Thursday, March 28, 2024

Iran: Ekzekutim Kriminal i Shtatë të Burgosurve Brenda Dy Ditësh në Urmia, Ardebil, dhe Karaj

International community should secure th relase of the MEK supporters and families arrested by the regime to prevent a bloodshed.Thirrje për veprim të menjëhershëm për t’i dhënë fund ekzekutimeve, dhe për dorëzimin e dosjes së abuzimeve të Iranit me të drejtat njerëzore tek Këshilli i Sigurimit i OKB.

Mëngjesin e së enjtes, 29 tetor, regjimi çnjerëzor në Iran ekzekutoi katër të burgosur në burgun e Urmia (në Iranin veri-perëndimor). Këta të burgosur ishin transferuar të djeshmen në burgim të izoluar në përgatitje për ekzekutimin. Njëri nga të burgosurit kishte tentuar të kryente vetëvrasje një ditë më parë duke prerë damarët dhe ishte në gjendje fizike kritike gjatë ekzekutimit. Ekzekutimi i tij ishte një shkelje e të gjitha ligjeve dhe standardeve ekzistuese ndërkombëtare.

Për më tepër, të mërkurën më 28 tetor, një të burgosur e varën në burgun qendror të qytetit Ardebil dhe një tjetër në burgun qendror të Aligoudarz (në Iranin jug-perëndimor). Po atë ditë, 41-vjeçari Ehsan Nemati u ekzekutua në burgun qendror të qytetit Karaj. Regjimi e kishte dërguar Nemati-n tek trekëmbëshi të paktën dy herë përpara ekzekutimit të vërtetë, për ta rikthyer përsëri në qeli më pas. Kjo është një metodë e përçmueshme e torturimit psikologjik të të burgosurve dhe zbatohet në mënyrë të shpeshtë në burgjet e regjimit.