarit të Përgjithshëm të KB se numri i të burgosurve të ekzekutuar ishte 33,700.

Kjo histori për shkak të ngarkesës së madhe të dhimbjes duket sikur ka alë nga librat fiction, por në fakt është një histori që Teherani dhe i gjithë Irani po e jeton ccdo ditë.

Dhe jo vetëm kaq, për shqiptarët maskra e 15 janarit 1999, në Reccak, në Kosovë, është dëshmi e gjallë, e cila solli edhe ndryshimin e historisë së Kosovës. Histori që muxhahedinët dhe opozita e lut për Iranin.

Megjithatë në ditët e sotme, nga frika e një fushate ndërkombëtare të thirrur nga Maryam Rajavi dhe MEK, kundër masakrës që ndodhi në verën e vitit 1988, regjimi iranian u përpoq të shkatërronte varret masive të viktimave në të gjithë vendin.

Në këtë rast, rezistenca iraniane ekspozoi shkatërrimin e varreve. Amnesty International sërish bëri thirrje për t’i dhënë fund shkatërrimit të varreve masive për të hetuar ngjarjen e verës së vitit 1988.

Të ndëshkohen fajtorët….

Zyrtarët e regjimit aktual iranian të përfshirë në këtë gjenocid duhet të paraqiten para drejtësisë. Kjo pasi krimet nuk kanë mbetur në të shkuarën. Gjenocidi dhe ekzekutimet nuk mbaruan në 1988. Ato  vazhdojnë ende. Komuniteti ndërkombëtar tani po i kërkon llogari regjimit iranian dhe zyrtarëve të tij të lartë të përfshirë në masakrën e vitit 1988 dhe masakrat e mëvonshme. Zyrtarë të rangut të lartë si Khamenei, Rouhani, Ebrahim Ra’isi, Javad Zarif dhe të tjerët në lidhje me masakrën dhe mbajtjen përgjegjës të zyrtarëve të regjimit iranian, zonja Maryam Rajavi thotë:

“Përfundimi i heshtjes përpara shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran do ta vendosë bashkësinë ndërkombëtare në anën e njerëzve dhe rezistencën iraniane ndaj një Irani të lirë.

Ajo që është e qartë është se derisa autorët dhe ata që e kryen këtë masakër të sillen para drejtësisë në një gjykatë ndërkombëtare dhe për sa kohë që Mullahët po qeverisin në Iran, krimet dhe persekutimi i të pafajshmëve dhe kundërshtarët e diktaturës në Iran do të vazhdojë”.

Maryam Rajavi i cila po udhëheq Rezistencën iraniane kundër Mullahëve për dekadat e fundit tha: “Po, do të vijë dita kur lulet e lirisë dhe sovranitetit popullor do të lulëzojnë në Iran. Dhe ajo ditë me siguri do të vijë.

Opozita bernda dhe jashtë Iranit, sot lutet jo vetëm për të tharë lotët dhe lehtësuar dhimbjen, por sakrficia e tyre të sjellë lirinë për Iranin dhe lajmet nga ky shtet të mos jenë më për regjim, diktaturë, korrupsion, armë bërthamore, por zhvillim, demokraci, liri, të drejtat e grave dhe frymëzim

Masakra e Muxhahedineve, 'Iran 1988'