
Në mesin e përkeqësimit të krizës së koronavirusit në Iran dhe teksa njerëzit po përballen me varfërinë, Garda Revolucionare (IRGC) e regjimit ka shpalosur një sistem të ri raketash balistike.
Shtetërorja Mashreq neës të mërkurën raportoi: “Në praninë e Brigadier Gjeneralit Hossein Salami, Kryekomandantit të IRGC, sot u shpalos sistemi automatik dhe inteligjent aerohapësinor i IRGC-së për lëshimet e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi.”
Zbulimi i raketave të reja, veçanërisht në mesin e krizës së koronavirusit dhe në vigjilje të përvjetorit të kryengritjes së nëntorit 2019, hedh dritë mbi dy fakte:
Së pari, pavarësisht përpjekjeve të regjimit për t’ua vënë fajin sanksioneve ndërkombëtare për faktin që nuk ka mundur ta vërë nën kontroll koronavirusin dhe krizën e ekonomisë, prodhimi i raketave të reja balistike tregon se regjimi i ka aftësitë dhe burimet për t’i ndihmuar njerëzit por refuzon ta bëjë këtë.
Në Iran, infermierët dhe profesionistët e shëndetit të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, ndryshe nga vendet e tjera, trajtohen me ashpërsi. Vetë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit e kanë pranuar se shumë infermierë nuk i kanë marrë rrogat për disa muaj. Rrogat e infermierëve në Iran janë më pak se $150 në muaj.
IRGC e shpalosi raketën e re të mërkurën, ndërkohë që sipas Said Namaki, Ministrit të Shëndetësisë të regjimit, ministria e tij ka marrë vetëm 27 përqind të shumës prej 1 bilion dollarë që janë caktuar supozimisht për luftimin e Covid-19.
Së dyti, kjo shfaqje e re force tregon gjithashtu frikën që regjimi ka nga shoqëria e trazuar, në mesin e izolimit ndërkombëtar gjithnjë në rritje.
Të martën, Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, foli për sigurinë e regjimit dhe për nevojën për ta ruajtur atë. E megjithatë, si autoriteti më i lartë i vendit, ai refuzoi ta përmendte pandeminë e COVID-19.
“Për të garantuar sigurinë e jashtme dhe që të mos i lakmojmë armiqtë, mjetet e mbrojtjes si raketat, dronet, dhe avionët luftarakë duhet të bëhen më të fuqishme. Për të garantuar sigurinë e brendshme, organizatat përkatëse [si IRGC] duhet të jenë vigjilente për sa i përket infiltrimit,” tha Khamenei të martën.
Me infiltrim të armikut, Khamenei nënkuptonte ndikimin në rritje të Rezistencës Iraniane tek populli. Më vonë gjatë fjalimit të tij, Khamenei u ankua për faktin që Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka luajtur një rol udhëheqës në betejën për liri.
Ndërkohë, ta lejosh shtetin numër një për sponsorizimin e terrorizmit të prodhojë raketa balistike vë në rrezik gjithashtu paqen dhe sigurinë në rajon. Kështu që, komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprim të rreptë kundër aventurizmit dhe veprimtarive malinje të regjimit si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij.



Një zyrtar iranian i shëndetësisë tha sot se një e treta e punonjësve të kujdesit shëndetësor të vendit ishin infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Të drejtat themelore të grave të burgosura politike në Iran janë shkelur
Shtetet e Bashkuara kanë gjetur 27 emra faqesh që Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) i përdorën në mënyrë të paligjshme për të ndikuar globalisht në mënyrë të fshehtë.
Forcat anti-rebelim të regjimit iranian (foto fajli)
Nga Iraku vijnë raporte për protesta të vazhdueshme më 1 dhe 2 nëntor kundër pranisë vdekjeprurëse të regjimit iranian dhe korrupsionit sistematik të qeverisë. Kryengritja e popullit iraken konsiderohet një goditje për të ashtu-quajturën “thellësi strategjike” të regjimit iranian.
Lideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei ka paralajmëruar sërish të martën për “kërcënime sigurie” të mundshme për sa i përket regjimit të tij. Ai u ankua gjithashtu për rolin e opozitës në shoqëri.
Zahra Safaei dhe Golrokh Iraee u sulmuan në Qarchak, u kërcënuan me vdekje Të burgosurat politike Zahra Safaei dhe Golrokh Iraee u kërcënuan edhe një herë me vdekje nga një i burgosur i zakonshëm. Gruaja, e punësuar dhe e provokuar nga roja i burgut Qarchak, i sulmoi dhe kërcënoi t’i vriste.Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje, 2 nëntor 2020. Të burgosurit janë shumë të kufizuar në lëvizjet e tyre brenda pavijoneve të burgut Qarchak. Hyrja e gruas sulmuese në repartin ku po mbahen një numër të burgosurish politikë tregon një plan të paramenduar.Të burgosurit e tjerë në dhomë ndërhynë për të ndarë gruan e punësuar nga të burgosurat politike të rezistencës, Zahra Safaei dhe Golrokh Iraee.Zonja Safaei pësoi një atak në zemër më 27 tetor 2020, pasi u ngacmua dhe u frikësua nga autoritetet e burgut. Nëndrejtoresha e Qarchak, një grua me emrin Mirzaii dhe shefi i punishtes së burgut, Asgari, mblodhën firma nga 13 të burgosur të zakonshëm në një letër kundër të burgosurave politikë, veçanërisht znj.Safaei.Bazuar në këtë letër, roja i Qarchak, Mehdi Mohammadi, parandaloi Zahra Safaei dhe të burgosurit e tjerë politikë të së njëjtës qeli që të shkonin në punishte Ai u mbylli derën.

Raportet e fundit tregojnë kushte të tmerrshme shëndetësore dhe higjienike në burgun Mahabad. Coronavirus ka pllakosur burgun dhe të burgosurit janë në rrezik të lartë të infektimit.Një numër i stafit dhe të punësuarve në burg tashmë kanë kontraktuar COVID-19.