


Një zyrtar gjyqësor në provincë e ka shpallur ndëshkimin publik duke thënë se dënimet me kamxhik për dy të rinj të akuzuar për vjedhje janë kryer në publik në qytetin Golbahar.
Në komentet e tij të transmetuara nga mediat shtetërore, Prokurori Publik dhe Revolucionar i Golbahar ka thënë se këta dy persona janë goditur secili 74 herë.
Golbahar ndodhet 35 km në veri-perëndim të Mashhad.
Qindra persona rrahen me kamxhik si rutinë në Iran çdo vit, ndonjëherë në publik. Në rastin më të fundit, rojat e burgut rrahën katër të burgosur muajin e shkuar në Burgun Qendror të Karaj pranë kryeqytetit iranian, Teheran.
Këta katër të burgosur, të gjithë nën moshën 30 vjeç, janë rrahur me kamxhik të mërkurën më 21 tetor. Dy nga të burgosurit janë identifikuar si Behrouz Momeni dhe Mohsen Torkashvand, të cilët janë akuzuar për vjedhje dhe janë dënuar me rrahje me kamxhik. Nuk është e qartë pse janë rrahur dy të burgosurit e tjetër.
Sipas ligjit iranian, mbi 100 “shkelje” janë të dënueshme me rrahje me kamxhik. Këto shkelje përfshijnë vjedhje, sulm, vandalizëm, shpifje dhe mashtrim. Ato mbulojnë gjithashtu akte që nuk duhet të kriminalizohen, si tradhëtia bashkëshortore, marrëdhëniet intime para martesës, “shkeljet e moralit publik” dhe marrëdhëniet seksuale mes personave të të njëjtit seks, me pëlqimin e të dy personave.
Regjimi jep rregullisht dënime me kamxhik për protestuesit, disidentët, dhe për personat e akuzuar për tradhëti bashkëshortore dhe vjedhje, mes të tjerash. Rrahja me kamxhik është një ndëshkim mizor e poshtërues dhe është i barasvlefshëm me torturën.

Departamenti i Drejtësisë, në një deklaratë më 4 nëntor, shpalli se “të 27 domain-et janë përdorur në shkelje të sanksioneve amerikane që kanë në shënjestër si Qeverinë e Iranit, ashtu edhe IRGC-në. Katër prej këtyre domain-eve pretendonin sikur ishin agjenci të vërteta lajmesh por në fakt kontrolloheshin nga IRGC dhe merrnin në shënjestër audiencat në Shtetet e Bashkuara, me qëllimin për të ndikuar fshehtazi në politikat dhe opinionin publik të Shteteve të Bashkuara, në shkelje të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA). Pjesa tjetër kishte në shënjestër audienca në pjesë të tjera të botës. Ky urdhër për ndalim vjen pas një ndalimi të mëparshëm të 92 domain-eve të përdorura nga IRGC për qëllime të ngjashme.”
“Brenda muajit të fundit kemi shpallur kapjen e armëve, lëndëve djegëse, dhe infrastrukturës së fshehtë të ndikimit të Iranit,” tha John C. Demers, Ndihmës Prokuror i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare. “29 kapjet e sotme janë një tjetër hap i rëndësishëm kundër fushatës mbarëbotërore iraniane të keqinformimit,” tha Avokati i SHBA, Anderson. “Kjo punë do të vazhdojë. Nuk mund ta lejojmë lidhjen që Irani ka me lajmet e rreme ta mposhtë përkushtimin tonë ndaj sundimit të ligjit.”
Siç është përmendur nga Avokati i SHBA, regjimi iranian ka përdorur uebsite të rreme për të ndjekur fushatën e tij të keqinformimit.

Përhapja e koronavirusit në Iran po arrin rekorde të reja dhe disa qytete janë në “gjendje të zezë.” Sipas burimeve të Rezistencës Iraniane, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Iran e ka kaluar shifrën 146,500 mbrëmjen e së shtunës, 7 nëntor 2020.
Që më 30 tetor, 1,000 deri në 1,200 persona kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Iran.
Mes të vdekurve ka edhe mjekë, infermierë, dhe punonjës të shëndetit të cilët janë në vijën e parë të betejës kundër virusit.
Dy mjeke femra humbën jetën javën e shkuar për shkak të infektimit me COVID-19. Ato quheshin Afsaneh Hassanvand Amouzad dhe Mandana Mousavi.
Infektimet kanë shkaktuar vdekjen edhe të një numri infermierësh. Infermieret që kanë humbur jetën përfshijnë Zahra Mousavi Arfa e cila vdiq në provnicën Hamadan më 4 nëntor; Fatemeh Shafii Moghaddam që vdiq në provincën Alborz më 28 tetor; Parvin Kayvan që vdiq në qytetin Dezful më 25 tetor; Maryam Sharafkhah, nënë e dy fëmijëve, që vdiq në provincën Qazvin më 18 tetor; dhe Mahboubeh Khodaverdi, 25 vjeç, e cila vdiq në Teheran.
Lajmet për vdekjen e tyre janë raportuar nga rrjetet sociale dhe shtypi.

