Në protestë ndaj pushimit nga puna, një minator është vetë-flijuar në Iranin verior. Punëtori 32-vjeçar nga fshati Ganjeh, në Rudbar, është aktualisht në gjendje kritike në spital. Agjencia e lajmeve e të drejtave njerëzore tha në një raport sot se Saber Behboudi ka pësuar djegie në 90% të trupit të tij.
Sipas kreut të Organizatës së Kooperativave, Punës, dhe Mirëqenies Sociale në Rudbar, Saber Behboudi është vetë-flijuar jashtë njërës prej kompanive të minierave të rërës në Rudbar.
“Menaxherët e kompanisë thonë se ai punonte si mëditës në sektorin e ndërtimit deri tetë muaj më parë dhe se puna e tij mori fund pas mbarimit të projektit të ndërtimit,” shtoi Mohammad Heidari.
Një burim i informuar ka thënë se i riu i ka vënë zjarrin vetes në protestë ndaj faktit që e kanë pushuar nga puna në Kompaninë e Minierave Shabab dhe që ka mbetur i papunësuar për 4 muaj.