Tuesday, January 31, 2023

Një Vit Pas Shtypjes Masive, Abuzimet ndaj të Drejtave njerëzore në Iran Vazhdojnë të Mos Raportohen në Masën e Vërtetë

MEK, NCRI, IRGC, KhameneiIran, protestat e nëntorit 2019

 

Nëntori shënon një-vjetorin e kryengritjes më të rëndësishme anti-regjim deri më sot në Iran. Më 14 nëntor 2019, zyrtarët e regjimit shpallën se do të kishte rritje të mëdha në çmimet e vendosura nga shteti të gazolinës, duke e shtuar kështu edhe më shumë dhimbjen e rëndë ekonomike të popullsisë. Protestat publike shpërthyen po atë natë kur doli edhe shpallja dhe shpejt u përhapën në të gjithë vendin. Nga frika se regjimi do të rrëzohej, mullahët kryen një nga represionet më të rënda në historinë e vendit.

Shkalla e këtij represioni nuk u pranua menjëherë nga komuniteti ndërkombëtar. Dhe në fakt nuk është pranuar asnjëherë në mënyrë të tillë që ta linte regjimin iranian me përshtypjen se po përballet me përgjegjësi serioze për shkeljet e të drejtave njerëzore brenda vendit. Por në fillim të shtatorit, Amnesty International nxori një raport me titull “Shkelje mbi Njerëzimin” në të cilin jep detaje për rrahjet, goditjet me kamxhik, shokun elektrik, djegiet kimike, imitimet e ekzekutimeve, dhe mënyrat e tjera të torturimit që kanë përjetuar të burgosurit politikë pas kryengritjes.