Alireza Zali, kreu i Taskforcës për Luftimin e Koronavirusit në Teheran, tha më 24 tetor se rreth 30,000 infermierë në Iran janë infektuar me COVID-19.
Më 31 tetor, Mohammad Sharifi Moghaddam, kryetari i Shtëpisë së Infermierëve në Iran, tha se numri i infermierëve në Iran është i pamjaftueshëm. Ai tha se deri tani kanë vdekur rreth 60 infermierë për shkak të infektimit me koronavirus. 6,000 të tjerë janë me raport mjekësor. Ai tha se shumë infermierë nuk e kanë të mundur t’i rikthehen punës për shkak të impaktit të virusit në mushkëritë dhe organet e tyre. (Agjencia shtetërore e lajmeve ILNA – 31 tetor 2020)
Një anëtar i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit ka deklaruar se numri i mjekëve dhe infermierëve që kanë vdekur nga COVID-19 është 164. (Agjencia shtetërore e lajmeve Mehr – 23 shtator 2020)
Nisur nga mungesa e transparencës që regjimi klerikal shfaq në njoftimet e tij publike, këto shifra duhet të konsiderohen si minimumi. Presioni i punës është sfilitës për infermierët. Një infermier në Sallën e Emergjencave në Teheran ka thënë se punojnë me turne 12 orëshe. Disa infermierë madje punojnë me turne 24-orëshe. (Agjencia shtetërore e lajmeve Mizan – 5 nëntor 2020)

Forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë dy hamej kufiri në kufirin veri-perëndimor të Iranit dhe një tjetër në një qytet perëndimor në ditët e fundit.
Më 5 nëntor, forcat e sigurisë hapën zjarr mbi një grup hamejsh të kufirit, apo siç quhen ndryshe “kolbar” në Chaldoran të Iranit veri-perëndimor, duke vrarë një prej tyre. Kolbar-ët e tjerë janë arrestuar. Organizata Hengaw e ka identifikuar personin e vrarë si 38-vjeçarin baba të tre fëmijëve, Hassan Dallayi Milan.
Një burim i informuar ka thënë se trupi i Hassan Dallayi Milan nuk i është dorëzuar familjes. Raporti thotë se gjithsej tre kolbar janë vrarë këtë javë ndërkohë që pesë janë plagosur në rajonin Kurdistan të Iranit perëndimor.
Agjencia e Lajmeve për të Drejtat Njerëzore ka thënë se një tjetër hamall kufiri është vrarë më 6 nëntor, kur forcat e sigurisë hapën zjarr mbi një grup kolbar-ësh. Personi i vrarë është identifikuar si Kamal AlamHolavi, gjithashtu nga Chaldoran. Forcat e sigurisë të kufirit kishin hapur zjarr pa paralajmërim, duke i marrë në shënjestër direkt kolbar-ët nga afër.
Muajin e shkuar, forcat e sigurisë kanë vrarë apo plagosur 21 hamej të kufijve në Iranin veri-perëndimor.

Regjimi iranian filloi t’i fshihte faktet që në ditët e para të shpërthimit të sëmundjes. Tani, as statistikat më të fundit të regjimit, që kanë thyer rekordet, as nuk i afrohen shkallës së vërtetë të krizës. Bilancet ditore të vdekjeve janë në fakt më të larta se ç’deklarohen sepse numri i infektimeve është më i lartë se ç’pranohet. Dhe kjo është e vërtetë pasi pandemia e ka pushtuar shoqërinë iraniane shumë më herët dhe me shumë më tepër agresivitet se ç’mendojnë shumica e njerëzve.
Teherani i pranoi zyrtarisht rastet e para të Covid-19 në mes të shkurtit, pikërisht rreth kohës së zgjedhjeve parlamentare. Por pak kohë më vonë, MEK-ut i ranë në duar dokumenta nga Organizata Kombëtare e Emergjencave të cilat kishin regjistruar raste të dyshuara për infektim me koronavirus në spitalet iraniane më shumë se një muaj më herët. Tani duket se sëmundja ka qenë duke u shpërndarë pothuajse e padetektuar në Iran përpara fundit të 2019-ës. Duket gjithashtu se rastet e para janë shpërfillur qëllimisht, në mënyrë që t’i shmangeshin impakteve negative mbi festimet e regjimit për 40-vjetorin e themelimit të tij në janar.

