Sunday, January 29, 2023

Në Iran, në Përvjetorin e Kryengritjes së Nëntorit 2019, Kërcënimet ndaj Regjimit Janë Gjithnjë të Pranishme

 

Rouhani, His Interior Minister Express Fear Over Scope of Uprising, Demand Broadcast of Forced “Confessions”, Extracted Under TortureNë janar 2018, Lideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei mbajti një fjalim në të cilin pranoi se një lëvizje e organizuar Rezistence ishte gjerësisht përgjegjëse për kryengritjen anti-qeveritare që vazhdonte në atë kohë. Që atëherë, ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit kanë bërë shumë paralajmërime të tilla lidhur me ndikimin shoqëror të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK) – ndërkohë që më përpara kanë shpenzuar dekada të tëra duke mohuar ekzistencën e këtij ndikimi me anë të fushatave demonizuese dhe lajmeve të rreme.

Khamenei u detyrua t’i bënte ato komente nga shkalla shumë e gjerë dhe diversiteti demografik i lëvizjes që nisi në ditët e fundit të 2017-ës dhe vazhdoi për një pjesë të mirë të muajit pasardhës. Thjesht nuk kishte asnjë shpjegim të arsyeshëm për një lëvizje të tillë që të mos filste për një planifikim paraprak nga ana e një grupi aktivistësh me organizim të lartë dhe me mbështetje të gjerë, si MEK. Dhe në fakt, çdo shpjegim tjetër do të kishte qenë edhe më i dëmshëm për fasadën e stabilitetit të regjimit, pasi do të kishte nënkuptuar që kryengritja mbarëkombëtare kishte qenë krejtësisht spontane, madje e pamundimshme.

Impakti i këtij nënkuptimi vetëm sa do të ishte përkeqësuar gjatë tre viteve të mëpasshme, pasi kryengritja e janarit 2018 nuk ishte e fundit e llojit të vet. Edhe pse ajo kryengritje në fund u thye nga represioni i dhunshëm që erdhi nga entitetet si Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), lëvizja mbeti gjallë në komunitetet lokale që morën pjesë në atë që Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi, e ka quajtur një “vit plot kryengritje.”