Saturday, July 27, 2024

Raport Tronditës nga Brenda Iranit mbi Kushtet e Tmerrshme në Burgje

 

conditions inside Iranian jailsNjë raport i ditëve të fundit nga një punonjës social në Iran ka hedhur edhe më shumë dritë mbi kushtet e tmerrshme brenda qelive iraniane.

Raporti tronditës nga Z. Ali Mohammadzadeh, i cili ndihmon viktimat e varësisë në burgje, zbulon dimensione të reja të krimeve të kryera për vite të tëra kundër të burgosurve nëpër burgjet e regjimit klerikal, sidomos kundër të burgosurve të dënuar me vdekje.

Verdikti i llahtarshëm

Raporti i marrë nga Iran Human Rights Monitor hedh dritë mbi kushtet brenda qelive iraniane dhe zbulon metodat që regjimi klerikal përdor për të terrorizuar të burgosurit.

Sipas Z. Mohammadzadeh, autoritetet e burgjeve implementojnë një dënim të quajtur “verdikti i llahtarshëm” në përpjekje për t’i terrorizuar të burgosurit dhe për të parandaluar rebelime të mundshme brenda burgjeve.