15 nëntori shënon njëvjetorin e protestave madhore të Iranit të cilat i shkundën themelet e regjimit. Kryengritja e nëntorit ndodhi pothuajse një vit pas protestave mbarëkombëtare të 2018-ës në Iran. Pavarësisht përhapjes së gjerë të kryengritjeve, regjimi i mullahëve është tmerruar më shumë nga roli udhëheqës i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) gjatë të dy kryengritjeve.
Lideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei e pranoi rolin e MEK në janar 2018, kur kryengritja ishte ende në kulmin e saj. Në atë kohë, ai pati thënë se MEK kishte “planifikuar për muaj të tërë” që ta krijonte lëvizjen, ndonëse komentet e tij kishin për qëllim ta shpjegonin spontanitetin e supozuar të kryengritjes, e jo ta vlerësonin Rezistencën për fuqitë e saj organizative.
Në 1988-ën, regjimi kreu një masakër sistematike ndaj të burgosurve politikë, gjatë së cilës anëtarët dhe mbështetësit e MEK përbënin shumicën e 30,000 viktimave. Që atëherë, Teherani është përpjekur vazhdimisht ta demonizojë MEK-un, duke shpërndarë idenë e gabuar se nuk ekziston asnjë alternativë tjetër e vlefshme përveç regjimit klerikal, në mënyrë që të justifikojë mbajtjen e pushtetit prej tij.
Regjimi iranian e ka përdorur politikën e paqësimit të ushtruar nga qeveritë perëndimore për të vazhduar me fushatën e demonizimit kundër MEK-ut dhe për t’i goditur paralelisht disidentët brenda dhe jashtë Iranit. Me fjalë të tjera, politika e paqësimit ka justifikuar shkeljet e të drejtave njerëzore dhe terrorizmin e regjimit, të cilat shkojnë krah për krah me fushatën keqinformuese të mullahëve.
Kryengritja e janarit 2018 tregoi dëshirën e popullit për ndyrshim regjimi dhe theksoi rolin e MEK në shoqëri. Përgjigjja e menjëhershme e regjimit ndaj kësaj kryengritjeje përfshiu të qëlluarit për vdekje të dhjetëra protestuesve paqësorë nga forcat e sigurisë, si dhe rreth një duzinë shembujsh ku aktivistët e burgosur torturohen për vdekje. Arrestime të tjera të shumta rezultuan në ndjekje penale dhe dënime me vdekje. Masa të tilla shtypëse e kanë ndjekur komunitetin e aktivistëve gjatë gjithë 2018-ës – një periudhë protestsash lokale të shpërndara të cilës udhëheqësja e opozitës, Znj. Maryam Rajavi, i është referuar si “një vit plot kryengritje.”
Infermierët e Iranit nuk marrin pagë të mjaftueshme ndërkohë që u shtohen orët e punës
Ndërkohë që kriza e Covid-19 vazhdon e shfrenuar në mbarë Iranin, infermierët jo vetëm që përballen me probleme shëndeti dhe punë stresuese, por mezi arrijnë edhe të plotësojnë nevojat më bazë të tyre. Dhe qeveria nuk po merr asnjë masë për ta zbutur presionin.
Të martën, një grup infermierësh në provincën Bushehr mbajtën një tubim, për të protestuar ndaj vonesës së rrogave dhe bonueseve të papgauara.
Infermierët protestues thanë se gjatë krizës së Covid-19, bonuest u janë ulur në vend që të rriteshin. Në të njëjtën kohë, shumë infermierë nuk kanë marrë ende asnjë bonus lidhur me Covid-in, gjë që është bërë normë në vendet e tjera.
Vlen të përmendet që infermierët e sektorit privat në këtë provincë kanë gjithashtu rroga të papaguara për muaj të tërë. Disa nuk i ka në marrë rrogat që në fillim të krizës së Covid-19 në fund të shkurtit.


shpalli formimin e një qendre për kontrollimin e çmimeve dhe luftimin e tentativave për zhvatje në Iran.
T’i thuash IRGC-së, një force e cila e ka monopolizuar dhe dominuar ekonominë e Iranit, që ta zgjidhë krizën ekonomike të vendit është si t’i kërkosh një arsonisti t’i shuajë zjarret.
Si shembull, sipas një interviste të gazetës shtetërore Sharq me Brigadier Gjeneralin Abdollah Abdollahi, më 17 dhjetor 2014, Qendra e Ndërtimit Khatam Al-Anbiya e IRGC-së është kontraktuesi më i madh për projektet e qeverisë. Ajo ka 5,000 nën-kontraktues dhe rreth 135,000 punonjës. Ky kartel gëzon mbështetje të plotë nga regjimi dhe ka akses të lehtë në burimet bankare dhe financiare, si dhe në kontratat e qëndrueshme pa oferta konkuruese.
Krahas monopolizimit të ekonomisë së Iranit, IRGC ka plaçkitur pasurinë kombëtare për të financuar veprimtaritë e veta të paligjshme brenda dhe jashtë Iranit.
Ndërkohë që iranianët po përballen me varfërinë dhe me krizën e COVID-19, IRGC shpalos sistemin automatik e inteligjent të lëshimeve të njëpasnjëshme të raketave balistike me rreze të gjatë veprimi.
Komandanti i IRGC-së u krenua për luftimin e tentativave zhvatëse, ndërkohë që ekzistenca e IRGC-së, kur Irani e ka një ushtri zyrtare, është vënë në pikëpyetje. IRGC merr një buxhet zyrtar, së bashku me biliona dollarë asete, ndërkohë që nuk është absolutisht e nevojshme që Irani të ketë një ushtri të dytë.
Si rrjedhim, Rezistenca Iraniane ka bërë thirrje për shpërbërjen e IRGC-së dhe ndarjen e të gjitha burimeve që i shkojnë asaj tek populli Iranian, sidomos tani në kohën e shpërthimit të koronavirusit.